GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

80 vitet e Al Paçinos: një mijë fytyrat e një aktori-legjendë

Karriera e tij i ka dhënë jetë personazheve të paharrueshëm të ngulitur në historinë e kinemasë, nga bosi Michael Corleone deri tek sindikalisti Jimmy Hoffa

Edi DELIU – “Të gjithë mendojnë se aktorët janë gënjeshtarë. Thuhet: ‘Mjaft recitove’. Por unë besoj se recitohet vetëm në jetë, ndërsa në art ndiqet vetëm e vërteta”, fjala e Al Paçinos, që më 25 prill kalon pragun e rëndësishëm të 80 vjetëve. Ikonë e gjallë e kinemasë botërore, në karrierën e tij të gjatë aktori i ka dhënë jetë personazheve të paharrueshëm, protagonistë filmash që janë perla të vërtetë të artit të shtatë, nga trilogjia e “The Godfather” tek “Scarface”, nga “Dog Day Afternoon” tek “Any Given Sunday”.

Nëse e quani Michael Corleone apo Carlito Brigante, Tony Montana ose Serpico, ka vetëm një vështrim që ju vjen në mendje, dhe është ai intensivi dhe depërtuesi i Al Paçinos.

I lindur në New York më 25 prill 1940 nga prindër italianë emigrantë në Shtetet e Bashkuara, Alfredo James Pacino kaloi një fëmijëri të vështirë dhe të trazuar, edhe për shkak të braktisjes së familjes nga i ati. I favorizuar nga një fytyrë që nuk harrohet, që në adoleshencë ai tërhiqet nga aktrimi dhe recitimi, dhe pika e kthesës vjen kur takon Lee Strasberg, mjeshtër i Actor’s Studio, që bëhet mentori i tij.

Në skenat e teatrove të vogla dhe të panjohura të Big Apple ndodhi takimi vendimtar, ai me Francis Ford Coppolan, i cili do t’i japë rolin kryesor të karrierës së tij, atë të bosit Michael Corleone tek “Kumbari” (The Godfather). Nisi kështu ngjitja e tij në Olimpin e Hollivudit, e falë sagës së shndërruar në një nga gurthemelet e historisë së kinemasë, fitoi edhe një nominim Oscar me interpretimin e tij të parë të rëndësishëm.

Ajo pasohet nga një karrierë e gjatë plot interpretime të paharrueshme. Mjafton në fakt, të thuhen ato dy fjalë që përbëjnë emrin dhe mbiemrin e tij, dhe para syve tanë shfaqen lumë ato filma dhe emocionet e paharrueshme, Ajo pasohet nga një karrierë e gjatë plot interpretime të paharrueshme. Mjafton në fakt, të thuhen ato dy fjalë që përbëjnë emrin dhe mbiemrin e tij, dhe para syve tanë shfaqen lumë ato filma dhe emocionet e paharrueshme, “Cruising” i William Friedkin, “Serpico” dhe “Dog Day Afternoon” të Sidney Lumet, “Glengarry Glen Ross” i James Foley, “Scarface” dhe “Carlito’s Way” të Brian De Palma, “Insider” dhe “Heat” të Michael Mann, “Donnie Brasco” i Mike Newell, “Any Given Sunday” i Oliver Stone, “Insomnia” e Christopher Nolan, “Scent of a Woman”, remake e filmit të Dino Risi “Aromë gruaje”, për të cilin më në fund fitoi një Oskar në 1993, pas 7 nominimeve të pasuksesshme. Deri në filmat e fundit “Once Upon a Time in Hollywood” nga Quentin Tarantino dhe “The Irishman” nga Martin Scorsese (i cili i dha atij edhe nominimin e nëntë për Oscar).

Është sprovuar gjithashtu edhe në regji (3 filma dhe 1 dokumentar) ndërsa në ekranin e vogël ka luajtur në miniseritë “Angels in America”, me të cilin bëri një dopjetë me Emmy dhe Golden Globe, në filmat tv të drejtuar nga Barry Levinson ” You Don’t Know Jack” dhe “Paterno”, deri në serinë e fundit të “Hunters” të targuar Amazon.

You might also like