GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

BE: ‘Të rihapen kufinjtë midis Vendeve me të njëjtën epidemiologji’

Vjena frenon në rihapjen e kufirit me Italinë. Berlini: ‘Është shpejti do t’u hapur me Romën dhe Madridin’

Edi DELIU – “Kufizimet dhe kontrollet e udhëtimit në kufijtë e BE duhet të revokohen gradualisht nëse zhvillimet epidemiologjike vazhdojnë me trendin aktuale pozitiv dhe kur të ketë një nivel mjaftueshëm të ulët. Nëse kjo nuk është menjëherë e mundshme, kufizimet e udhëtimit dhe kontrollet kufitare duhet të hiqen për rajone, zona dhe Shtete anëtare me një evolucion pozitiv dhe një situatë epidemiologjike mjaftueshëm të ngjashme”. Kështu mendon Brukseli për rimëkëmbjen e lirisë së lëvizjes. Kur një Vend vendos të heqë kufizimet në kufijtë e tij, i hap dyert të gjithë qytetarëve të shteteve të BE që ndodhen në të njëjtën situatë epidemiologjike, pa diskriminime në bazë shtetësie apo pasaporte. Kjo u shpjegua nga Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, e cila nënvizon rëndësinë e koordinimit në nivelin evropian. “Por – thotë Komisionerja – një Shtet mund të vendosë të hapë edhe vetëm një pjesë të kufijve të tij”.

Von der Leyen, Evropa po rihapet hap pas hapi

“Evropa po rihapet hap pas hapi. Sot Komisioni i BE-së ofroi një udhëzues se si të rifillojnë udhëtimet në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjëshme për të ringritur turizmin evropian në këmbë”. E pohoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Twitter.

Austri dhe Gjermania të kujdesshme

Vjena frenohet përsa i përket rihapjes së kufirit me Italinë. “Në disa Vende, si Italia dhe Spanja, janë akoma në fuqi kufizimet e brendshme të udhëtimit. Për këtë arsye, mbyllja e kufijve për udhëtarët mund të zgjasë pak më shumë”. Kështu tha ministrja austriake e Turizmit, Elisabeth Koestinger. “Gjithçka do të varet nga shkalla e infeksionit”, shtoi eksponentja e partisë popullore në një intervistë me radion Orf, duke parashikuar në fakt rihapjen në kohë të kufijve me Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Gjermaninë.

“Objektivi i qeverisë gjermane është të rihapë kufijtë deri në 15 qershor”. Këtë e thotë ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer gjatë një konference për shtyp në Berlin. “Gjermania do të hapë kufijtë me Luksemburgun duke filluar nga e shtuna, 16 maj”, njoftoi ai ndër të tjera. Dhe do të jetë e gatshme të bëjë të njëjtën gjë me Danimarkën, shtoi ai, sapo Kopenhaga të ketë kryer konsultimet e saj me vendet fqinje. “Franca, Austria dhe Zvicra besojnë se është ende shumë herët për të hapur kufijtë me Italinë dhe Spanjën, sepse janë vende shumë të prekura nga Coronavirus” – tha ministri Seehofer, duke iu përgjigjur një pyetjeje. U ra dakord pra që edhe pas 15 majit do të ketë akoma hyrje nga Spanja dhe Italia.

Rregullat për transportin

“Në këtë moment nuk rekomandojmë posaçërisht pasjen e vendeve e zbrazëta në aeroplanë”, si masë sigurie e lidhur me kontrollimin e infeksionit Covid-19, “megjithatë ju rekomandojmë vënien e një maske dhe pajisje të tjera mbrojtëse, si për pasagjerët, ashtu edhe për ekuipazhin, kemi vendosur protokolle të tjera që kanë të bëjnë me barkimin dhe zbarkimin e udhëtarëve”. Kështu tha Komisionerja e BE-së për Transportin, Adina Valean, duke prezantuar udhëzimet e Ekzekutivit komunitar për të mundësuar rifillimin e transporteve në Evropë. Valean e justifikoi zgjedhjen e Komisionit duke thënë se “nga njëra anë e dimë se aeroplanët kanë pajisje të caktuara sigurie”, të lidhura veçanërisht me sistemet e ventilimit, “dhe nga ana tjetër sektori ka përvojë të madhe në zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe rregulloreve”.

EASA (Agjensia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit) dhe ECDC (Agjensia e BE për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) do të paraqesin “në javët e ardhshme” udhëzime të mëtejshme teknike për të “lehtësuar një qasje të koordinuar si dhe për të ndihmuar autoritetet kombëtare”. Lexohet në komunikimin e Komisionit. Ndaloni shitjen në bord të ushqimeve, pijeve dhe produkteve të tjera për të kufizuar kontaktin fizik në minimum; inkurajoni udhëtarët të blejnë bileta në internet; zvogëloni numrin e njerëzve në bordin e mjeteve të transportit për të lehtësuar distancimin shoqëror dhe, kur kjo nuk është e mundur, të aplikoni masa shtesë siç është detyrimi për të veshur maska mbrojtëse; pajisini punonjësit e sektorit me material mbrojtës të përshtatshëm; të promovohet instalimi i barrierave midis pasagjerëve dhe drejtuesve të avionëve; vendosni në dispozicion xhel dezinfektues si në transportin publik ashtu edhe nëpër qendra siç janë stacionet dhe aeroportet: këto janë disa nga masat e rekomanduara nga Komisioni Evropian për të garantuar sigurinë e transportit publik në BE gjatë muajve të ardhshëm. Komisioni i BE-së më pas rekomandon heqjen e kufizimeve për transportin individual si makina, moto dhe biçikleta, “sapo situata e shëndetit publik ta lejojë”.

Në komunikimin e tij, ekzekutivi komunitar detajon një numër masash specifike për secilën mënyrë të transportit por, në përgjithësi, bën thirrje që të merren masa të ngjashme në vendet e nisjes dhe mbërritjes së mjeteve të transportit, “për të shmangur që udhëtimet të bëhen tepër të ndërlikuara deri edhe e pamundura”. Ndër rekomandimet evropiane është edhe heqje nga stacionet, portet dhe aeroportet të stolave, tavolinave dhe gjithçkaje që mund të inkurajojë tubimet e personave, “ose të paktën risistemimin e tyre për të siguruar një distancim adekuat”. Gjithashtu, kërkohet që të mos lejohet hipja e pasagjerëve në autobusë dhe tramvaje nga dyert e përparme, më të afërtat me shoferët dhe të lejohen pasagjerët të trageteve që udhëtojnë në distanca të shkurtra të qëndrojnë brenda automjeteve të tyre (kur është e mundur të garantohet masat e sigurisë). Ndërsa operatorëve dhe menaxherëve të qendrave u kërkohet të kenë protokolle specifike për të izoluar menjëherë pasagjerët që dyshohen se janë infektuar me koronavirus.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More