BCE: lind ‘Eurep’, më shumë likuiditet për bankat qendrore globale
Eurep, rrjeti mbrojtës kundër pandemisë
BQE lançon Eurep-in, një instrument të ri me të cilin do t’u furnizojë bankave qendrore jashtë Eurozonës likuiditet në euro kundrejt titujve të emërtuar në euro si kolateral. Kjo facility, që i bashkangjitet marrëveshjeve bilaterale ekzistuese të rifinancimit dhe linjave të swap me të cilat BQE furnizon euro ndaj monedhave të tjera (në veçanti jen, franga zvicerane, dollarë, valuta të vendeve nordike), është krijuar si “një rrjet masash paraprake” për t’u përballur me “nevojën për likuiditet në euro për shkak të pandemisë jashtë Eurozonës” dhe do të jetë në dispozicion deri në qershor 2021.
Bëhet fjalë për një hap të mëtejshëm drejt zhvillimit të euros si monedhë globale, në një arenë të mbizotëruar nga dollari, e që inkurajon edhe emisionin dhe shpërndarjen globale të instrumenteve të borxhit të emërtuar në euro.