- SPONSOR -






- SPONSOR -

Anija më e madhe në botë mbartësekontejnerësh ndalon në Mbretërinë e Bashkuar

Anija më e madhe në botë e mbajtësekontejnerësh, më e madhe edhe se Titaniku, arriti sot në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë. HMM Algeciras ankoroi në Essex pasi nisi udhëtimin e saj inaugurues në Kinë dhe vazhdoi nëpër Korenë e Jugut, Hollandë, Gjermani dhe Belgjikë.

Anija 400 metra e gjatë dhe 61 metra e gjerë, e ndërtuar në fillim të këtij viti, po dërgon një shumëllojshmëri ngarkesash në Portin Londra Gateway në Thurrock. Përgatitjet kanë filluar mbi gjashtë muaj më parë me autoritetin e portit të Londrës i cili e ka modeluar ardhjen e me një simulator për të garantuar që ankorimi i saj të mund të bëhej në mënyrë të sigurt. Anija është edhe më e gjatë se ndërtesa The Shard (310m) në Londër, Kulla Eifel (324m) në Paris dhe është e krahasueshme në gjatësi me Empire State Building (443m) në New York.

Peter Livey, drejtuesi britanik i kompanisë lundruese koreanojugore Hyundai Merchant Marine (HMM), pronarja e anijes, e përshkroi udhëtimin e tij inagurues si një “moment historik”. Ai tha se: “Anijet e këtyre dimensioneve na ofrojnë kapacitetin dhe fleksibilitetin për të sjellë produktet e klientëve tanë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur”.

Ju mund të pëlqeni edhe