GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Atëherë kur Gattuso donte të largohej nga Milani: “Si më mbyllën në muze Ancelotti dhe Galliani” | Historia

Një histori e shkurtër brenda ambjenteve të Milanit, përmes anekdotave dhe kurioziteteve. A i kujtohet ndokujt ‘strategjia’ e Ancelottit dhe Gallianit për të mbajtur Gattuson?

Ka momente që kalojnë në histori pa u vënë re dhe të tjera që vështirë të fshihen. Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duam ne të shkojnë, rrjedha e ngjarjeve ndonjëherë tronditet nga gjëra të vogla, të mëdha që s’mund t’i kontrollojmë.

Ky prolog ishte për të traguar një anekdotë sa të rëndësishme, aq edhe kurioze për historinë e Milanit. Rridhte viti 2008, viti pas revanshit ndaj Liverpoolit në Champions League. Brenda skuadrës kishte lojtarë sensacionalë që tashmë kishin bërë historinë e klubit, duke fituar gjithçka që ishte për t’u fituar. Vështirë të ecësh përpara kur tashmë i ka arritur të gjitha objektivat e mundshme, mund të ndodhë që dikush mund të vendosë të ndryshojë ajër për të gjetur stimuj të ndryshëm tjetërkund.

Është pikërisht kjo ajo që ndodhi edhe me Gennaro Ivan Gattuso, më shumë se një lojtar për Milanin e atyre kohëve. Një luftëtar, një lider, një që ishte gjithmonë aty në momente vështirësish. Me ish-numrin 8 ndodhi pikërisht ajo që përshkruam më sipër. Negociatat me Bayer Munchen po ecnin mirë, pothuajse ishin të mbyllura, siç rrëfehet nga vetë Gattuso disa vjet më vonë: “Në kohërat e atij Milani unë bëra një budallallëk me Bayern Munchen. Kisha biseduar me drejtuesit dhe ata më kishin bindur të shkoja atje, tek ata. Negociatat me gjermanët dukeshin të mbyllura”. Por çfarë ndodhi, papritmas, që ndryshoi mendimin e ish numrit 8 të rossonerëve? Menduan Adriano Galliani dhe Carlo Ancelotti me një ‘strategji’ krejtësisht të veçantë.

 “Por më pas Carlo Ancelotti dhe Galliani patën një ide të shkëlqyeshme: më mbyllën në muzeun e Milanit, më bënë të kuptoj se kjo ishte shtëpia ime, më bënë të rijetoj sukseset e mëdha, emocionet dhe momentet e kaluara së bashku. Nuk mund t’i tradhtoja tifozat e mi dhe kështu ndryshova mendje. Duhej të qëndroja në San Siro, duhej të vazhdoja të vishja këto ngjyra. Por e di që nuk u kam bërë figurë të mirë me ta, madje në fakt më vjen pak turp. Disa ditë më vonë vendosa të rinovoj me Milanin. Për mua nuk ka qenë kurrë çështje parash, e kam pasur gjithmonë Milanin në zemër”.

Fjalë jo të largëta për njeriun që, në vitin 2017, zëvendësoi Vincenzo Montellën në stolin kuqezi. Pas një viti e gjysmë më shumë se pozitiv, me një Champions League të rrëshqitur nga duart në ndeshjen e fundit të sezonin 2018/2019, marrëdhëniet midis Gattuso dhe klubit u ndërprenë papritur. Vizione të ndryshme dhe të papajtueshme. ‘Ringhio’ vendosi kështu edhe një herë t’i bëjë homazhe klubit më të rëndësishëm të jetës së tij, duke dhënë dorëheqjen menjëherë në mënyrë që të shmangte rëndimin e arkave të Milanit, tashmë në vështirësi të dukshme. Një zotëri, një me Milanin në zemër, një njeri i vërtetë para se të ishte një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një trajner i madh.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More