GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Bella Hadid, femra më e bukur në botë… sipas matematikës

Për të nxjerrë fituesen ka menduar ekuacioni grek ‘Golden Ratio’, i cili llogarit bukurinë sipas disa standardeve dhe match-i i Më të Bukurës është tepër i lartë

Bota ka një mbretëreshë të re dhe emri i saj është Bella Hadid. Një nga vajzat më të ndjekura të globit nuk është më mbretëreshë vetëm falë thashethemeve të historisë së saj të dashurisë on/off me The Weeknd por ajo është tashmë gruaja më e bukur në botë edhe sipas një renditje që ndjek modelin grek të bukurisë dhe perfeksionit të tipareve të fytyrës.

Në këtë renditje, motra e vogël e Gigi Hadid mundi Beyoncé, që u rendit vetëm e dyta, e ndjekur nga aktoret Amber Heard dhe nga Ariana Grande në vendin e katërt. Po ti je dakord? Bukuria klasike e Bella dhe tiparet e fytyrës dhe syve të saj arritën shkallën më të kartë të pikëzimit në klasifikimin e Golden Ratio of Beauty, që llogarit Beauty Phi, një lloj koeficienti matematikor me të cilin grekët e lashtë vendosnin nëse një grua e përfaqësonte bukurinë në kuptimin absolut.

Studimi u krye nga Dr. Julian De Silva, ekspert i kozmesit dhe drejtues i Centre For Advanced Facial Cosmetic & Plastic Surgery në Londër. E nëse emri nuk duket i ri për ju ndodh sepse është i njëjti doktor që ka krahasuar Meghan Markle dhe Kate Middleton, duke zgjedhur si një bukuri unike dhe të paharrueshme Dukeshën e Sussex që për nga tiparet e fytyrës mbërrinte kuocientin e Beauti Phi më të lartë se kunata.

Në këtë klasifikim të re për gratë më tërheqëse të botës është Bella ajo që ia ka arritur, duke mposhtur Beyoncé për pako gjë: në llogaritjen e Beauty Phi, vlejnë pozicioni dhe distanca e syve, madhësinë e buzëve dhe detajet të tjera të vogla që sipas grekëve përfaqësonin bukurinë absolute. Edhe pse për të mbështetur këtë teori ka statistika – madje edhe Leonardo da Vinci shfrytëzoi ekuacionin për të vizatuar ‘Njeriu Vitruvian’ – mbase me bukurinë femërore diskutimi mund bëhet më i gjerë. Sot koncepti është më fluid dhe papërsosmëritë e vogla që dikur konsideroheshin të dwmshme, sot i japin shije një fytyre dhe një trupi duke e bërë atë unike: Grekët do të kenë gjetur edhe formulën e bukurisë, por ne kemi zbuluar se si ta heqim dhe ta bëjmë përsëri!

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

Ju gjithashtu mund të pëlqeni