mbi betejën tonë mes instinktit dhe intelektit
Jeremy Griffith: duket se kur specia jonë u ba krejtësisht e vetëdijshme, nji betëjë zemërate psikologjike duhet të ketë shpërthye, mes vetes instiktive të ngulitun në gjene ka herë dhe asaj që po lindte, mendjes së vetëdijshme të vetes vepruese.
Fragment prej librit “Liria: Fundi i Gjendjes Njerëzore”, Jeremy GRIFFITH
Kur psikologia Maureen O’Hara vëzhgoi se njerëzimi gjendet ose në pragun e nji “hopi kuantik të aftësive psikologjike njerëzore ose në krye të nji shkatërrimi nervor global”, ajo pohoi fundin e nji faze të gjendjes së racës njerëzore e cila tashma duhet të gjejë pajtim, nji shërim psikologjik të të kuptuemit të luftës mes së mirës dhe së keqes, në gjendjen njerëzore të lodhun–ose të zhduket në agoninë e tmerrshme të nji psikoze përfundimtare. Në fjalët e Bonos në nji prej kangëve të U2, me shpëtue vetveten ne duhet me “shqelmue terrin” e misterit të gjendjes njerëzore “derisa të skuqë agimi” i të kuptuemit të saj.
Bob Geldof me saktësi e ka perifrazue specien tonë të lodhun kur albumin e tij e titullon “Thellë në Zemrën e së Tashmes” kanga thotë “Çfarë do të bajmë, sepse kështu nuk mund të shtyhet ma …Bota po thërret, Zot na ndihmo.” vazhdon ai “Tue kërkue në librat e tyne shejtë për kupën e shejtë të ‘arsyes’, krejt ditunia, nuk din ma shumë se ti e as unë që pyes”.
Pra, “pse” ne njerëzit jemi siç jemi, konkurues, të dhunshëm dhe egoistë kur qëllimet e jetës na kërkojnë kaq qartazi me qenë bashkëpunues, të dashtun dhe altruistë? Që të mos ndodhë “shkatërrimi nervor global” i O’Haras, ne duhet me iu përgjigjë gjeagjezës së gjeagjezave; siç profesori i Harvardit E.O. Wilson shkruen, “Nuk ka gja ma të çmueshme në jetën e mendjes sesa çelësi me kuptue gjendjen njerëzore.”
Natyrisht ne i kemi justifikue aspektet e errëta të natyrës sonë si relike të së kaluemes kafshërore agresive dhe konkurenciale, ku instikti i mbijetesës dhe riprodhimit në gjenet tona na ka detyrue edhe sjelljen. Por a asht kjo arsyeja pse biologët, përfshi edhe E.O.Wilson, e kanë përsëritë këtë veçse si nji justifikim të përshtatshëm, që e përdorëm ma sipër, ndërkohë që ne po përpiqemi të kërkojmë shkakun e vërtetë të natyrës sonë të dyfishtë? Në fund të fundit fjalët e përdoruna me përshkrue sjelljen njerëzore si psh. egocentrik, i zhgënjyem, i frymëzuem, i dëshpëruem, pesimist, optimist, plot uurejtje, i lodhun nga faji, i keq, immoral, neurotik, psokotik, apo i tjetërsuem, pra të gjitha këto kategorizime tregojnë për përfshimjen e plotë të një vetëdije të nji mendjeje vepruese të species sonë. Ato na paraqesin nji dimenesion psikologjik të sjelljes sonë; dhe se ne nuk vuejmë nga oportunizmi gjenetik i “gjendjes kafshërore”, por nga nji shqetësim psikologjik i gjendjes njerëzore, siç i referohet O’Hara.
Pa dyshim ajo që duhet asht nji analizë ma e thellë e cila do të na na paraqiste lidhjen mes shfaqjes së vetëdijes te njerëzit dhe lindjes së psikozës sonë kolektive. Në fakt kur i përqasemi në këtë mënyrë çështjes shpjegimi i gjendjes së egoizimit, agresivitetit dhe konkurencës asht krejt i kuptueshëm – se pikërisht atëherë kur specia jonë u ba krejtësisht e vetëdijshme, nji betejë zemërate psikologjike duhet të ketë shpërthye, mes vetes instiktive të ngulitun në gjene ka herë dhe asaj që po lindte, mendjes së vetëdijshme vetëvepruese.
Për ta vizualizue çfarë ka ngja, duhet të imagjinojmë çfarë mund të ndodhë nëse ne i vendosim nji tru krejtësisht të vetëdijshëm nji lejleku që po migron prej Afrikës në Europë për t’u çiftëzue. Tash ky lejlek i vetëdijshëm (të cilin do ta quejmë Adam) ka nisë me mendue për veten, dhe gjatë fluturimit mbasi sheh disa pemë molle në një ishull vendos me iu shmangë fluturimit të tij instinktiv dhe me vizitue ishullim e me hangër diçka aty. Ai po realizon ndërkohë përvojën tij të parë të vetëveprimit.
