GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Adam Levine, fundi i një seks-simboli?

Frontmani i Maroon 5, në videon (fringo të re) «Nobody’s Love», debuton me një look të re. Dhe, me mjekër, me kokë të rruar dhe këmbë zhveshur, ai duket të jetë vite drite larg titullit si “burri më seksi në botë” që i atribuohej më 2013

Ishte një seks-simbol “burri më seksi në botë”, gjëmonte People më 2013, duke kurorëzuar Adam Levine më të bukurin e më të bukurve. Në atë kohë, frontmani i Maroon 5 ekspozonte gjithë pompozitet tatuazhet e tij. Mjekra ishte e shkurtër, e e njomë dhe e ngatërruar, si ajo e dikujt që nuk ka ardhur në shtëpi gjatë natës.

Kanotierja e bardhë, e shpifur pa dyshim, kornizonte bicepsin e këngëtarit, të vendosur, të paktën kështu dukej, për të shkundur imazhin e djalit të mirë. Adam Levine, që në vitin 2013 – pas fillimeve të trazuara – shpallte botërisht dashuri për Behati Prinsloo, pati filluar në mënyrë të qetë, me pamjen si të një djali që gjithkush do ta dëshironte për fqinj.

Pastaj, diçka në mendjen e artistit ndryshoi, dhe Levine, nga tatuazhi në tatuazh, qepi një identitet të ri mbi vetvete, një imazh të panjohur që diti t’i siguronte favoret dhe tërheqjen e publikut femëror. Dhe, sado artificial të kishte qenë, evolucioni ia arriti suksesit.

Adam Levine, sot babai i dy vajzave, “Dilf” do të thoshte dikush, ka qenë pra burri më seksi i burrave të gjallë. Gjë, që duket sikur është harruar sot. Në video, e fundit që grupi ka publikuar, Adam Levine ngjan si një kujtim i atij që ka qenë. Me një mjekër të gjatë dhe kokë të rruar, shihet duke i kënduar nevojës për të legalizuar marihuanën. “Dashuria ime”, thotë ai në Nobody’s Love, me këmbë të zhveshura dhe pamjen si të marrë hua prej një guruje modern, prej atyre që këpucët nuk i kanë të domosdoshme, sepse bukuria, ajo e vërtetë, qëndron tek thembrat e zeza dhe në aftësinë për të thithur energjinë e Tokës.

Adam Levine është transformuar, përsëri. Por këtë herë metamorfoza ia ka arritur suksesit vepër përgjysëm. Sepse frontmani i Maroon 5 është përpjekur të rishpik Hannah Montanan dhe, ashtu si vajza dikur, të bëjë diçka tjetër. Adam Levine do të kishte dashur të ishte djali i keq, por i aftë, i një farë thellësie. Por ndryshe nga Miley Cyrus, që në vetvete duket se bashkon vërtetë shpirtin e trefishtë të asaj se kush mund të jetë e sinqerta Hannah Montana dhe, të nesërmen, transgresivja e Wrecking Ball, Adam Levine nuk është i trefishtë. Është një, dhe aq mund të mjaftojë vetëm nëse, në nxitimin për një modë të re, të mos ngatërrojë vazhdimisht identitetin e tij (të thjeshtë).

Ju gjithashtu mund të pëlqeni