2022, fundi i Internet Explorer

Shfletuesi i Microsoft-it, një pjesë e rëndësishme i historisë së Internetit, nuk do të marrë më azhurnime dhe do të dalë në pension

Pas pak më shumë se një viti, Internet Explorer, një nga programet më të famshëm dhe historikë për të lundruar online (browser), nuk do të marrë më azhurnime dhe do të braktiset nga Microsofti, kompania që e zhvilloi atë mbi 25 vjet më parë për sistemin e saj operativ Windows. Prej disa vitesh Microsoft ka inkurajuar kalimin në shfletues të tjerë përfshirë Edge-in e vet, bazuar në të njëjtin sistem me të cilin Google zhvillon Chrome, programin më të përdorur për shfletimin e internetit në botë.

Për shkak të papajtueshmërive të shumta me faqet e internetit më moderne, Internet Explorer ishte bërë gjithnjë e më pak i rëndësishëm dhe i përdorur nga përdoruesit. Vlerësohet se sot përdoret nga më pak se 1 përqind e atyre që lundrojnë në internet, megjithëse programi përdoret akoma në disa kompani të mbetur me versione të vjetra të Windows-it për shkak të problemeve të pajtueshmërisë me softuerin e tyre.

Për ata që gjenden në këto kushte, Microsoft ka rekomanduar prej kohësh që të përdorin “modalitetin Internet Explorer” të disponueshëm në Edge, i cili simulon disa karakteristika të shfletuesit të destinuara të dalin në pension pas rreth një viti. Modaliteti do të mirëmbahet të paktën deri në vitin 2029, duke u dhënë kohë kompanive të azhurnojnë sistemet e tyre.

Skadenca e Internet Explorer është përcaktuar për më15 qershor 2022 për versionet kryesore të Windows 10. Nuk është ende e qartë nëse browser-i do të mbetet i disponueshëm në PC mbi të cilat ishte instaluar tashmë apo do të hiqet përmes azhurnimeve të mëvonshme. Në rast se do të qëndrojë i disponueshëm, nuk do të marrë azhurnime të reja, as edhe për shtimin e veçorive apo për sigurinë.

Për të shtyrë përdoruesit për të kaluar në Edge, vitin e kaluar Microsoft vendosi kufizime në përdorimin e Internet Explorer për të hyrë në shërbimin e tij të Teams dhe tani planifikon të bëjë diçka të ngjashme për versionin në internet të Office. Për më tepër, duke filluar nga 17 gushti i këtij viti, Internet Explorer nuk do të tregohet më si i pajtueshëm për përdorimin e shërbimeve të ndryshme të Microsoft-it si OneDrive për të ruajtur skedarët në internet dhe Outlook për postën elektronike.

Edge është i disponueshëm në Windows që nga viti 2015 dhe në atë kohë u pa si një shenjë e parë e zgjedhjes së Microsoft për të shkuar përtej Internet Explorer, i përcaktuar vitet e fundit nga po vetë kompani më shumë si një “zgjidhje e përputhshmërisë” sesa një shfletues i vërtetë për përdorim të përditshëm. Sidoqoftë, Edge ka hasur vështirësi për të gjetur hapësirë ​​në një treg pakashumë të mbushur dhe të dominuar nga Google me Chrome-n e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.