Edi DELIU – Ishte Paul që njoftoi fundin më 10 Prill 1970. Por nuk ishte vetëm “faji” i Yoko Ono-s, të gjithë kontribuan në vendim. Si njerëz normalë, ata ishin grindur dhe pas “Abbey Road” grupi kishte mbërritur në finish
Ç’ditë e trishtë 10 prilli 1970! Për shumë njerëz, atëherë, pesëdhjetë vjet më parë, ishte dita kur mbaroi rinia, dita që u rizgjuan nga ëndrra, dita kur me të vërtetë mbaruan vitet gjashtëdhjetë, me ëndrrat e tyre për revolucion, ndryshim, bukuri dhe mrelli. Ishte dita kur Beatles, zyrtarisht, u ndanë. “Paul is quitting The Beatles”, shkruante në faqen e parë Daily Mirror, duke i mëshuar fort titullit të kësaj ngjarjeje, duke marrë lajm nga disa përgjigje batuta të McCartney ndaj pyetjeve të një gazetari të tabloidit, shkruar për të promovuar daljen albumit të tij të parë solo. Po largohej nga Beatles “për arsye personale dhe profesionale” dhe historia përfundoi zyrtarisht.
“Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band ‘, albumi i tetë i Beatles’ u publikua në 1 qershor 1967. Prodhuar nga George Martin, është kryevepër Fab4 dhe një nga konceptet më të rëndësishme të muzikës, duke kombinuar zgjidhje të shkëlqyera të tingullit me një grafik, atë të kopertinës, ultrapop. Ai fitoi katër Grammys në 1967 dhe shiti 32 milion kopje në të gjithë botën. Shitjet nuk tregojnë asnjë shenjë ndalese ende edhe sot e kësaj dite.
Beatles në dhjetë vitet e mëparshëm, kishin ndryshuar fytyrën e të gjithë muzikës popullore, kishin ndryshuar modën, zakonet, politikën, spiritualitetin, tregun, e kishin bërë Timothy Leary-n të shkruante: “Beatles janë mesia. Prototipet e një race të re njerëzish të lirë e të gëzueshëm. Agjentët e evolucionit të dërguar nga Zoti, të pajisur me fuqi misterioze dhe të aftë për t’i dhënë jetë një specie të re qeniesh njerëzore”. Por, në fakt, si njerëzit normalë, ata ishin grindur dhe grupi, i dashur nga miliona fansa në mbarë botën, kishte marrë fund.
Shkaqet e shpërbërjes? Pak a shumë si në një roman të Agatha Christie, ” Murder on the Orient Express” e për të qenë më të saktë, fajtorë janë të gjithë (përveç Hercule Poirot natyrisht), secili i dha goditjen e tij personale me thikë trupit Beatlesian duke kontribuar në vdekjen e tij, askush nuk ka goditur më shumë. Fajtor ishte, pa dyshim, John Lennon. “Isha duke pritur një arsye për të lënë Beatles qysh kur luajta në How I Won the War (Si fitova luftën). Nuk kisha kurajo për ta bërë”, tha në një intervistë historike në 1980, pak përpara largimit nga jeta. Dhe është një fakt që, po të duam të sillemi nëpër kronologjinë e ngjarjeve, ishte ai i pari që njoftoi largimin e tij nga banda, në vitin 1969. Pra mund të themi, pa pikë dyshimi, se Beatles morën fund kur John u largua nga tre të tjerët. Edhe pse ai nuk e bëri publik këtë lajm, me kërkesën e Paul dhe menaxherit Allen Klein, ishin akoma shumë disqe që do të dilnin, ishte ende një film dhe mjaft punë për t’u bërë. Pra, teknikisht, Beatles ishin ende të bashkuar.
