Amerika e sëmurë, Nju Yorku blindohet: “Mos ejani”
Dardan MITROVICA – Është i vetmi vend perëndimor ku Covid nuk njeh tërheqje. Në Teksas dhe Florida, sistemi i kujdesit shëndetësor është në limit
Parashikimet më të errëta të ekspertëve dhe frika e Anthony Fauci po rezultojnë të bazuara: më shumë se gjysma e Amerikës po zhytet përsëri në tragjedinë e koronavirusit. Vetëm dje në vend u regjistruan mbi 41 mijë raste të reja, duke shënuar një rekord të ri dhe alarmant për ditën e dytë rresht. Por skicat e pandemisë janë shumë më të gjera sipas CdS-ve, Centers for Disease Control, sipas të cilave, shifrat efektive të infeksioneve në SHBA janë deri 10 herë më të larta se të dhënat zyrtare.
Ndër zonat më të prekura janë disa nga shtetet më të mëdha dhe më dinamike të vendit: nga Teksasi, me një rritje prej 70% të rasteve brenda një jave (6200 vetëm një ditë më parë) deri në Florida (+ 66%). Rritjet më të larta shënohen në Michigan (+ 75%) dhe Arizona (+ 77%) ku kujdesi intensiv spitalor është në kufijtë e kapaciteteve.
Po i afrohet emergjencës mjekësore edhe Teksasi: më pak se 20% e vendeve rianimatore janë ende të lira, ndërsa në Houston, kryeqyteti spitalor i Amerikës, shtretërit e instituteve të mëdha janë 97% të okupuara.
Donald Trump vazhdon të minimizojë: refuzon të ftojë qytetarët të venë maska, vazhdon të flasë për kung-flu (duke nxitur komunitetet aziatike të Shteteve të Bashkuara – jo vetëm kino-amerikanët, por edhe amerikanët me origjinë indiane – ta akuzojnë për përhapje stereotipe raciste) dhe argumenton se numri i pacientëve po rritet vetëm sepse Amerika po bën më shumë teste (dhe ai do të dëshironte t’i zvogëlonte).
Por është e qartë, mjafton t’u hidhet një sy spitaleve të mbushura plot e përplot, se nuk është ashtu. Mjaft i trembur, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, një fans i tij që kishte fituar lëvdatat e presidentit kur përshpejtoi një rihapje të pjesshme në 1 maj, tani stopon: ai po e shtyn uljen e metëjshme kufizimeve dhe po u kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Një katastrofë shëndetësore, por edhe ekonomike, gjëja që është më e rëndësishmja për Trump: pasojat ngadalësojnë konsumin dhe rihapjen e aktiviteteve prodhuese, teksa e izolojnë Amerikën. Grafiku që tregon se si SH.B.A. është i vetmi vend i përparuar në të cilin pandemia nuk po zvogëlohet, ndërsa pothuajse të gjitha vendet evropiane kanë reduktuar shumë infeksionet, mund ta shtyjë BE-në të mbajë bllokadën e hyrjeve nga SH.B.A. më 1 korrik do të përfundojnë masat bllokuese.
Por Amerika tani është e ndarë më dysh edhe brenda saj: nga dje kush futet në New York, New Jersey ose Connecticut (tre shtetet “e shëruara” të East Coast) nga 8 shtetet me numrin më të madh të infeksioneve është i detyruar të bëjë një karantinë 14-ditore. Guvernatori i New Jersey, Phil Murphy, e përshkruan gjendjen në terma biblike: “Shkuam në ferr dhe dolëm nga ai: nuk duam të kthehemi”. Ndërda për guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, është mbi të gjitha një hakmarrje: “Kush na sulmonte duke thënë se lockdowni ynë ishte shumë i ashpër, që duhet të ishim hapur më parë, tani do të duhet të pranojnë se ne kishim të drejtë. Kemi qenë më largpamës: mjafton të shikoni në Arizona, Florida dhe Teksas”.
Sidoqoftë, vendimi i marrë nga guvernatorët (demokratikë) të Tri-State area, ajo që sillet rreth Nju Jorkut, i justifikuar në aspektin shëndetësor, ka edhe implikime politike: palët u kthyen në krahasim me tre muaj më parë, kur, bashkë me virusin që po shkatërronte Nju Jorkun, guvernatorët (republikanë) të Floridës dhe Teksasit vendosën karantinën për udhëtarët nga të tre shtetet e bregut atlantik, të gjitha të drejtuara nga dem. Ishin ditët kur kur në New York të vdekurit numëroheshin me mijëra dhe spitalet po plasnin nga tejmbushja.
Sot New Yorku pothuajse e ka zhdukur virusin (dje 581 raste dhe 17 vdekje në të gjithë shtetin) ndërsa në pjesën tjetër të Amerikës pandemia është përsëri në lulëzim (37,000 raste të tjera në ditë). Pra, tani karantina është për ata që vijnë nga 8 shtetet me më shumë se 100 raste të Covid-19 për një milion banorë: Alabama, Arkansas, Arizona, Florida, Texas, Texas, North Carolina dhe South Utah dhe Utah.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA