GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Barbara Streisand i dhuron vajzës së George Floyd aksionet e saj në Disney

Këngëtarja dhe aktorja Barbra Streisand ka blerë një paketë aksionesh Disney për Gianna Floyd, vajzën gjashtë vjeçare të afroamerikanit të vrarë nga policia në Minneapolis. “Faleminderit Barbra Streisand për paketën time, tani unë jam një aksioniste e Disney faleminderit ty”, shkruan vajza në llogarinë e saj në Instagram. Nuk dihet se sa është vlera e aksioneve të dhuruara nga ylli. Edhe reperi Kanye West ka ofruar ndihmë financiare për vajzën e George Floyd duke ngritur një fond universitar për të mbuluar shpenzimet e një regjistrimi të mundshëm në kolegj. Texas Southern University ia ka ofruar tashmë të bijës së viktimës një bursë të plotë nëse zgjedh të ndjekë studimet në këtë universitet në të ardhmen.

You might also like