GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Barack Obama, gruas Michelle: “Je ylli im”

Katër fotografi plot dashuri dhe një mesazh i ëmbël: kjo është mënyra sesi ish-Presidenti, përmes mediave sociale, uroi Michelle-n e tij, 56 vjeçe, që i mbushi më 17 janar. Pas 28 vjet martese, një krize të tejkaluar dhe dy vajzave të rritura ata nuk mund të jenë më shumë se kaq të bashkuar

Ka mbushur 56 vjeç në 17 Janar, Michelle Obama, dhe urimet e burrit të saj Barack i erdhën edhe përmes mediave sociale, me një dedikim të veçantë: «Në çdo skenë, je ylli im. Gëzuar ditëlindjen, baby!”, ka shkruar ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, duke postuar në Instagram një kolazh me katër foto bardh e zi, nga ato që të gjithë të dashuruarit të paktën një herë në jetën e tyre kanë bërë.

Të bashkuar, argëtues, kurrë me diçka jo në vendin e duhur, Michelle dhe Barack nuk e humbasin rastin për të treguar dashurinë, sidomos që kur nuk janë më në Shtëpinë e Bardhë.

Duke hequr veshjet institucionale, më të çlirët, ata kanë kthyer faqen edhe në jetën private që kur vajzat iu janë rritur dhe kanë marrë rrugën e kolegjit. Vajza e madhe Malia, 21 vjeç, studion në Harvard, Sasha, 18 vjeç, ka zgjedhur Universitetin e Miçiganit. Dhe pikërisht largimi i vajzës së dytë ka qenë një nga momentet më të vështira për Michelle, siç ka thënë vetë ish-First Lady pak kohë më parë. “Ishte pak emocionuese, por si shumë përvoja të dhjetë viteve të fundit, donim që të ishte sa më e natyrshme. Le ta lemë që të kujdeset vetë për vetveten. Si prindër, një nga gjërat më të rëndësishme që mund t’u japim fëmijëve tanë është liria për të gjetur rrugën e tyre në botë. Ata duhet të kenë hapësira për të qenë të lirë dhe për të eksploruar”.

Me vajzat e tyre larg në pjesën më të madhe të vitit, Michelle dhe Barack kanë gjetur ekuilibra të rinj, e gjithashtu u rigjetën edhe paksa si çift: “Darkojmë vetëm, kalojmë shumë kohë së bashku. Nuk ka as fëmijë dhe as spotlights-a: jemi vetëm ne”, ka thënë ajo në një rast tjetër. Dhe nuk është e vështirë ta besosh, mjafton t’i shikosh.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like