18 vjet IPod, si e revolucionarizoi Steve Jobs muzikën

Tani, me streaming, miliona këngë në xhepin tuaj
IPod, lexuesi i file Mp3 që ka revolucionarizuar përvojën muzikore “në këmbë”, është 18 vjeç. Ishte 23 tetor 2001 kur ja behu pajisja në gjendje të fuste “mijëra këngë në xhep” të përdoruesit, siç shkruhej në parullën me të cilën Apple prezantoi produktin në publik. Tani këngët në xhep falë smartphonëve dhe shërbimeve të streaming-ut janë miliona.
Tetë muaj para iPod, kompania asokohe e udhëhequr më pas nga Steve Jobs kishte lançuar iTunes, programin kompjuterik për të organizuar dhe luajtur skedarë muzikorë, i cili që nga 2003 ka filluar edhe të shesë këngë. Dy operacione të pandashme që kanë shënuar kalimin nga muzika analoge në atë dixhitale, që e kanë rikthyer këtë të fundit në ligjshmëri, duke i dhënë një alternative “të pastër” doënloadëve të muzikës pirate.
Ndërsa kapaciteti i iPod është rritur me kalimin e kohës: nga 5 GB fillestar, ai ka arritur në 256 GB të versionit më të fuqishëm të iPod Touch në treg tani.
Sidoqoftë, gjatë 18 viteve të fundit përdorimi i muzikës ka ndryshuar sërish: iPod, playerët e tjerë Mp3, i ka hapur rrugën dëgjimit të muzikës nëpër smartphone, ku këngët mund të ruhen e ku mbi të gjitha mund të arrihen edhe shërbimet e muzikës në streaming.
Në vend që të blini këngë individuale, Apple Music – ashtu si Spotify, Amazon Music dhe të tjera shërbime – bën të mundur të përzgjidhni nga një katalog me 50 milionë këngë në çdo kohë, në këmbim të pagimit të një abonimi mujor.
Materiali është përgatitur nga stafi i GT