“Babai im, Roberto Baggio!”: Krenaria e Valentinës, që i ngjan aq shumë kampionit
Njëzetë e tetë vjeçe, me pasionin për jogën, një jetë prej “fëmije” larg vëmendjes së mediave. Kjo është fëmija e parë e ish-futbollistit, që pëlqen të tregojë babain e saj përmes mediave sociale
Roberto Baggio, një Top i Artë, me gola të shënuar në tre Botërorë të ndryshëm, me një pasion të palodhur për futbollin, sot është 52 vjeç. Dhe nuk ka profil social. Sidoqoftë, për të folur për “Bishtalecin” dhe për azhurnimin e fansave të panumërt mendon vajza më e madhe: Valentina, 28 vjeç ka të njejtin vështrim si kampioni. Sepse nëse në fushë ai ishte i famshëm për magjinë, akrobacitë, fanellat e ndryshme të veshura (“një lojtar shihet nga guximi, nga altruizmi, nga fantazia”), ndërsa në jetën private Roby Baggio e ka kaluar pa probleme.
Fiksimi i tij? Andreina Fabbi, me të cilën është martuar në vitin 1999, me të cilën ka tre fëmijë: Valentinën më të madhe, pastaj Mattian dhe Leonardon. Dhe është sërish Valentina ajo tregon për përvjetorin e sapo festuar të prindërve: “7 fejesë, 30 vjet martesë dhe 3 fëmijë! Ndërtoni një familje të lumtur dhe mbani këtë lumturi”, thotë ajo përmes Instagramit, duke ndarë edhe një foto të çiftit. Me babi Robyn ka qenë gjithmonë shumë e lidhur.
Se çdo të thotë të rritesh si “vajza” e tij ajo e ka treguar në një intervistë në Corriere della Sera: “Ka qenë paksa e vështirë, kemi ndryshuar shumë qytete, Milano, Bologna, Vicenza”, shpjegon ajo, duke treguar për një karrierë të jashtëzakonshme, “Shokët e shkollës gjithmonë më kërkonin autogtafe nga babai ndërsa dhe vajzat ishin xheloze, ndërsa unë isha shumë tërhequr, dëshiroja vetëm të studioja”. Nga fëmijëria, kujton udhëtimet me makinë me babanë: “Më shoqëronte shpesh në shkollë dhe vendoste gjithnjë një CD me koret e Boca Juniors”.
Sot Valentina punon si social media manager (e Renzo Rosso, pronar i Diesel), nuk ka ambicie për influencer (“jeta është tjetër gjë”) dhe është një budiste, ashtu si prindërit e saj. Jeton në Milano, është e apasionuar pas yogës dhe Brazilit. Në rrjet përqafon të atin, e quan “mashkulli im”, është shumë krenare për këtë. Që Baggio nuk luan futboll, nuk ka më të dielë.
Materiali është përgatitur nga stafi i GT