Pesëdhjetë vjet pas largimit të papritur nga skena të Fab Four të Liverpoolit, mbërrijnë në ekranin e madh dy filma mbërrijnë që shenjtërojnë Beatlesmaninë nga këndvështrime të ndryshme. I pari është një film epoke, klasiku “A Hard Day’s Night”, filmi i parë me Beatles si protagonistë, premiera botërore e të cilit u zhvillua në mbrëmjen e 6 korrikut 1964, në Pavilion të Londrës. Filmi do të rikthehet nëpër salla në një version të restauruar 4K me audio të rimasterizuar për tre ditë: 9, 10 dhe 11 qershor. Filmi tjetër i paparë ndonjëherë deri më sot është “Sekretaria e Beatles” që tregon historinë e Freda Kelly, përgjegjësja e fan klubit të Beatles që prej origjinës. Pritet zbresë në sallat e kinema vetëm për një ditë, më 27 maj
Të bashkuar? Fjalë e madhe kjo, që nga koha e ‘White album’ gjërat nuk po shkonin më në drejtimin e duhur, dhe ai që e duronte më pak situatën që ishte krijuar (John i lidhur me Yoko është gjithnjë e më tej e më larg tre të tjerëve, Ringo ishte i izoluar, edhe pse nuk kishte arsye reale tensionimi me asnjë, Paul që prirej të merrte në dorë frenat e band-it në një mënyrë shpesh autoritare) ishte George, i cili për më tepër vuante nga mungesa e hapësirës së vërtetë kompozicionale, e mbizotëruar nga “duopoli” Lennon & McCartney. A ishte ai shkaku i shpërbërjes? Epo, po të donim të hetonim mirë, do të na duhet të themi se pjesa e përgjegjësisë së Xhorxhit është e madhe, “udhëtimi” i tij i brendshëm dhe shpirtëror bëri që ai të kishte interesa dhe pasione të ndryshme nga ato të tre të tjerëve, ishte ai i pari që gjeti shokë të tjerë të udhëtimit (Ravi Shankar dhe më pas Bob Dylan), ishte ai më i interesuari në projektet e tjera (qoftë si muzikant, dy albume të bëra në 1969, ashtu dhe si prodhues), ishte ai që vuante më shumë stërfuqinë e McCartney-t.
Paul McCartney: “Kur Beatles u ndanë rashë në depresion “
Sherri historik me Paul gjatë regjistrimeve të Let it Be do të mbetet në histori. Po, Paul. Ai pati një rol jo indiferent në fund, madke, ishte pikërisht ai, në padijeni të tre të tjerve, që njoftoi publikisht fundin e grupit, duke shkaktuar reagimin e ashpër të John, George dhe Ringos (anekdota, asnjëherë e konfirmuar e atyre të treve që gjuanin me gurë në dritaret e Paul-it mbeten legjendare). Ishte ai, pra, që zyrtarisht shpërndau grupin edhe në aspektin juridik, duke paditur tre të tjerët për të ndërprerë kontratat që i lidhnin. Dhe ishte ai që u nda nga të tjerët kur bëhej fjalë për të zgjedhur menaxherin e ri të grupit, atë që do të zëvendësonte Brian Epstein: Macca donte babanë e gruas së tij Linda, tre të tjerët donin Allen Klein. Dhe ishte ai që vendosi të nxjerrë albumin e tij të parë solo para publikimit të Let it be. Jo pak, pra.
Ka dalë në një ankand për 30 mijë dollarë nga Pr Auctions of Boston një letër e vitit 1971 dërguar nga John Lennon për Linda dhe Paul McCartney, një vit pas shpërbërjes së grupit. Marrëdhëniet midis të dyve janë prishur dhe tensioni në fjalët e John është i dukshëm: ”Po lexoja letrën tuaj dhe po pyesja se cili fans i irrituar, i moshës së mesme të Beatles kishte shkruar atë?”, lexuam në fillim të letrës së shtypur me makinë “Pjesa në lidhje me “i kënaqur me veten e tij që nuk kuptohet se kush po dëmton” shpresoj t’ju bëjë të kuptoni se çfarë muti ju dhe pjesa tjetër e miqve të mi “të dashur dhe altruistë” keni derdhur mbi mua dhe Yoko, që kur kemi qenë bashkë. Po, kemi ndryshuar botën, por zbrit nga disku yt i artë dhe fluturo. Nuk turpërohem për Beatles (i krijova vetë), por kam turp për një pjesë të mutit që kemi hedhur poshtë për t’i bërë të mëdhenj dhe mendova se e shikonim të gjithë në të njejtën mënyrë, për shumë arësye, por padyshim që nuk është kështu”, shton. Teksti përfundon me një post-scriptum mbi mungesën e Yoko Ono midis dërguesve të letrës dërguar Paul dhe Linda. Artistja japoneze, partnerja e Lennon, është akuzuar prej kohësh si shkaku i ndarjes të grupit. Në një intervistë të kohës kur Paul McCartney e mohoi këtë tezë duke shpjeguar se Johnin nga grupi e pati larguar Allen Klein, menaxheri i Fab Four që kishte zëvendësuar Brian Epstein pas vdekjes së tij në 1967.
Por shumë, për shumë vite, kanë konsideruar se kërcënimi i shpërthimit të grupit ndoshta ishte ndezur nga Yoko Ono. Nuk ka dyshim se ardhja e Yoko-s kontribuoi shumë për ta bërë Lennon-in të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj grupit, dhe gjithëpërfshirja e saj në regjistrime, në takime, në çdo rast kur ata ishin të katër bashkë, sigurisht që ka kontribuuar për të prishur dinamikën e brendshme të kuartetit që vazhdonte përpara prej vitesh. Kështu pra, është “edhe” faji i saj.
