11 gjëra që mund të parandjejnë qentë

Qeni është sigurisht miku më i mirë i njeriut. Ka shumë virtyte siç janë ndershmëria, besnikëria, shoqëria, ngrohtësia që e lidh me të zotin e tij pa kushte dhe me vetmohim. Po ashtu është edhe kafsha shtëpiake më e dashur.
Por qeni ka edhe shumë cilësi dhe karakteristika të tjera, siç është aftësia për të parashikuar gjëra! Në fakt, siç gjithmonë e kemi ditur, shqisat e tij janë shumë më të mprehta se ato të njerëzve dhe i mundësojnë të “parandalojnë” ngjarje të caktuara para se ato të ndodhin.
Sot do ju tregojmë 11 gjëra që qentë mund të parashikojnë falë shqisave të tyre… qenore!
1 – Ndryshimet klimaterike
Bubullimi frikëson shpesh edhe një qenie njerëzore. Por të imagjinojmë se çfarë mund të shkaktojë ajo tek një qen që ka një dëgjim shumë më të mirë se i yni. Kjo është edhe arsyeja pse qentë nervozohen gjatë stuhive, zhurma i turbullon plotësisht ata. Gjithashtu, kur një bubullimë është gati në të shpërthyer, ai krijon një jonizim i ajrit që lëshon një erë metalike të cilën qeni është në gjendje të ndjejë. E në këtë mënyrë ia bashkangjit menjëherë jëtë aromë shpërthimit të bubullimës.
Por gjithashtu qentë mund të parandjejnë edhe një stuhi që po vjen. Disa studimet kanë zbuluar se ata mund të ndjejnë vibracionet e prodhuara nga rrufeja në qiell.
2 – Tërmetet
Qentë mund të parashikojnë termetet dhe përgjithësisht të gjitha katastrofat naryrale, si kafshët e tjera. Pak përpara se të ndodhë një ngjarje e tillë, qeni nervozohet dhe përpiqet të largohet nga dhoma në të cilën ndjehet si i burgosur. Mund të largohen nga vendet në të cilët jetojnë dhe të përpiqen të fshihen diku tjetër.
3 – Qentë mund të parashikojnë shtatzëninë…
Kur një grua është shtatzënë, trupi i saj jo vetëm që transformohet nga jashtë, por edhe nga brenda, duke filluar me lëshimin e hormoneve. Qeni mund pa ndjejë këtë ndryshim hormonal dhe bëhet gjithnjë e më mbrojtës ndaj pronares së tij.
4 – Ardhjen e një foshnje në familje
Kur vjen koha e lindjes, trupi i njeriut lëshon aroma dhe jep sinjale që mund të kalojnë pa u vënë re prej nesh. Por këto janë shenja të qarta për mikun tonë leshator se një anëtar i ri i familjes po vjen së shpejti. Ndonjëherë mund edhe të ndodhë që, disa ditë para lindjes, qentë refuzojnë kategorikisht të shkëputen nga nëna e ardhshme, duke pasur në mendje vetëm një ide në ato momente: ta mbrojnë atë.
5 – Sëmundjet
Me një nuhatje 10,000 deri 100,000 herë më të fuqishme se e jona, qentë janë në gjendje të zbulojnë sëmundje të rrezikshme. Dhe ata mund të specializohen gjithnjë e më shumë në njohjen e sëmundjeve përmes stërvitjeve të ndryshme nuhatëse. Ata janë në gjendje edhe për të zbuluar kimikate të ndryshme që sekretohen në trupin tonë kur jemi të sëmurë.
Falë nuhatjes së tij super të fuqishme, qeni është në gjendje të zbulojë ndryshimet që ndodhin në trup kur njerëzit vuajnë nga sëmundje të ndryshme, si diabeti. Nga migrena tek infeksioni i traktit urinar, humbja e glukozës në gjak, konvulsionet epileptike dhe zbulimi i kancerit. Shumë njerëz kanë treguar se janë diagnostikuar me kancer në një pjesë të trupit prej qenit të tyre që i nuhaste vazhdimishty dhe me insistim.
6 – Qentë mund të parashikojnë epilepsinë…
Disa raca qensh stërviten që të zbulojnë pra dhe të paralajmërojnë pronarin e tyre para një sulmi epilepsik në mënyrë që ta parandalojnë duke marrë ilaçet e tyre ose të kërkojnë ndihmë nga dikush.
7 – Emocionet njerëzore
Ndoshta keni vërejtur se shumicën e kohës qeni e harxhon kohë duke parë nga i zoti. Dhe pikërisht falë kësaj përgatitjeje mund të zbulojë ndryshimet e humorit dhe ndryshimet emocionale tek njeriu. Prandaj, është e lehtë për të të zbulojë kur jeni i trishtuar, i zemëruar apo i shqetësuar. Ka mundësi që ai do të përpiqet t’ju qetësojë duke ardhur për t’ju përqafuar, të qëndrojë pranë jush dhe / ose të kërkojë kontakt me ju.
8 – Qentë mund të parashikojnë frikën…
Nuk është një mit: edhe qentë kanë frikë. Po, por në të vërtetë, gjithçka fillon në trupin tuaj. Kur ndiejmë frikë, nga trupi ynë përhapet adrenalinë, një hormon që mund të identifikohet lehtësisht nga qeni.
9 – Parashikojnë synimet tuaja
A mund të parashikojnë qentë qëllimet tuaja përpara madje se vetë ti të ndërmarrësh një hap të tillë? Qeni është në gjendje të perceptojë çdo sinjal të emetuar nga trupi dhe fytyra juaj. Dhe kjo është arsyeja se pse ata mund të parashikojnë lëvizjet tuaja. Përveç kësaj, miqtë tanë qen janë kafshët më falënderuese që ekzistojnë. Pra, nëse jeni bujar dhe bën diçka të mirë për të në çdo moment të jetës së tij, ai nuk do ta harrojë. Në të njejtën mënyrë, qeni është në gjendje të kuptojë edhe nëse mund t’i bësh keq.
10 – Ndiejnë ardhjen tuaj
Qentë janë në gjendje të nuhasin shumë kilometra larg shtëpisë, shumë përpara se të vish në shtëpi. E dinë që je rrugës dhe ndjenja e përkatësisë mund t’ju nuhasë nga larg. Kjo është arsyeja pse sa herë që ktheheni, ai gjendet në derë, entuziast për kthimin tënd!
11- Qentë mund të parandjejnë vdekjen…
Së fundi, qentë mund të parandjejnë edhe më shumë. Pak para vdekjes, në trup ndodhin ndryshime kimike dhe biologjike që mund të vërehen në mënyrë të përsosur nga miku juaj. Prandaj nuk është çudi që një qen është i trishtuar dhe nuk pranon ta lërë një person në prag të vdekjes.