Bella Hadid, “në kontakt me ish të dashurin”: flashback me The Weeknd?
Pas Gigi, që është ribashkuar me Zayn Malik dhe tani po pret një fëmijë, duket se edhe motra e saj më e vogël po ribashkohet me partnerin historik, me të cilin i kishte mbyllur raportet verën e kaluar
Laura DANI – Qenka “ves” familjar! Pas Gigi Hadid dhe dashurisë së rigjetur me partnerin historik Zayn Malik, duket se edhe motra më e vogël, Bella, po i rivendos marrëdhëniet me ish të dashurin e saj, këngëtarin The Weeknd, me emrin Abel Makkonen Tesfaye: “Javët e fundit çifti ka rifilluar të flasë përsëri”, janë fjalët e raportuara nga revista US Weekly. “Pas prishjes së vjetshme në verës, janë rivënë sërisht në kontakt”.
Po, sepse gushtin e kaluar Bella Hadid dhe The Weeknd dukeshin të vendosur për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre rreth katër vjeçare, tërhiq e mos këput. U njohën në vitin 2015, kur ajo mori pjesë në videoklipin e “In the night”, këngën e tij të famshme, e përfshirë në albumin “Beauty Behind the Madness”. Por, në nëntor 2016, diçka nuk pati funksionuar dhe të dy thanë lamtumirë për herë të parë.
Madje, disa muaj më vonë, artisti kanadez filloi të frekuentojë kolegen Selena Gomez, duke e bërë të tërbohet modelen amerikane. Duke u rikthyer aty ku e kishin lënë në pranverën e vitit 2018, në kohë rekord: “Kanë rigjetur njëri-tjetrin, tani nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri”, profetizoi dikush. Por gabonte: në verën e 2019, një tjetër ndarje, e etiketuar nga të tjerë si “përfundimtare”.
“Janë me raporte të mira, ai i dërgoi urimet e tij për ditëlindje por nuk ka mundësi që ata të rikthehen së bashku”, njoftonte një burim i E! News. E mohuar pjesërisht nga US Weekly katër muaj më parë, para fillimit të lockdown: “Bella është e përqendruar në karrierën e saj”, shpjegoi një insider. “Nuk po frekuenton askënd, por ende provon diçka për The Weeknd. Kush e di se çfarë do të ndodhë”.
Ndoshta duke parë barkun e motrës së saj Gigi, e cili po pret një vajzë me partnerin e saj pas një marrëdhënie të gjatë on-off, mund ta ketë bindur Bella të bënte – edhe ajo – një rikthim sentimental.