3 – Sytë e Madhërisë së Saj
Bota e spiunëve-4/
SHEKSPIRI I ARABISË
I njëjtë në emër me dramaturgun dhe poetin e famshëm anglez, William Skakespear lindi në Indi më 1878.
Pas një karriere të shkëlqyeshme në Lanceri, të Bengal, ai u shqua mbi të gjitha si shfarosës i minjve: në Bombei mundi t’i jepte fund një epidemie prej gjysmë milioni viktimash duke ndërmarrë një luftë të paepur kundër minjve të qytetit.
Dhe ishte pikërisht prej kësaj ndërmarrjeje por dhe për njohuritë e tij të shkëlqyera në gjuhëve punjabi, farsi, pashtun dhe arabisht, që i ra në sy mëkëmbësit të mbretërisë: kështu, në moshën 26 vjeçare, Skakespear u bë një zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe nënkonsulli më i ri i Indive Britanike, me bazë në Iran.
Së pari bëri një udhëtim të gjatë, me makinë, nga Gjiri Persik në Londër, duke fotografuar dhe hedhur në hartë zona të panjohura të kohës së tij, si një agjent sekret i zoti.
Skakespear udhëtoi edhe nëpër Gadishullin Arabik dhe u bë mik i Ibn Saud, mbreti i parë i ardhshëm i monarkisë së Riadit.
Kundër turqve
Si jo më mirë: miqësia e fortë midis të dyve mund të shndrojej në një dobi shumë të madhe për të privuar Perandorinë Otomane nga kontrolli i Arabisë, qëllimi final ky i Kurorës Britanike.
Skakespear kishte në fakt misionin sekret për të nxitur fiset që në gadishullin Arabik që të rebeloheshin nga ndikimi i sulltanit të Stambollit, dhe sigurimi i kalimit në krah të anglezëve i një emiru të rëndësishëm si Ibn Saud kishte bërë bujë të madhe.
Londonra e dërgoi sërish në Arabi me detyrën që të siguronte besnikërinë e sauditëve ndaj Londrës, por i zgjuari dhe aventurieri agjent sekret u vra më 24 janar të vitit 1915 gjatë një beteje mes Sauditëve dhe Hashemitëve, fisi rival i Ibn Saud dhe besnik i turqve.
LAWRENCE, NË LEGJENDË
Të ngrejë dorën kush nuk e kujton Peter O’Toole duke galopuar nëpër shkretëtirë, me shpatë të ngritur lart, në filmin e famshëm dhe fitues të shumë e shumë çmimeve, Lawrence of Arabia (1962).
Në fakt, Thomas Edward Lawrence (në foto) ishte një arkeolog dhe hartograf i ri, një ekspert i madh i Lindjes së Mesme, që u rekrutua nga shërbimet sekrete britanike më 1914 dhe u dërgua në Egjipt në 1916 për të vazhduar misionin e Skakespear: për të nxitur arabët kundër osmanëve.
I tradhtuar
Lawrence pati qëndruar në mbretërinë e Hijaz-it, e drejtuar nga guvernatori Husein, i cili i përkiste dinastisë Hashemite, dhe ai u mbështet në këtë klan për të bashkuar fise të ndryshme kundër Osmanëve.
Falë këshillave dhe zotësisë së tij si lider, aleanca ndërfisnore arriti të korrë fitore të rëndësishme (si pushtimet e Aqaba dhe Damaskut) dhe sabotoi rëndë linjat hekurudhore turke.
Por më 1925 Hashemitët u sulmuan nga Sauditët dhe Kurora Britanike mori anën e këtyre të fundit, siç kishte bërë Skakespear vite më parë.
Kështu Lawrence, i dashuruar me kauzën panarabe dhe hashemite, pa të sfumoheshin të gjitha angazhimet që kishte marrë përpara marrëveshjes së fshehtë të ndarjes së Lindjes së Mesme midis Francës dhe Anglisë.
Vdiq në atdhe më 1935 nga një aksident me motor, pasi kishte kryer punë të ndryshme, shpesh me emër të rremë.
TË PESTËT E KEMBRIXHIT
Në vitet Tridhjetë, shërbimet sekrete të BRSS filluan një fushatë rekrutimi midis bijve të shtresës së lartë britanike.
Dhe gjetën tokë pjellore në Universitetin e Kembrixhit, ku mundën të mbështeteshin te një profesor i Trinity College, ekonomisti marksist Maurice Dobb. Falë sinjalizimeve të tij, sovjetikët rekrutuan një grup të rinjsh që ka hyrë në histori si “Të pestët e Cambridge”.
Ata ishin Kim Philby (1912-1988), Guy Burgess (1911-1963), Antony Blunt (1907-1983), Donald D. Maclean (1913-1983) dhe John Cairncross (1913-1995): agjentë të MI6, të MI5 (kundër spiunazhi britanik), të Ministrisë së Jashtme apo bashkëpunëtorë të qeverisë, për një njëzet vjeçar të Pestët kaluan i kaluan Moskës sekrete ushtarake dhe industriale me një rëndësi të jashtëzakonshme.
