GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

20 superyjet e refuzuar për një rol të rëndësishëm

Nga Julie Andrews, interpretuesja e parë në teatër e «My Fair Lady», por e refuzuar në favor të Audrey Hepburn në film, te Uma Thurman e cila nuk bindi në audicionin e Vivianit në «Pretty Woman», deri tek Selma Bler, Joey Potter e munguar në “Dawson’s Creek”… Të gjithë aktorët që (nuk) i kemi parë në filmat kult

Do të mund ta imagjinoni Tom Cruise të blinduar në armaturën e Iron Manit në vend të Robert Downey Jr.? Apo Gwyneth Paltrow duke u përqafuar me Leo DiCaprion në bashin e Titanikut? Po sikur t’ju thoshim që Robert De Niro ishte një hap larg nga mbajtja e sëpatës së Jack Torrance në kryeveprën e Kubrick Shining? A do ta kishim dashur njësoj Pretty Woman me Uma Thurman në vend të Julia Roberts?

Janë shumë starët e të Hollivudit të refuzuar për në një rol ikonik: nga Sylvester Stallone i cili nuk bindi me kostumin e Clark Kent tek Superman deri tek Tiffani Thiessen, Racheli i Friends e munguar. Një rast befasues ishte ai i Julie Andrews që, para se të fluturonte si Mary Poppins, ishte star i Broadway në muzikalin My Fair Lady por në film u preferua Audrey Hepburn pavarësisht se nuk ishte në nivel për të kënduar.

Jeni kuriozë të dini më shumë? Vazhdoni më poshtë në galerinë tonë me 20 aktorët që kanë munguar në një rol të rëndësishëm:

1. Al Pacino, Han Solo (Star Wars)

“Michael Corleone” nuk arriti të hipë në Millennuim Falcon në origjinalin e Star Wars të vitit 1977. Ai i tha “Jo” Xhorxh Lukasit sepse nuk e kuptoi skenarin. Roli i shkoi Harrison Fordit.

2. Julie Andrews, Eliza Doolittle (My Fair Lady)

Ylli i të njejtës vepër muzikale në Broadway u preferua ndaj Audrey Hepburn, pavarësisht se nuk ishte në lartësinë e të kënduarit. Në fakt, në dopiazhet e shumta të vitit 1964 Hepburn u dopjua në të gjitha pjesët e kënduara. Audrey nuk fitoi Oskarin ndryshe nga Mary Poppins.

3. Robert De Niro, Jack Torrance (Shining)

Aktori ishte një hap larg nga mbajtja e sëpatës në kryeveprën e Kubrick që, megjithatë, preferoi Jack Nicholson sepse ai nuk konsiderohej si “i çmendur sa duhet”.

4. Jack Nicholson, Michael Corleone (Padrino)

Singëlli më i famshëm i Hollivudit e refuzoi rolin e paharrueshëm të bosit mafioz në favor të Al Pacino, sepse isha i bindur që “italianët duhet të bënin italianët”.

5. Gwyneth Paltrow, Rose (Titanic)

A mund ta imagjinonit të puthitur me Leo DiCaprio në harkun e Titanikut, në vend të Kate Winslet? Para se të hakmerrej me fitimin e Oskarit në Shakespeare in Love, e ëmbla Gwyneth u refuzua për rolin e saj si heroinë romantike në filmin e James Cameron.

6. John Travolta, Forrest (Forrest Gump)

Toni Manero e refuzoi rolin që i dha Oskarin Tom Hanksit, duke pranuar vetëm kohë më pas se “heqja dorë nga Forrest Gump ishte një gabim i madh”.

7. Tiffani Thiessen, Rachel Green (Friends)

Ish Valerie Malone e Beverly Hills 90210 u refuzua në favor të gjysmë të njohurës, Jennifer Aniston, për një nga rolet më ikonike në historinë e TV.

8. Tom Cruise, Tony Stark (Iron Man)

Mund ta imagjinoni Tom Cruise të blinduar në armaturën e Iron Man, teksa shfryen zemërimin nëpër qiejt e MCU në vend të Robert Downey Jr.? Epo, Top Guni iu afrua rolit të Tony Starkut por nuk e mori atë.

9. Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, Jack Twist dhe Ennis Del Mar (Brokeback Mountain)

Nëse do të ishte Gus Van Sant ai që të drejtonte Kaubojsët gay të Ang Lee, do të kishim gjetur Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt në vend të Jake Gyllenhaal dhe Heath Ledger. Do të na duhet të presim edhe 14 vjet të tjera para se t’i shihnim së bashku në të njëjtin film, me regji të Quentin Tarantino.

10. Jennifer Lawrence, Bella Swan (Twilight)

Para se të hidhte shigjetën e Katniss Everdeen në sagën fatsjellësë të Hunger Games, Lawrence dështoi në audicionin për një sagë teen, po aq me fat. U mund nga Kristen Stewart.

11. Olivia Wilde, Naomi (The Wolf of Wall Street)

Ylli i Tron: Legacy u refuzua për rolin e seksi bombës në favor të Margot Robbie që joshi DiCaprion dhe publikun.

12. Sylvester Stallone, Clark Kent (Superman)

Me pantallonat e shkurtra me yje të varura në gozhdë, Rocky u konsiderua për rolin e Clark Kent në trilogjinë kult që nisi lancimin e Christopher Reevenin në Olimpin e Hollivudit.

13. Selma Blair, Joey Potter (Dawson’s Creek)

Nëse krijuesi i serisë Kevin Williamson nuk do të kishte parë VHS me audicionin e Katie Holmes (i xhiruar në podrumin e shtëpisë), me siguri do të kishte vendosur që pjesën t’ja kishte dhënë aktores Cruel Intentions.

14. Katie Holmes, Buffy Summers (Buffy the Vampire Slayer)

Ish Joey Potter u bë mikeshë për kokë me Dawson, pasi e kishte lënë rolin e vrasëses në favor të Sarah Michelle Gellar.

15. Sarah Jessica Parker, Baby (Dirty Dancing)

Vite para se të bëhej një ikonë e modës, Carrie Bradshaw u prezantua në audicion për rolin e Franes “Baby” Houseman, por nuk bindi. Për pjesën u zgjodh Jennifer Grey.

16. Joaquin Phoenix, Stephen Strange (Doctor Strange)

Para se të merrte hakun e tij me Jokerin, aktori u përpoq të vishte pelerinë magjike që iu rrëmbye nga Benedict Cumberbatch.

17. Uma Thurman, Vivian (Pretty Woman)

A do ta kishim dashur njësoj (Pretty Woman) me Uma në vend të Roberts? Të dyja star në ngjitje, ata luftuan për pjesën më romantike të të gjitha kohërave, por ishte Pretty Julia ajo që fitoi.

18. Miles Teller, Sebastian (La La Land)

Star i War Dogs preferoi Todd Phillips te Damien Chazelle që e lancoi në Whiplash. Kështu që roli i shkoi Ryan Gosling.

19. Ben Whishaw, Freddie Mercury (Bohemian Rapsody)

Aktori anglez ishte gati në të rrëmbyer të rolit të frontmanit të Queen, përpara se Rami Malek t’i hiqte mikrofonin.

20. Reese Witherspoon, Giulietta (Romeo + Giulietta)

Baz Luhrmann e konceptoi filmin duke menduar për DiCaprio si Romeo dhe Reese Witherspoon si Giulietta por aktorja nuk e pranoi në favor të Claire Danes.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

Ju gjithashtu mund të pëlqeni