GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Bar Refaeli, mama për të tretën herë

Supermodelja, e cila tetorin e kaluar tregoi se po priste një djalë, njoftoi se ka lindur. “Fëmija i tretë në 3.5 vjet”, shkruan, duke treguar veten me një look spitalor

Bar Refaeli, lindjen e djalit të saj të tretë, e njoftoi me një foto. E buzëqeshur, me flokët e mbledhur bisht, e hutuar dhe me veshje spitalore, ajo qëndron në këmbë prapa shtratit, me shishen e serumit përpara fytyrës. “Ky është glami i vërtetë”, ka shkruar në profilin e saj në Instagram, duke njoftuar ardhjen e “fëmijës së tretë në tre vjet e gjysmë”. “Familja është gjithçka dhe jeta është e bukur,” ka shtuar, duke e mbyllur postimin me emoticonin e një zogu të porsalindur.

Se cili është emri i vogëlushit, që e kish njoftuar që më parë se ishte djalë, i pari, nuk e ka treguar. Por urimet, të menjëherëshme online në të gjitha gjuhët e botës, kanë arritur të largojnë kureshtjen.

Supermodelja, e martuar me biznesmenin izraelit Adi Ezra, dukej rrezatuese. Aq e lumtur, në thjeshtësinë e saj, sa gati që nuk u mor njeri për më shumë informacion. Por lajmet nuk do të mungojnë në muajt e ardhshëm, ashtu siç ndodhu me Liv dhe Elle, vajzat përkatësisht, në gusht 2016 dhe tetor 2017.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like