GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

10 rrugët më të ngjyrosura në botë

Ka lagje të shpërndara nëpër botë që shkëlqejnë me të gjithë bukurinë e tyre nën dritën e diellit dhe janë të jashtëzakonshme.

Elementi kryesor që i karakterizon këto rrugë janë ngjyrat e shumta apo tonalitetet në pastel me të cilat janë lyer fasadat e ndërtesave dhe banesave. Kemi zgjedhur për ju 10 rrugët më të gjalla në botë që do t’ju bëjnë të ëndërrojnë.

San Juan, Porto Riko

San Juan është një trazirë ngjyrash. Rrugët e ngushta të qytetit të vjetër karakterizohen nga ndërtesa koloniale spanjolle të pikturuara me ngjyra të ndritshme.

Bo-Kaap, Cape Town

Lagja historike Bo-Kaap, Cape Town, është e veçantë për shtëpitë e saj me ngjyra të ndezura, të konsideruara si një shprehje lirie nga pasardhësit e skllevërve malajzianë dhe indonezianë që popullojnë ato rrugë.

La Boca, Argjentinë

Lagja La Boca nuk ka nevojë për prezantim, rrugët e saj të gjalla dhe shumëngjyrëshe janë të famshme në të gjithë botën. Është gjithashtu edhe vendi më karakteristik në kryeqytetin argjentinas ku mund të hani, pini dhe vëzhgoni artin vendas.

Colmar, Francë

E njohur si Venecia e vogël, qyteti i lezetshëm i Colmar shquhet në botë për elegancën dhe bukurinë e tij. Qendra historike karakterizohet nga ndërtesa gjysmë me dru pastel.

Chefchaouen, Marok

Përkufizohet si perla blu e Marokut dhe mjafton të shikoni foton e saj për të kuptuar se përse. Rrugët dredha-dredha dhe ndërtesat e vogla shekullore të grumbulluara së bashku e bëjnë unik qytetin e një mijë hijeve blu.

Las Palmitas, Meksikë

Bukuria dhe hijeshia e Las Palmitas sot i detyrohet punës së jashtëzakonshme të bërë nga një kolektiv artistësh gjermanë që krijuan nëpër ndërtesa një murale gjigante me ngjyrat e ylberit.

Kampung Pelangi, Indonezi

Për një kohë të gjatë një lagje e rrënuar, fati i së cilës dukej se ishte vulosur; papritur Kampung Pelangi u shndërrua një pikë tërheqëse turistike falë ngjyrave të ylberit me të cilan janë pikturuar ndërtesat e zonës Semarang.

Oak Bluffs, Massachusetts

Shtëpi të këndshme me ngjyra karakterizojnë rrugët e Oak Bluffs, një qytet në ishullin e Martha’s Vineyard, i cili me kalimin e kohës është bërë një parajsë e vogël ku mund të arratisesh gjatë pushimeve të verës.

Nyhavn, Kopenhagë

Ndërtesa shumëngjyrësh plot me restorante, bare dhe dyqane: jemi në zonën e portit antik të Kopenhagës. Këtu, kur dielli shkëlqen në qiell, gjithçka shfaqet me ngjyra dhe e mrekullueshme.

Manarola, Itali

Jemi në Cinque Terre. Në gjithë shkëlqimin e tij dhe e pasur me ngjyra, qyteti i Manarola shtrihet drejtpërdrejt Detin Ligur dhe duket se ka dalë nga një përrallë.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More