Basha mbledh mbetjet e vulës. Ata që janë larguar e masakrojnë

Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të vulës me qëllimin e vetëm që, pasi u bë kryetar në korrik të gradohej edhe kryetar i një grupi parlamentar në sesion e ardhshëm. Ai do ta hapë sezonin e ri të kuvendit në krye të një organizimi me 9 deputetë përveç tij. Ata të gjithë ishin prezentë në tubimin e kësaj të shtune ku tundeshin flamuj të PD-së, përdorej sigla e saj dhe të gjithë aktronin, sikur qenë trashigimtarë të asaj partie elektorati i së cilës zgjodhi 52 deputetë në garën elektorale të prillit 2021. Gjithësesi nga partia e madhe e dikurshme grupimi i vulës arriti të tubojë një grusht deputetësh si Oriola Pampuri, Andia Ulliri, Merita Bakiu, Kreshnik Collaku, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj, që nuk ishte prezent po e përshëndeti tubimin me video, Eralda Bano, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari.

Ata u treguan se janë të bindur që përfaqësojnë 4254 delegatëqë ishin në sallë nga 5715 që pretendon se ka grupimi i vulës. E bukra është se të gjithë ata që besonin se numrat e Jemin Gjanës, i cili arrin të zbulojë 5 mijë njerëz në një sallë me 2 mijë vende, janë tallur me këtë shfaqe të ndjekësve të Bashës. Gazmend Bardhi, Lefter Gështenja, apo Dash Sula që kanë qenë prezent në kongresin farsë 18 dhjetorit 2021 në pallatin e Kongreseve sot janë vënë në radhë për ta ironizuar shfaqen që e dinë mirë se si organizohet.

Në një postim në Twitter Gazment Bardhi shkroi: “Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme!”

Ai iu drejtua edhe atyre që besojnë akoma se kjo është PD-ja: “Mbi të gjitha, mos e gënjeni veten”.

Edhe Lefter Gështenja e ironizoi të vetëquajturin kryetar duke thënë se “mblodhi Kuvend për të përjashtuar ata me të cilët bërë betejën”. Gështenja iu drejtua Bashës thënë se “të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, s’mund të quhet Parti Demokratike”. “Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s’mund të quhet Partia Demokratike”, shkroi deputeti.

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj të cilin Basha e gradoi nënkryetar të PD-së pasi përjashtoi berishën, por që më pas i kërkoi atij dorëheqjen nga kryetar pas disfatës së 6 marsit, e ka etiketuar estradën e sotme si festë synetllëku. Ai e ka krahasuar dëshirën e Bashës për ti marrë ytë gjitha postet që ka në dorë, me atë të Enver Hoxhës në vitet ’40: “Enver Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeminister, Minister i jashtem dhe i mbrojtjes.

Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u shpall i perjetshem , i pergjithshem dhe mori per vete një mori postesh imagjinare.

Pastaj fap e fap perjashtoi po në menyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turperohet pas 18 vitesh në politike foli per politike të re kunder se vjetres” shkroi Gjekmarkaj.

Ndërsa deputeti tjetër Dash Sula u tall me propozimin që mos ketë një kryeministër me më shumë sesa dy mandate: “kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktikë nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve”. Ai e ka vazhduar ironinë edhe me vendimin e Bashës për tu bërë vetë edhe kryetar grupi paralamentar. “Prandaj spaska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi. Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqendrimi i pushteteve te një individ?!Asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik” ka thënë ai.

Deputeti tjeter, Bledion Nallbati që e konsideron shfaqen e sotme si “Teatri veror shëtitës më i madhi i dekadës” shkruan: 

“Demokratët dhe qytetarët duan të forcohet PD dhe opozita që të mundin Edi Ramën, teatri kërkon të zvoglohet që ti krijojë qetësi Edi Ramës”.

Por ashtu siç e përshkruan ish nënkreytari i zgjedhur prej tij, Gjekmarkaj,Basha nuk pyet fare për këto. Ai vazhdon përpara në luftën kundër politikës së vjetër, i bindur se betaja sapo ka filluar.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.