Beatlemania dhe legjendat: pasqyra dhe vdekja e Paul McCartney
Siç është pa dyshim edhe faji i Linda McCartney, e cila mbërriti në skenë pak a shumë në të njëjtën kohë me Yoko, e cila e çoi Paul në një drejtim tjetër nga ai që kishin të katërt, atëherë kur gratë e secilit kishin pak peshë në vendimet kolektive. Linda e shtyn Paul drejt autonomisë jo më pak se Yoko shtyn John, dhe se ndikimi i saj mbi Paul është parë si negativ nga të tjerët, kjo dëshmohet nga disa letra të vitit 1971 nga John që lënë pak dyshime.
Të gjithë fajtorë atëherë? Ndoshta jo, mbase Beatles, pavarësisht atyre që të tre sherraxhinjtë kryesore thanë, Poli, Xhoni dhe Xhorxhi më vonë, nuk do të shpërbëheshin menjëherë, mbase edhe do të kishte ndodhur, sidoqoftë, por jo domosdoshmërisht në 10 Prill 1970. të shumta janë shenjat që tregojn se jo gjithçka ishte realisht e humbur, para të gjithëve një album, Abbey Road, i fundit i regjistruar nga grupi, disa muaj para shpërbërjes, një disk perfekt, në të cilin të katër shpirtrat bëhen edhe një herë një, në të cilin niveli muzikor është i jashtëzakonshëm dhe tingulli, impakti, emocioni, janë tronditës. Një album i bërë nga një band kohezive dhe e fortë, krejt tjetër tërheqjeve apo “detyrimit” për të punuar së bashku. Pastaj janë regjistrimet, ato të publikuara jo shumë kohë më parë, të rigjetura nga Mark Lewisohn, historiani dhe arkivisti më i akredituar i beatlesian në botë, të realizuara në shtator 1969, kur tanimë Beatles kishin luajtur së bashku për herë të fundit dhe Abbey Road ishte gati të për t’u publikuar.
Abbey Road 49 vjet më vonë: Paul McCartney në shiritat më të famshëm në histori
Ringo Starr ishte në spital dhe nuk ishte në gjendje të merrte pjesë takimin me tre të tjerët në zyrat e Apple në Savile Row, në Londër. “Ringo, nuk mund të jesh këtu, por kjo do të të bëjë ta dëgjosh atë që po diskutojmë”, do të thoshte Lennon, duke ndezur regjistratorin. E më pas, Lennon u propozon të tjerëve të regjistrojnë një album të ri, i gjë që e hedh poshtë teorinë sipas së cilës të gjithë patën ranë dakord që Abbey Road do të ishte projekti i tyre i fundit së bashku. Lennon propozon një album në të cilin George të ishte i barabartë me të tjerët, katër këngë për secilin dhe dy për Starr. Në audio John shpjegon se ishte e drejtë marrë fund “kompania” Lennon-McCartney dhe t’i jepej secilit haka. Vështirë të imagjinohet, pra, një bandë e shkatërruar, një grup gati për t’u ndarë, gjë që çon sërish në përfundimin se ishte McCartney ai që përshpejtoi shpërbërjen e grupit. Fakt, për më tepër, i konfirmuar edhe nga bashkëpunimet që të tjerët kishin midis tyre, John, George dhe Ringo, janë të tre në albumin debutues të Lennon, të nxjerrë në dhjetor 1970, ndërsa McCartney është vetëm me Lindën në albumin e tij të solo i cili del përpara Let it Be dhe nuk ka asnjë nga Beatles të tjerë gjithashtu në Ram të nxjerrë në 1971.
Ron Howard tregon për Beatles në ‘Eight Days A Week’
Sido që të ketë ndodhur, kushdo që të jetë “fajtori”, mbetet fakti që pesëdhjetë vjet më parë fabula e mrekullueshme beatlesiane shkroi fjalën fund. Dhe bota humbiste ngjyrat, tingujt, atmosferat, ëndrrat, utopitë, deliret, marrëzitë, pasionet, që Beatles i kishin dhënë një gjenerate të tërë, vitet Gjashtëdhjetë u zhdukën me ta, dhe gjithçka nga ai moment e tutje do të ishte shumë më ndryshe. Por, me një avantazh, me një pasuri. Kjo për të bërë të mundur të vazhdohet me dëgjimin e disqeve të tyre, për të kënduar këngët e tyre, për të mundur të kuptojmë ende mesazhin e paqes, dashurisë, miqësisë, revolucionit, ndryshimit, përparimit që Beatles kanë ndarë me botën. Dhe ende vazhdojnë të ndajnë, sepse ende, edhe pesëdhjetë vjet pas përfundimit të historisë së tyre, muzika e tyre është ende e gjallë dhe është ende në gjendje t’i emocionojë ata që e zbulojnë për herë të parë ose ata që e njohin atë me zemër dhe nuk mund të bëjnë kurrë pa të.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Edi DELIU