Basir ÇOLLAKU – Zoti kryeministër, boll u bëtë zëdhënës varrezash, merrni shembull nga homologët në botë
Zoti kryeministër, boll bëre zëdhënësin e varrezave, bëj dhe ndonjë punë të hajrit me ato planet A..B..C..,.se masat do të zbatohen nga njerëzit… Aq e vështirë është bërë për të gjetur kryeministrin, nga koha dyminutëshe kur ai nuk shfaqet në televizion, apo ERTV, fb, online, sa duhet të japim ekskluzive, tre minuta pasi foli për gjithë dynjane?
Dhe problemi është se ai flet si mjek, çfarë duhet të bëhet me këshillat mjekësore.
Çfarë kanë bërë mjekët nëpër botë dhe qeveritë e tjera…
Janë mjekë e infermierë që po kapërcejnë vetveten në sakrifica. Janë policë, e ushtarakë. Ata po!
Po ky?
Ky personalisht.
Ky vetë?
Bën ndonjë punë, përveçse poston video siç ia sjellin nga planete të tjera dhe flet si zëdhënës varrezash?!
I dëgjon homologët nëpër botë si flasin????
E sheh ndonjëherë atë planin ekonomik mbështetës demek..?!
Komunikon me qeveri të vendeve të tjera, të cilat kanë këllqe dhe mjete për të frenuar përhapjen e virusit..?
Në Kinë, në Rusi, në Alaskë, në SHBA, Gjermani, kudo t’i shkrepë e mundësojë shanse më tepër!!
Qoftë edhe te këta vëllezërit e tij në Ankara, apo diku tjetër?!?
Ka ndonjë plan për të mos fikur konsumin, zinxhirin prodhues?
Ka ndërmarrje që munden të punojnë, në kushte e standarde të këshilluara nga mjekët. Munden të eksportojnë. Të tjerë në bujqësi duhet të kultivojnë. Nëse sezoni ikën, nuk mundesh më të mbjellësh digjitalisht, se nuk hahen konferencat e shtypit, as intervistat, as videot nga Algjeria që i shet si spanjolle..!!!
Ndonjë plan nga ato B-të dhe C-të, se me A-në një anemi e gjallë ishte. Si nuk u ndje asnjë nga këta thithësit e buxhetit me koncensione të ofrojë vetë shtyrjen këtë vit të pagesave, meqë kryeministri nuk ua prek dot??
Duhet të dalë vetë nga paniku me projekt dhe veprime konkrete e jo me tallava facebook-u.