Basir ÇOLLAKU – Ndarja do e bashkojë PD
PD paska pasur shumë pushtet edhe në opozitë, meqë lufta vijon e ashpër dhe radikale. Nazet duekt se burojnë nga portofolet, sepse halle demokratësh nuk shihen kund. Nëse nuk duan të abshkohen është më mirë të ndahen. Madje sa më shpejt aq më mirë. Nuk ndodh hataja. Nuk duan aspak demokratët të shohin një përballje, se kujt i takojnë më shumë mure dhe metra katrorë, më shumë vula dhe firma, më shumë shoqërues dhe kapardisje. Përvelimi në emër të demokratëve, sin ë vaktin e qoftëlargut në emër të popullit, është një komedi e zezë, e pangrënshme. Justifikimi, argument, akti dhe fakti i shumëpërdorur non grata, nuk bën lindor njërin dhe perëndimor tjetrin, të padashur tjetrin e sevdalli deklaruesin. Kjo nuk është betejë për SHBA-në. Se batërdia e hijeve korruptive duket edhe në vranësi jo vetëm kur ka diell, për çdo kandidat shenjtor me mandat politik. Po të ishit të pikuar për Amerikën, aq sa na e mbani në dorë gjithë ditën sot, as linit mandatet, as braktisnit zgjedhjet në vititn 2019, për të cilat partnerët strategjike, ishin kategorikisht kundër. Mjafton një telefon, një emër, një zyrë portative të jesh fitues, të jesh shumicë, nëse të duan, mbështesin dhe votojnë njerëzit. E kundërta, hekur, beton, kulla, zyra luksi, pa vota pas, të rreshtojnë humbjet, ndarjet, jo fitoret dhe bashkimet. Kalemi elektoral është i kollajshëm në të lexuar. Nuk ka derdimen të gënjehet nga gjyqet e pritshme, drejtësia që do të flaës, e do na ndrisë nesër, me formë të prerë, se deri tani është memece. Shihet forma e prerë e anëtarëve, mbështetësve, votuesve, demokratëve, qytetarëve, kjo është gjykatë që të rrëzon çdo lloj vendimi e të lë si peshk në livadh me shkurre. Gjyqin në një parti politike, e bën anëtarësia me votë. Shpikni ide, alternativa, paltforma, projekte politike, përfaqësues bindës dhe bujrum, ja ku është kutia 12 muaj larg në përballje në vendoret 2023. Nëse Edi Rama e ka fatin e tij të shkruar të thinjet në karrike, sepse gatoi shkërmoqjen e Partisë Demokratike, nga pafatësia e lidershipit, këto kosto nuk kanë përse e paguajnë demokratët. Janë 52 deputetë të votuar në zgjedhjet e 25 prillit për tu përballur me arrogancën, masakrën e qeverisë ndaj parave publike. Për të ushtruar trysni e presion pozitiv ndaj drejtësisë të marrë të pandehur e ndëshkojë keqbërësit, detyruar qeverinë të sillet së paku njëlloj si qeveritë e vendeve përreth në rajon. Nëse nuk ju kërcet për çmimet e naftës, produkteve ushqimore, ku më shumë se gjysma e popullsisë bëhen me dhimbje kokë nga pamundësia, atëherë çfarë dreqin u dashkan mandatet. Kjo sjellje, bën të lëkundet të bindurit dhe jo më të shpresohet se do të binden të lëkundurit. Shoqëria opozitare është më e madhe se partitë opozitare, kjo është shenjë e pamaturisë së partive për harmoninë jo funksionale, raportin e prishur. Berisha është votë shumicë. Nuk ndërron kjo me parrulla. Pamjaftueshmëria për të mundur Ramën vetëm, kë shtyn të ndajë PD? Kërkesa për ta larguar, është kërkesa të mos marrë votat me vetë kur të ikë?? Të lërë votat, port ë ikë vetë? Madje votat, tua lërë atye që e larguan, të bëjë që ata të krekosen mbi refuzimin e demokratëve. Koha është kundër këtij sherri partiak në PD, pavarësisht shkaqevë të arsyeshme apo palogjikshme, të ligjshme apo interesave motivuese. Nëse nuk bashkoheni, ndahuni. Nuk shembet dynjaja. Nga një karrike sa për të ndenjur përballë Ramës në koliben e Kuvendit do e sajoni duke gënjyer demokratë, opozitare, shqiptarë. Ata që do mbeten natyrisht. Raportet e shëndetësiëë së mendimit, se janë të thella këto punë, aleatët, partnerët, demokracia e minuar, partia e bombarduar, nuk janë më shumë se gaz me zhurmë dhe me rigon. Nëse prisni të nisë dasma në PS e të bëheni njësoj, ka kohë. Ai andej kaluar është, apo nuk kontrollon gjithçka ecën e lëviz në Shqipëri. Madje edhe diplomatët..