90 ditët më të gjata (dhe të shkurtra) të Trump
Joe Biden është përpara në sondazhe, por loja është e gjitha për t’u luajtur
Nëntëdhjetë ditë janë shumë, por kalojnë shpejt. Nëntëdhjetë janë ditët që ndajnë nga verdikti Donald Trumpin. Nëntëdhjetë mundësi për të fituar ose humbur Shtëpinë e Bardhë. Një president që humbet mandatin e dytë është i rrallë, por kjo fushatë nuk është si të tjerët, kjo është gara për pandeminë.
Fushata presidenciale jeton me raste, episode, nxitim dhe stopim të hapave. Si gjithmonë, si më parë, më shumë se më parë. Sondazhet thonë se Trump ndjek, mundohet që mos t’i ndahet kandidatit dem, ndërsa Joe Biden ia le punën t’ja bëjë koronavirusi, përfiton avantazhin dhe njofton se nuk do të shkojë në kongresin demokratik në Milwaukee, të Wisconsit, do ta pranojë nominimin nga shtëpia, në Delawaren e tij, nga 17-20 gusht gjithçka do të jetë virtuale, ashtu si fitorja e tij për tani.
Ajo e Biden është një zgjedhje politike, është linja e zonës, qetësia për t’i kundërvënë çfarëdolloj hapjeje të Trump, maska demokratike është si gjithmonë, ajo republikane që shfaqet dhe zhduket, “patriotike” por me gjeometri të ndryshueshme, si gjendja shpirtërore e Trumpit.
Mesazhi i Bidenit
Mesazhi është i qartë: udhëheqje e përgjegjshme e Joe kundrejt drejtimit të pabesueshëm të Donald. Luhet me politikën e të kundërtave, në një skenar të votës së polarizuar, në kontekstin e një konfrontimit frontal, është një zgjedhje që nuk ka të sharë, por nëse është e drejta, është edhe e kundërta edhe rreziqet nuk ekzistojnë vetëm për Trump, edhe Biden duhet të vrapojë dhe ai e di atë.
Fushata e Biden është në një gjendje qetësie pikërisht për të zvogëluar rreziqet në minimum, është e tërhequr nga forca e inercisë së koronavirusit.
Dhe po funksionon, sepse sondazhet thonë se ai ecën më mirë sesa Hillary Clinton në të njëjtën periudhë të fushatës 2016: në mesatarisht e FiveThirtyEight është 8 pikë përpara ndaj Trumpit dhe ka një shkëputje prej 5 pikësh në shtetet kryesore si Florida, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin.
Hillary nuk e preku këtë avantazh (mbajmë mend se edhe ajo “ishte” në krye të garës dhe dukej e pandalshme, një detaj i papranueshëm dhe aspak i drejtë që duhet t’i shërbejë Joe për më shumë maturi) edhe pas konventës e cila zakonisht kontribuon në përmirësimin e performancës së kandidatëve.
Mesatarja e Bidenit është më e mirë, por nuk mjafton sepse zgjedhjet e vitit 2020 janë një film i paparë kurrë. Duke filluar me konventat që nuk do të bëhen. Republikanët dhe Demokratët do t’i kthejnë ato në një show për Rrjetin, për demokratët do të jenë Obama dhe Michelle më pas të tjerët.
Çfarë do të shpikë Trump?
Është për t’u vënë bast se diçka Trump do ta shpikë, por ajo që ishte e mirë dje nuk vlen sot, përfshirë efektin tërheqës në sondazhet. Si do të reagojnë amerikanët? Sa interes do të ngjallë dy ngjarje virtuale në Amerikën e nga koronavirusi? Këto janë pyetje që askush nuk është në gjendje t’i përgjigjet. Strategët e fushatës janë pa harta.
Lichtman sheh Biden fitues
Një që rrezikon gjithmonë, historiani Allan Lichtman, ka deklaruar të zezë në të bardhë në New York Times që zgjedhjet do t’i fitojë Biden. Që nga viti 1984, Litchman nuk ka gabuar asnjë parashikim, metoda e tij është ajo e ‘Keys to the White House’, 13 pikë mbi të cilat matet forca e kandidatit me përgjigjen binare të vërtetë/të rreme.
Kushtet janë të pafavorshme për Trump, kështu që në fund të fundit, pavarësisht se nuk ka karizëm (citojmë Lichtman) Biden do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Do të ishte një mërziti për reporterët, por mund të ndodhë.
Testet në terren, vota në primare, thonë se kandidatët ‘progresistë’ janë më mirë se ata centristë, se liberalët kanë erë në favor të tyre, por nuk ka vend të sigurt për pothuajse askënd. Rashida Tlaib fitoi në Michigan, Cori Bush në Misuri, një aktiviste, e rrëzoi William Lacy Clay jr. dhe tani ka kartat për t’u bërë gruaja e parë me ngjyrë në Kongres për Misurin.
E kishte provuar edhe në vitin 2018 dhe nuk kishte goditur në shenjë, por në përpjekjen e dytë bëri strike dhe brillat e Clay ranë të gjithë përtokë. Fundi i rrugës. Po flasim për një politikan që e ka përfaqësuar për 10 mandate Black American, i mbështetur nga një ngatërrestare si Nancy Pelosi dhe nga një yll në ngjitje si Kamala Harris.
