7 arsye shkencore që të flini nudo për të mirën e shëndetit tuaj
Të flemë nudo apo në pizhama? Diskutimi i përjetshëm mes miqsh. Ka nga ata që thonë se nuk është higjenike, ka nga ata që flenë direkt me rrobat e një dite më parë, por ka dhe nga ata që që nuk mund të durojnë copën e pizhamës nën çarçafë. Sot po ju tregojmë 7 arsye pse është mirë të flemë lakuriq, për të mos përmendur kursimin në blerjen e pizhameve.
1 – Cilësia e gjumit është më e mirë
Sipas The American Academy of Sleep Medicine, temperatura e trupit tuaj bie natyrshëm në gjumë të thellë. Veshja e një pizhameje mund të ontrastojë këtë rënie natyrale të temperaturës dhe të ndërpresë ciklet tuaja të gjumit. Pagjumësia është e lidhur edhe me temperaturën e trupit.
2 – Është e shkëlqyeshme për higjenën tuaj intime
Jennifer Landa, autorja e The Sex Drive Solution for Women, siguron që gjumi nudo është i shëndetshëm për pjesët intime femërore. Meqenëse vagina ka një klimë të ngjashme me atë të një pylli tropikal, ajo mund të bëhet një tokë pjellore për bakteret. Pa të brendshme apo pizhame, pjesët intime do të marrin frymë më mirë.
3 – Fjetja nudo rrit vetëvlerësimin
Fjetja nudo është shumë seksi. Lënia e të gjithë materialit në plan të parë do të thotë edhe të jesh shumë më konfidente me trupin tënd. Të jesh i sigurt për veten mbi këtë aspekt do të bëjë që të ndjehesh më e bukur, jo vetëm për ty, por edhe në sytë e të tjerëve.
4 – Do të keni një bark më të këndshëm
Sipas Huffington Post, ulja e temperaturës së trupit gjatë natës rrit nivelin e hormonit e rritjes dhe njëkohësisht zvogëlon nivelin e kortizolit (një hormon i prodhuar nga gjëndrat mbiveshkore që vijnë si rezultat i kolesterolit). Nëse gjendet me tepri në trup, ky hormon stimulon oreksin.
5 – Do të përmirësoni jetën tuaj seksuale
Nëse flini nudo, do të keni më shumë seks, siguron Dr Landa. Dhe një jetë seksuale më e përmbushur do t’ju bëjë më të lumtur. Oksitoksina, e konsideruar si viagra e të dashuruarve, zvogëlon nivelin e stresit dhe rreziqet e depresionit.
6 – Nuk do të keni nevojë për dush në mëngjes
Gjumi në një temperaturë më të ulët do të zvogëlojë djersitjen gjatë natës dhe flokët nuk do të jenë një masë e pakontrollueshme çdo mëngjes.
7 – Është e ngjashme me një burim rinie
Sipas naturopates Natasha Turner, autore i librit The Hormone Diet, nxehtësia e natës shqetëson lëshimin e hormoneve të rritjes. Këto të fundit veprojnë si anti-plakje natyrale kur trupi është i zhveshur nën mbulesa. Lëkura dhe flokët mbeten më të rinj.