Beatles në Liverpul – Një hartë për ‘pelegrinazhin’ perfekt “Fab Four”
Nëse për faj të pandemisë nuk mund të bëni një udhëtim në Liverpool, për të vizituar vendet ku katër baronët e ardhshëm kanë hedhur hapat e tyre të parë (muzikorë dhe jo vetëm), ne do të kujdesemi për këtë gjë!
Shtëpia e fëmijërisë së Pol McCartney
20 Forthlin Road, L18 9TN
Këtu gjendet shtëpia ku familja e Polit u zhvendos kur ai ishte vetëm 13 vjeç, në vitin 1955. Dhe do të ishte po këtu që vitin pasardhës, duke luajtur në pianon e familjes, adoleshenti McCartney skicoi një draft të parë të ‘When I’m Sixty-Four’. Më vonë, së bashku me Xhon Lenon, shkroi dhe provoi mbi 100 këngë, duke përfshirë edhe këngën e parë të Beatles, ‘Love me Do’.
Strawberry Field – kopshti i ish-jetimores
16 Beaconsfield Road, L25 6EJ
Jetimorja e Ushtrisë së Shpëtimit ndodhej afër shtëpisë së teze Nini, ku Lenon u rrit. Duket se Xhoni i vogël shpesh ngjitej mbi murin që ndante shtëpinë e tezes të tij nga kjo strukturë, i dëshiruar për të luajtur me fëmijët që ishin brenda ndërtesës.

Shtëpia e fëmijërisë së Xhon Lenon
Mendips, 251 Menlove Avenue, L25 75A
Nga 5 deri në 22 vjeç, Xhon Lenon jetoi me teze Mimin dhe xhaxha George në Menlove Avenue. Pikërisht këtu ai kompozoi ‘Please Please Me’, duke e provuar dhe përsëritur bashkë me Pol në verandën e shtëpisë.
Penny Lane L18
Rruga periferike e Liverpool që frymëzoi këngën me të njejtin titull. Poli filloi të këndonte pikërisht në korrin e kishës së Shën Barnabas në Penny Lane dhe po këtu u ai dhe Xhoni u njohën, duke pritur për autobusin që të çon për në qendër të qytetit. Për shumë vite emri i rrugës pikturohej në mure, sepse pllakatet vidheshin vazhdimisht!

Liverpool College of Art
68 Hope Street, L1 7AY
Xhoni takoi këtu gruan e tij të parë, Cynthia Powell dhe një tjetër student premtues të artit, të quajtur Stuart Sutcliffe. Ishte Xhoni që nxiti Stuartin të blejë një bas, me të ardhurat nga shitja e pikturave të tij. Sutcliffe ishte anëtari i pestë i Beatles, por vdiq në 1962 në rrethana që konsiderohen të diskutueshme ende edhe sot.
The Cavern
10 Mathew Street, L2 6RE
Quarrymen (proto-Beatles) luajti në Cavern Club qysh në vitin 1957. bëhej fjalë për bodrumin e një depozite të vjetër frutash, që bëhet legjendë që kur emri është i lidhur pandashmërisht me Magnificent Four. The Beatles luajti atje 292 herë, midis 9 shkurtit 1961 (kur për t’i parë kushtonte vetëm 5 stërlina) dhe 3 gusht 1963 (kur duheshin 300 £ për biletën). Ishin duke kënduar në Cavern që Brian Epstein i pa për herë të parë: takimi magjik u zhvillua gjatë një shfaqje ditore, për të qenë të saktë në një pushim dreke në 9 nëntor 1961.
