10 gjëra që nuk i ke ditur kurrë për mbretin Charles

Është i afërm i Drakulës, ka një makinë që punon me verë dhe ha vetëm perime të ziera: 10 gjëra që nuk dije për mbretin Charles

Mbreti Charles III do të celebrojë kurorëzimin e tij të shtunën më 6 maj, pas largimit nga jeta të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II – e cila mbretëroi për 70 vjet – shtatorin e kaluar në moshën 96-vjeçare. Teksa Britania përgatitet të nisë epokën karliane, monarku i ri është zotuar të vazhdojë me frymën e nënës së tij të ndjerë. Duke qenë se e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës si trashëgimtar i fronit, për të tashmë dihen shumë gjëra, por ka ende disa të tjera që ka shumë mundësi të mos i keni ditur kurrë për mbretin britanik 73-vjeçar.

1. Ka krijuar një organizatë bamirësie

Si fëmija i parë mbretëror i lindur në Pallatin Buckingham, Charles ishte vetëm tre vjeç kur i vdiq gjyshi, Mbreti George VI, dhe nëna e tij e ndjerë, Mbretëresha Elizabeth II, u ngjit në fron. U emërua Princ i Uellsit më 1958 në moshën 9-vjeçare nga Mbretëresha. Në cilësinë e trashëgimtari më jetëgjatë, Charles ka themeluar The Prince’s Trust, një organizatë bamirëse që ndihmon në transformimin e jetës së të rinjve nga 11 deri në 30 vjeç duke ndërtuar komunitete të qëndrueshme në mbarë botën e duke i ndihmuar të gjejnë punë duke ofruar arsim dhe trajnim.

2. Emri që i kanë vënë shërbimet sekrete është Unicorn

Përgjatë vizitave zyrtare në Shtetet e Bashkuara, shumë liderëve të huaj u vendosen pseudonime nga shërbimet sekrete. Charles i është dhënë emri Unicorn i cili për ironi i përshtatet paraardhësve të tij skocezë, pasi krijesa mitologjike është kafsha kombëtare e Skocisë dhe është pjesë e stemës së saj prej më shumë se 600 vjetësh.

3. I ka dhuruar Ozzy Osbourne një shishe whisky

Më 2004, Ozzy Osbourne u përfshi në një aksident me kuad. Carlo i dërgoi Ozzy-t një shishe uiski me urimin për shërim. Gruaja e rokerit tha se dhurata mbretërore u vlerësua shumë, por Ozzy nuk do të prekë asnjë pikë sepse ai është një ish-alkoolist që po shërohet. Ka thënë: “Kemi folur me Princin Charles. I ka dërguar burrit tim një shishe skotch, të cilën padyshim nuk do ta pijë”.

4. Ka shkruar një libër për fëmijë

Ai është i pari mbretëror që ka marrë një diplomë universitare pas mbarimit të Kembrixhit më 1967, ku studioi histori, arkeologji dhe antropologji. Charls bëhet një romancier dhe më 1980 ka botuar një libër për fëmijë të titulluar “The Old Man of Lochnagar-Plaku i Lochnagar”.

5. Është një i afërm i largët i të famshmit Kontit Drakula

Mbreti Charles III është një i afërm i largët i Vlad Perandorit – më mirë i njohur si Vlad Drakula i Rumanisë – fisnikut të shekullit të 15-të i cili u bë frymëzim për romanin horror gotik të Bram Stoker më 1897 “Drakula”. Libri gjeneroi një nga përbindëshat kinematografikë më ikonikë të Hollivudit, më i famshmi i sjellë në jetë nga Bela Lugosi në filmin e Universal të 1931.

6. Është shumë ambientalist

“Mbreti i Gjelbër” është një ambientalist i përkushtuar që bën fushatë për ruajtjen, agrokulturën biologjike dhe aksionin kundër ndryshimeve klimatike. Mbreti Charles III një herë ka pranuar se flet shpesh me bimët e madje i shkund degët e tyre teksa iu uron gjithë të mira. Ka thënë: “Flas lumturisht me bimët dhe pemët dhe i dëgjoj ato. Mendoj se është absolutisht e rëndësishme”. Charles – i cili ka pesë nipër e mbesa – mbjell pemë me Princin George, i dyti në radhën e fronit, për ta bërë të apasionohet pas kopshtarisë. Ka thënë: “Asnjëherë nuk i dihet se çfarë i intereson njerëzve. Gjëja më e rëndësishme është se i bëra të mbjellin një pemë ose dy këtu, e mbollëm bashku dhe punuar tokën. Kjo është mënyra, mendoj, kur je shumë i vogla, dhe pastaj sa herë që vjen thua: “E sheh sa është rritur pema?” Dhe shpreson që të interesohen”.

7. Një specie bretkose ka emrin e tij

Më 2012, u zbulua një specie e re e bretkosës ekuadoriane të cilës iu dha emri i tij. Hyloscirtus princecharlesi është quajtur “Bretkosa e lumit Princi Charles”, një nder që i është dhënë nga një organizatë si mirënjohje ndaj përpjekjeve të tij për të ndihmuar në ruajtjen e pyjeve të shiut në botë. Një deklaratë që e kanë shpjeguar: “Natyra është në rrezik dhe duhet mbrojtur, habitati i saj në pyjet e shiut është nën kërcënim për shkak të impaktit të agrokulturës. Është krejt e pazakontë të emërtosh një specie të re me emrin e dikujt, por kjo është parë si diçka e veçantë për nder të Princit”.

8. Makina e tij punon me verë dhe djathë

Carlo ka treguar përpara samitit të Cop26 se Aston Martini i tij i dashuri funksiononte me “verë të bardhë angleze dhe hirrë nga përpunimi i djathit”. Greg Archer, drejtor britanik i T&E, një grup evropian i fushatës për transport të pastër, ka shpjeguar: “Zgjidhja e çuditshme e Princit Charles për të dekarbonizuar Aston Martinin e tij duke përdorur një përzierje bioetanoli të përbërë nga mbeturinat e djathit dhe verës nuk duhet të ngatërrohet me një zgjidhje serioze për të dekarbonizuar automjetet”.

9. Bën pjesë në një shoqërie sekrete magjistarësh

Më 1975, Carlo iu bashkua një grupi sekret apasionantësh të magjisë të njohur si The Magic Circle – Rrethi Magjik. Anëtarësimi në grup zakonisht kalon përmes anëtarëve të familjes. Charles u ftua në shoqëri nga xhaxhai i tij Earl Mountbatten, anëtar prej më shumë se dy dekadash i këtij grupimi. Me rastin e ditëlindjes së 70-të Charlesi u nderua me një spektakël magjik në London Palladium, me “magjistarët më të mirë të Britanisë së Madhe”, mes të cilëve edhe Dynamo.

10. Është tekanjoz në tavolinë

Mbreti Charles ha ushqime shumë të veçanta dhe i pëlqen që ushqimi i tij të gatuhet po ashtu në një mënyrë shumë të veçantë. Monarku është aq i shqetësuar për vezët e tij sa këmbëngul që ato të zihen saktësisht për shtatë minuta. Kërkon edhe që çajin e tij ta pijë çdo ditë nga ora 16-17: i serviret çaj, kifle dhe shtatë vezë të ziera. Jo vetëm kaq, Charles u kërkon kuzhinierëve të tij të shtojnë një vezë të pathyer në çdo vakt dhe t’ia ziejnë në avull në ujë mineral perimet e tij.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.