Rrjeti i tyre u shpërbë vetëm në 1951, por Philby, Burgess dhe Maclean mundën të arratisëshin në Bashkimin Sovjetik, ku qëndruan deri në vdekjen, dhe nga dy të tjerët, për të shmangur skandalet e turpshme të kundërzbulimit të Madhërisë së saj, vetëm Blunt u denoncua dhe ky, vetëm në vitin 1979.
FLEMING, IAN FLEMING
“Babai” i James Bond e dinte mirë botën e treguar në librat e tij. I lindur në vitin 1908 në një familje të rangut të lartë, pati një rini plot eksese në Eton e më pas iu përkushtua gazetarisë, duke vazhduar të frekuentonte jetën e jet set.
Por shumë shpejt pati filluar edhe një jetë paralele me atë zyrtare: që gjatë Luftës së Madhe pati qenë ndihmës personal i drejtorit të shërbimeve sekrete të Marinës Mbretërore, Admiralit Godfrey.
Sferat e larta
Falë paraqitjes si gentleman, dërgohet të punohë me hierarkitë e larta të spiunazhit aleat, veçanërisht me kolonelin amerikan Bill Donovan, i cili themeloi në SHBA një strukturë inteligjence e destinuar të bëhej më vonë CIA.
Midis misioneve më të rëndësishme të Flemingut, ishte formimi i një rrjeti spiunazhi që do të aktivizohej nëse diktatori Franco do të vendoste të hynte në luftë në krah të Hitlerit dhe Musolinit.
Por Madridi mbeti neutral dhe Flemingu i operacioneve midis SHBA dhe Spanjës mbeti Xhamajkë, Goldeneye, ku midis 1953 dhe 1964 shkroi të gjithë librat e serisë James Bond.
Vdiq 56 vjeç, nga teprimi me alkoolin, duhanin dhe femrat. Si një lloj “007” në shkallën më të lartë.
SIR WILLIAM STEPHENSON
Pak i njohur nga publiku i gjerë, Sir William Stephenson konsiderohet nga shumë në botën anglo-saksone (dhe nga vetë Ian Fleming) si frymëzuesi i figurës së James Bond.
Pilot ushtarak, ish heroi i Luftës së Madhe, shpikës dhe sipërmarrës, Stephenson (1897-1989) ishte një mik i ngushtë i kryeministrit Winston Churchill, i cili më 1940 e dërgoi në Nju Jork për të formuar British Security Coordination (BSC), krahun operacional i të Inteligjencës britanike në SH.B.A.
Shpejt u bë agjenti më i rëndësishëm dhe u ngarkua për nxitjen e Shteteve të Bashkuara në luftë kundër fuqive të Boshtit, falë kontakteve të tij me industrialistët dhe qeverinë.
Operacioni ‘Amerika’
Emri i tij i koduar ishte “Intrepid”, dhe kur Amerika hyri në konfliktin botëror u bë kreu i BSC për të gjithë hemisferën perëndimore, duke zbuluar sekretet e qeverisë Roosevelt te Churchilli dhe duke komunikuar sekretet shkencore të inteligjencës britanike tek estabilishmenti amerikan.
Baza e tij ishte në një dhomë në Rockefeller Center dhe si koperturë quhej Zyra Britanike e Kontrollit të Pasaportave. Stephenson, me origjinë kanadeze, bashkëpunoi me FBI dhe trajnoi dhjetëra agjentë në vitet pasardhëse, në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë shtete të Amerikës së Jugut, por nuk deshi kurrë të paguhej: gjatë gjithë jetës së tij si spiun ishte vullnetar.
GRAHAM GREENE, AGJENTI YNË NË HAVANË
Graham Greene, i lindur në 1904, si fëmijë ishte mjaft i bullizuar dhe në rininë e tij të hershme vuante nga depresioni. Edhe për të gazetaria ishte një shpëtim, sepse e bëri të vizitonte vende të largëta si Sierra Leone, Liberia dhe Meksika.
Në 1942, Greene hyri në MI6, shërbimi legjendar i inteligjencës britanike, sepse si reporter i Times sillej vazhdimisht nëpër botë dhe ishte i padyshueshëm. Dhe misioni i tij i parë ishte pikërisht në Liberi, ku i duhej të fuste agjentë sekretë britanikë midis kolonëve francezë, në kohën e Vichy kolaboracionistit të Rajhut të Tretë.
Lowprofile
Greene i minimizonte gjithmonë shërbimet e tij si një agjent i MI6, por profili i tij i ulët, dhe zanati i reporterit dhe më vonë i një shkrimtari të njohur, bënë që të dyshohej e kundërta.
Në fund të fundit, shefi i tij ishte Kim Philby, një nga agjentët më të famshëm të dyfishtë në historinë e spiunazhit (shih shënimit “Të Pestët e Kembrixhit”).
Dhe jo vetëm. Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëtimet e tij e çuan nëpër pikat “më të nxehta” të Tokës: në Indokinën franceze, në Kubë midis diktaturës së Batistës dhe revolucionit të Kastros, në Argjentinë dhe Paraguai.
Me një koperturë të shkëlqyeshme: ishte gjithmonë aty për të shkruar romane, midis të cilëve Agjenti ynë në Havana (1958).
Vijon nga pjesa e dytë
Pjesa e katërt