GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

94 vjeçe, Mbretëresha Elizabeth ‘ia hip’ kalit çdo ditë: “Më e fortë se më parë”

Zërat e Pallatit konfirmojnë se Madhëria e Saj nuk ka ndërmend të bëjë hap prapa. “Po planifikon rikthimin në punë dhe, ndërkohë, përpiqet të bëjë më të mirën gjatë karantinës, nga darkat me Filippon tek ditët majë kalit”

Laura DANI – “Hipoteza se Mbretëresha Elizabeth mund të mos i kthehet më detyrave të saj si monarke, është thjesht absurde”. Kështu, një zë nga Pallati, në ditët e lockdown, ditë kur thuhet se Madhëria e Saj mund të pezullojë çdo paraqitje publike në të ardhmen, i likuidoi thashethemet. “Mbretëresha po planifikon rikthimin e saj në punë dhe besoj se kur të kthehet e të bëjë gjithnjë atë që i ka interesuar, do ta shohim të punojë më fort se kurrë”, tha për VanityFair Usa një nga ndihmësit e Madhërisë së Saj, duke shpjeguar se si Elizabeth II nuk është ende larg nga pensioni.

“Nuk mund të shihet si mosbindje nga rregullat qeveritare, por mendoj se është e drejtë të thuhet se mezi pret t’i kthehet normalitetit. Është një çështje delikate, por besoj se, në një moment, në një të ardhme të afërt, do ta shohim të rikthehet e saj bërë takime private dhe duke u marrë me problemet që ka trajtuar gjithmonë”, tha burimi, “Vazhdon të marrë Kutitë e tij të Kuqe nga qeveria dhe të zhvillojë një takim të përjavshëm me Kryeministrin. Nuk ka arsye për të menduar se dëshiron të bëjë një hap prapa. Është duke u marrë plotësisht me detyrat e saj si kryetare shteti”, vazhdoi më tej burimit, duke theksuar se Elizabeth II, edhe pse “e irrituar “nga kjo stanjacion i detyruar, vendosi të shfrytëzojë sa më mirë karantinën.

Kjo do të thotë, pra, se puna është vetëm një pjesë e ditës së Elizabeth II, që, në kohën e lirë, i përkushtohet edhe pasioneve të saj. “Kalëron çdo ditë dhe kalon kohë me burrin e saj sa më tepër që të jetë e mundur. Madje hanë edhe darkë së bashku dhe unë besoj se Mbretëresha bën pjesë në atë brez që përgatiten mirë para një vakti shtëpiak. Po merr më të mirën e kësaj periudhe”, përfundoi burimi, duke thënë se Madhëria e Saj është e vendosur (edhe) për të ribashkuar familjen mbretërore.

Pasi humbi, gjatë një viti, tre anëtarë kurorës, Elizabeth II do të donte t’i tregonte Anglisë ribashkimin e familjes së saj. Në ditët e karantinës, pra, po mbështetej shumë tek “zëvendësat”: Charles dhe Camilla, William dhe Kate, Princi Edward dhe gruaja e tij Sophie.

You might also like