Ariu zgjohet nga letargjia dhe shëtit vetëm, fotografia virale
Një fotoreporter ka pavdekësuar në Pireneiet franceze një ari të sapodalë nga letargjia telsa shëtit në majat me dëborë
E ndërsa bota ndalet dhe rrugët e qyteteve janë boshe për shkak të urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga Coronavirus (saktësisht Covid-19), në disa qoshe të Tokës natyra vazhdon – për fat të mirë – të zhvillojë kursin e saj.
Kështu, në majat akoma me dëborë në Pirenei, mund të ndodhë që të hasim një spektakël të vërtetë në mbretërinë e kafshëve: një ari i sapozgjuar nga gjumi letargjih duke nisur një shëtitje të ngadaltë nëpër panoramat e shkreta e të mbuluara nga dëbora. Nathan Birrien, një fotoreporter freelence francez, arriti pothuajse me magji të fotografonte këtë event gati unik. Ariu, saktësisht, gjendej në majat malore në rajonin francez të maleve Pirenei (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit).
“Ky ndoshta është një nga takimet më të bukura të të gjithë jetës sime! – ka shkruar Nathan Birrien në faqen e tij në Facebook – Kur Natyra pretendon t’i kthehen të drejtat e saj, kur ajo na ofron momente të një magjie puro!”.
“Një ari i sapodalë nga gjumi letargjik – vazhdon fotografi – rigjen pranverën e tij. Vetëm, në 2800 metra, i rrahur vetëm nga era. Duhet t’i mbrojmë të gjitha këto dhe të respektojmë mjedisin tonë. Një ditë ai do të na shlyejë për respektin që i tregojmë”.
Për revistën franceze ‘20 minutes’, Nathan Birrien nuk heziton të përcaktojë fotografitë e tij të ariut si një nga ” më të papriturat që kam bërë ndonjëherë”, por pranon edhe se talenti – në kësi rastesh – ka pak rëndësi.
“U gjenda në vendin e duhur në kohën e duhur – rrëfen fotografi – dhe pata fat që isha në gjendje ta vëzhgoja për një orë”. Një ekspert për peizazhet malore – si dhe piloti i dronit – Birrien pranoi gjithashtu se nuk ishte gjendur rastësisht aty, por se kishte mësuar nga disa burime se një arush mund të sillej rretheqark nëpër atë zonë. Durimi, në këtë rast, e shpërbleu.