Problemi asht se instikti i Adamit natyrshëm e tërheq atë drejt fluturimit të migrimit, pra instikti e kundërshton dhe e dënon kërkimin e tij për dije. Por nëse Adami asht i aftë në vetëdijen e tij të plotë, ai duhet ta vazhdojë kërkimin e kësaj përvoje të re.
Çfarë mundet me ba Adami?
Normlisht ai do t’i shpjegojë instikteve të tij se pse ai po i sfidon ato. Ai do t’i shpjegojë instikteve diferencën mes gjeneve-bazë dhe nervave-bazë të sistemit të mësimit–që vetë instiktet e kanë fitue mbas mija e mija veprimeve gjenetike të seleksionimit natyror, që i japin specieve orientimet, pra sistemin bazë nervor për nji mendje të vetëdijshme, që e ban të aftë me kuptue lidhjen mes shkakut dhe pasojës, sistem i cili kërkon vetëdije që të mundet me veprue.
Por problemi asht se Adami thjesht po shmanget në kërkimin e tij për dije, dhe nuk ka aftësi me shpjegue asgja. Pra tri gjana të pashmangshme ndodhin: Adami në mënyrë difensive ngrihet kundër kriticizmit të padrejtë të instikteve, përpiqet me e largue nga mendja migrimin, dhe dëshpërimisht përpiqet me gjetë justifikime me e çlirue veten prej ndjesive negative. Derisa egoja quhet “vetja e vetëdijshme që mendon”, Adami bahet ego-centrik; mendja e tij e vtëdijshme përqendrohet tue u përpjekë me i vërtetue vetes arritjen sa më shumë që mundet të fuqisë kompensuese, famës, fatit, dhe lavdisë. Ai pashmangshmërisht kthehet në nji qenie psikologjikisht rebele që vuen prej zemërimit, tjetërsimit, egocentrizmit, që janë të gjitha aspekte të gjendjes njerëzore, me të cilat ne jemi krejtësisht të vetëdijshëm në përvojën tonë njerëzore.
Historia asht e ngjashme me episodin biblik të Adamit dhe Evës që morën frutin prej “pemës së dijes”(pra ata u banë të vetëdijshëm dhe nisën me kërkue dijen) por ky episod aty merr nji tjetër domethanie, ku ata u “dëbuen” prej Kopshtit të Edenit sepse ranë në mëkatin e egoizmit, të konkurencës dhe agresivitetit të ulët. Kjo histori tregon se Adami dhe Eva, pra ne njerëzit, jemi aktualisht herojtë e historisë së jetës mbi Tokë. Kjo sepse mendja e vetëdijshme asht sigurisht krijimi ma i madh i natyrës, qysh se ne ishim scpecia së cilës iu dha aftësia dhe detyra e rebelimit, me të cilën arritëm me e sfidue injorancën përmes intelektit, përkundër dënimit të padrejtë të instikteve, ne duhet me qenë herojtë e historisë së jetës mbi Tokë.
Ne njerëzit nuk kishim rrugë tjetër përveçse me vazhdue kërkimin tonë për dije dhe me vuejtë rebelimin psikologjik të të qenit të zemëruem, të tjetërsuem dhe egocentric derikur ne do të mund të zhvillojmë një metodë të njimendtë me të cilën të hetojmë nji shpjegim çlirues për gjendjen tonë të rebelimit që shprehet në diferencën midis gjeneve dhe sistemit bazë nervor të mësimit–çelësin e mbrendshmëm që na zbulon se ne njerëzit jemi të mirë dhe në fund të fundit jo edhe aq të këqij. Shkrimet e “shejta” që Geldof i referohet, mendon se ato nuk mund t’i përgjigjen “arsyes” së natyrës së dyfishtë të gjendjes sonë njerëzore derisa të gjindet metoda e cila do ta bajnë të qartë dallimin midis gjeneve dhe sistemeve bazë nervore të mësimit.
Dhe më e bukura mbi të gjitha, asht se përmes këtij sqarimi të thellë, të gjitha sjelljet e zemërimit psikologjik mbrojtës, tjetërsimit dhe egocentrizmit, bahen të tepërta.
Barra e randë e fajit mbi shpindën e racës njerëzore bashkë me pasigurinë e vjetër e një jete në rebelim, bijnë poshtë ma në fund. Ashtu si Bono e thotë te kanga çdokush do të jetë i aftë “me e ndje dritën e diellit (të kuptueshmërisë çliruese) “në fytyrën time, e mund ta shohë atë re pluhuni (krejt sjelljen tonë rebele) që zhduket pa lanë gjurmë”. Ne do të mundemi “me gjetë strehë prej shiut të helmuem …nalt mbi nji pllajë të shkretë” (në nji botë të re e të mrekullueshme pa ego) ku rrugët nuk kanë ma emra”; nji vend ku “nuk do të ketë ma mundime dhe mërzi …ku nuk ka kohë për dhimbje”, dhe ku të gjithë do të këndojnë “E pushtova të djeshmen time, e ardhmja asht këtu ma në fund. Qëndroj në hymjen e nji bote të re. Mundem me pa. Rrënojat në të djathtën time, shpejt nuk do munden të më shohin ma. Dashnia (në formën e saj ma të pastër, e cila asht dija) më çliroi.
Përktheu: Albri Brahusha