Angelina Jolie në kohën e koronavirusit: “Duajeni njëri-tjetrin dhe mbroni fëmijët”
Laura DANI – Diva ngre zërin: “Nëse e doni vërtetë dikë, bëj që të dëgjosh. Ji i pranishëm (edhe nëse je në distancë), jini mbështetës, mbani sytë hapur”. Pa harruar fëmijët që për shkak të pandemisë ndodhen në kushte jo të sigurta jetese, ndoshta me prindër të dhunshëm
Përgjatë emergjencës së koronavirusit, Angelina Jolie nuk rri duke parë. Diva dyzet e katër vjeçare, pasi i dhuroi një milionë dollarë për bamirësi organizatës No Kid Hungry që shpërndan ushqime për fëmijët më në nevojë të Amerikës, mendon përsëri për të tjerët. Më parë me një artikull në kolonat e Time dhe pastaj me një diskutim videochat me Dr. Nadine Burke Harris, Surgeon General e Kalifornisë (domethënë, zëdhënësja kryesore për shëndetin publik e shtetit).
Diva, e cila po e kalon izolimin me gjashtë fëmijët e saj, tani po mendon veçanërisht për fëmijë. Ditët e fundit pati folur për ata që nuk do të mund të kthehen në shkollë për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga pandemia. Tani ka ftuar të mos harrohen ata që për shkak të Covid-19 janë në kushte jo të sigurta jetese, ndoshta me prindër të dhunshëm: “Fëmijët kanë më pak të ngjarë të kontraktojnë virusin, por janë veçanërisht të prekshëm nga efektet anësore të pandemisë në shoqëri dhe meritojnë vëmendje të veçantë”. Sepse në këtë moment “ata janë të privuar nga rrjetet mbështetëse që i ndihmonin ata të menaxhojnë situata të caktuara: nga miqtë e tyre, nga mësuesit që u besojnë, nga aktivitetet jashtëshkollore, koha e kaluar në shtëpi me të afërmit që u bëjnë të mundur atyre të ikin mjediseve të dhunshme”. Pasojat ekonomike të Covid-19 kanë qenë brutale. Nga dita në ditë, shumë njerëz e gjetën veten të papunë dhe familjet e tyre zhyten në pasiguri ekonomike: “E dimë që stresi në shtëpi shton rrezikun e dhunës në familje, si në një shoqëri të zhvilluar ekonomikisht ashtu edhe në një kamp refugjatësh”.
Angelina Jolie foli pastaj për rëndësinë e ruajtjes së kontakteve midis njerëzve edhe nën regjimin e karantinës: “Duajeni njëri-tjetrin, qëndroni në kontakt me njerëzit që nuk mund të takoni. Nëse vërtet e doni dikë, ngrijeni zërin. Jini të pranishëm (edhe pse në distancë), jini mbështetës, mbani sytë hapur dhe kushtojini vëmendje asaj që po u ndodh njerëzve rreth jush. Mos mendoni se “këto nuk janë puna ime”. Diva, e cila është një e Dërguar Speciale e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, e ka kuptuar shumë vite më se kthimi i kokës anash përballë problemeve nuk është një opsion. Sepse me të qarë nuk zgjidhen problemet, “Siç më ka pas thënë një gjyshe që e kam takuar shumë vite më parë, ‘nuk kam nevojë lotët e tu, por e ndihmën tënde’. Kështu e kam nisur”.