Antitrusti gjerman hap dy hetime për Google

Hetimet po zhvillohet mbi çështjen e konkurrencës dhe trajtimit të të dhënave personale

Të martën, Zyra Federale e karteleve, dmth antitrusti gjerman, ka hapur dy hetime mbi Google dhe kompaninë mëmë Alphabet, për të vlerësuar nëse kanë një pozicionim dominues në tregje të ndryshme (për shkak të shërbimeve të ndryshme si YouTube, Google Maps, motori i kërkimit, etj.), e nëse ato përbëjnë parregullsi në trajtimin e të dhënave personale të përdoruesve.

Kohët e fundit antitrust gjerman ka hapur hetime të ngjashme edhe mbi Facebook dhe Amazon: për shkak të një ligji të hyrë në fuqi në janar, për kompanitë të cilave iu njihet një pozitë dominuese në sektorë të ndryshëm të cilave mund t’u ndalohen disa praktika të caktuara të konsideruara anti-konkurruese.

Përveç hetimit që do të duhet të verifikojë nëse Google hyn në këtë kategori, është hapur edhe një tjetër i cili do të shqyrtojë nëse përdoruesit kanë zgjedhje të mjaftueshme për të vendosur nëse dhe si Google duhet të përdorë të dhënat e tyre. Hetimi gjerman i bashkohet të tjerëve të ngjashëm me të cilët kompanitë e mëdha dixhitale po përballen në vende të ndryshme të botës. Google tha se do të bashkëpunojë në hetim, por tha se përdoruesit i kanë të gjitha mjetet për të kontrolluar lehtësisht përdorimin e të dhënave të tyre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.