GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

5 gjëra që (ndoshta) nuk i di për Stivie Wonder

Stevland Hardway Morris, multi-instrumentisti gjenial me nga Michigan, ka jetuar një jetë në maksimum, padyshim të amplifikuar dhe jo të dobësuar nga dëmtimi vizual që e ka shoqëruar gjithmonë, për shkak të prishjes së inkubatorit që e goditi sapo lindi, në 13 maj 1950.

Enfant prodige

Mit i shumë brezave, mësoi harmonikën dhe pianon që në fëmijërinë e tij të hershme duke rafinuar në këtë mënyrë ndjeshmërinë e tij muzikore e duke i djegur të gjitha etapat që duhet të kalojë një njeri i muzikës. Novello Mozart i Motown, në vetëm 12 vjeç bëri debutimin e tij si Little Stivie Wonder dhe në 1963 arriti me ‘Fingertips’ majat e Hit Parafe. Ai ishte 13 vjeç! Pak kohë më vonë, në 1966, ja tek realizon një cover shumë të bukur soul të suksesit të Bob Dylan ‘Blowin’ in the Wind’…

Një vesh shumë i ndjeshëm

Gjatë provave për një episod të Ed Sullivan Show, në fund të viteve 1960, orkestra e programit – e përbërë nga tridhjetë elementë – po luante një këngë që Stevie do të interpretonte atë mbrëmje. Ai papritmas i ndaloi muzikantët dhe tha që një saks ka diçka të gabuar në impostim. Në fakt, njëri prej saksofonistëve ishte gjysmë toni më i ulët se të tjerët dhe askush, madje as dirigjenti, nuk e kishte ndjerë.

Eksperimente…

Paralelisht me disqet e një suksesi të pamatë muzikor (përfshirë regjistrimet shumë të kërkuara të Krishtëlindjeve) Wonderi i ri rikrijoi një hapësirë eksperimentale të gjithë të tijën dhe në vitin 1968 realizoi një album solo instrumental me pseudonimin Eivets Rednow (që ishte po emri i tij mbrapsht). Në të njëjtin vit, gjatë një seksioni në BBC, nxorri në pah të gjithë talentin e tij edhe në një lloj ‘jam’-i pothuajse të improvizuar me Jimi Hendrix. Ndërsa në vitet shtatëdhjetë, eksploron thellë botën e sintetizuesve. Shkathtësia e tij e lindur e shtyri të kombinonte një zë të përsosur dhe një talent të lindur për instrumentet me tastierë, me ritmin dhe harmonizimin në riprodhimin elektronik të harqeve dhe frymoreve. Duke përpunuar gjurmët e tij vokale ai nxirrte efekte të veçanta dhe absolutisht origjinale: një njeri i vetëm që realizonte tingujt e një orkestre të tërë.

… dhe konfirmime

Pas shumë risive, në vitet 1980 pjesa e dytë e karrierës së Wonder u mbështet në shtigje më të sigurta dhe në pop, si dhe në një prodhimtari shumë më të ngadaltë të materialit të ri. Sidoqoftë, vlen të kujtohen bashkëpunime të rëndësishme si ajo me Michael Jackson në ‘Get it ’, pjesëmarrja në supergrupin e USA for Africa me ‘We are the World’ apo coverin ‘That’s Friends are For’, me Dionne Warwick, Gladys Kinght dhe Elton John për kërkimet mbi SIDA-n. Ai gjithashtu duetoi me Paul McCartney për ‘Ebony & Ivory’, këngë që të dy e ripropozuan përsëri në vitin 2010 në Shtëpinë e Bardhë, përpara Obamës.

Angazhim mbi të gjitha

Wonder e njohu racizmin që fëmijë e më pas e pësoi në adoleshencë kur interpretonte në turne me Motortown Revue; i tronditur nga vdekja e Martin Luther King, vendosi që karrierën e tij ta vendosë në stand-by dhe për disa vjet ai drejtoi kryqëzata në të gjithë Amerikën, në mënyrë që dita e lindjes së Reverend King të bëhej një festë kombëtare. Pikërisht kësaj ëndërre i dedikoi këngën ‘Happy Birthday’në vitin 1980, ndërsa ‘Songs in the Key of Life’ i vitit 1976 është mbase albumi që pasqyron më së miri sfondin social të Wonder, i dekoruar në 2014 nga Obama me Presidential Medal of Freedom, nderin më të lartë civil në Shtetet e Bashkuara. Krejt ndryshe ishin raportet e tij me Nixon, të cilat i shkatërroi publikisht me pjesën e vitit 1974 ‘Haven’t Done Nothin‘, në bashkëpunim me Jackson 5. Si përfundim, nuk duhet harruar edhe kontributi i tij për kauzën e Mandelës: kur në vitin 1985 ai fitoi Oscar për ‘I Just Called to Say I Love You’, ia dedikoi heroit të lëvizjes kundër aparteidit, ende i burgosur. Ishte falë edhe mobilizimit të botës së muzikës që, në vitin 1990, përfundoi burgimi i gjatë i Madiba.

You might also like