Humbja e Clay, një profesionist i votimeve, në një Shtet me traditë demokratike, ka një domethënie të madhe, vala që nisi Alexandria Ocasio-Cortez është e fortë, votuesit dem shpërblejnë kandidatët me një axhendë radikale dhe i çojnë në shtëpi dinosaurët e stabilishmentit demokratik.
Do të dijë Bideni të tërheqë krahun liberal të partisë së tij?
Shënim në fletore: por një kandidat si Joe Biden ç’lidhje ka me këtë mutacion që po ndodh në Partinë Demokratike?
Kjo është pyetja që shtrojnë dhe po mundohen t’i japin përgjigje disa analistë dem, ekziston frika se Joe nuk do të jetë në gjendje ta bindë krahun liberal që ta votojë, edhe për këtë arsye fushata e tij presidenciale është alla kamomili, koronavirusi i jep një dorë vijës kloroforme, më mirë të bjerë në gjumë sesa të zgjojë vëmendjen e votuesve për faktin jo të pakonsiderueshëm se ai ka qenë senator i Delaware nga 1973 deri në 2009 dhe me 4 vjet si zëvendëspresident me Obamën, llogaritë bëjnë plot 40 vjet në Uashington. Uleni zërin.
Fushata e Bill Stepien, strategut të Trump
Zhurmuesi i fushatës është Trump. Kreu i ri i fushatës presidenciale, Bill Stepien, i intervistuar nga Fox News konfirmoi se do të ketë një ndryshim të ritmit: “Do të garojmë sikur të ishim jofavoritë.
Do të garojmë sikur të jemi dy pikë mbrapa, edhe nëse dhe kur të jemi dy pikë përpara. Ky është mentaliteti që do të kemi, ky është mentaliteti që do të kemi në tre muajt e ardhshëm të kësaj fushate”.
Ata nuk mund të bëjnë ndryshe: Trump në këto momente është kandidati më pak i favorizuar. Strategjia e Stepien është “mission imposible”, për të disiplinuar një kandidat si Trump, për ta mbajtur me këmbë në tokë, të përqendruar dhe të qartë në mesazhin që do të japë, në veçanti me masat e marra kundër koronavirusit.
Vërtetë e komplikuar, Trump ka një avantazh por që është edhe defekti i tij, është i paparashikueshëm, përpara një telekamere ndizet një Trump që flet pa frena (për shpërthimin e Bejrutit ka evokuar një “sulm të tmerrshëm”), ndërsa Pentagoni ka njoftuar se anon më shumë nga aksidenti).
Thënë këtë, kartat për të luajtur për të janë akoma të gjitha, problemi është se kalendari është i shkurtër dhe hapësirat për manovrim janë të ngushta.
Strategjia tashmë është hedhur në fushbetejë: goditje Bidenit dhe të majtës radikale, të thuash se “Sleepy Joe” nuk është edhe aq e përshtatshme, duhet vënë theksi tek rritja e mundshme e taksave, duke sjellë në kujtesën e të gjithëve se ai është “ligji dhe rregull”, që vendet e punës do të rihapen, se ekonomia që do të ringrihet (mbase) po ashtu do të ringrihet edhe demi i Wall Street.
Këto janë të gjitha çështjet që funksionojnë me amerikanët e moderuar, siç kujtoi edhe Litchman në videon e publikuar nga New York Times, “votuesit janë pragmatikë”. Trump ka një bazë shumë të motivuar, tjetër gjë që nuk duhet të nënvlerësohet, veçanërisht nëse kihet parasysh entuziazmi i vakët që ngjall Biden mes e liberalëve të partisë së tij.
Gjithçka do të luhet si gjithmonë në shtetet që bëjnë flip flop, këtu Trump do të përqendrojë fazën finale të fushatës, ku fitoi në vitin 2016, pra në Florida, Pennsylvani, Wisconsin, Arizona dhe Karolinën e Veriut. Do të mjaftojë? Nevojitet një shpikje, një goditje, ajo që quhet “October Surprise”, e që tani për tani nuk duket në horizont.
Vaksina e koronavirusit do të ishte goditja për fitoren, por ne jemi në fushën e topit të kristaltë, pavarësisht se edhe vetë Anthony Fauci (i cili ka thënë se “nëse shikojmë numrin e infeksioneve, vdekjet, është vërtet shqetësuese”) dera e ka mbajtur të hapur derën e një “surprize” para votës presidenciale.
Nëntëdhjetë ditë në tryezën e pokerit
Ekonomia është shqetësim dhe shpresë. Sinjalet janë kontradiktore, parabola e koronavirusit e panjohur.
Republikanët kanë vendosur një afat për të gjetur akordin në Senat me Demokratët për planin tjetër të stimulit fiskal, Trump kërcënon të veprojë në mënyrë të njëanshme, Nancy Pelosi përpiqet të sjellë negociatat në një rezultat që të mos i japë mundësinë Trump të deklarojë fitoren, është një luftë nervash që në çdo rast të premten do të shihet me gërma të mëdha në ekran, The End.
Pa marrëveshje, Trump mund të provonte goditjen: të ngrijë taksat mbi pagat. Si gjithmonë, vlen rregulli i vjetër: “Follow the Money”. Do të jenë nëntëdhjetë ditë në tryezën e pokerit.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA