GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Beteja e re për 5G-në evropiane pas përjashtimit të Huawei

Javët e fundit kanë parë Vendet evropiane të vënë në dyshim lidhjet ekonomike dhe strategjike me kompaninë lider kineze në rrjetet 5G, Huawei, në emër të nevojave që lidhen me sigurinë kombëtare dhe presioneve amerikane në rritje.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministrit Boris Johnson iu desh të bënte një kthesë tek U-ja pas zgjedhjeve të fundit dhe, duke konfirmuar varësinë strategjike të Londrës nga Uashingtoni, së bashku me qeverinë e tij, ka pranuar vendimet antikineze të grupeve të ndryshme të Partisë Konservatore duke përjashtuar plotësisht gjigandi e Shenzen nga rrjetet nacionale 5G; në Itali, Telekom ka përjashtuar Huawei nga tenderat për ndërtimin e rrjetit të ri, ndërsa sipas Huffington Post, qeveria Conte do të ishte e gatshme për një zgjidhje të ndërmjetme. Për të qenë të saktë, përqendrimi në garancitë e ofruara nga golden power për të mbrojtur asetet kritike dhe për të hartuar kërkesa të rrepta në drejtim të sigurive cybersecurity dhe garancive operative që lidhin kompanitë e huaja.

Kontrollimi i Huawei në skenarë të caktuar dhe hapja më e madhe e garantuar për të në raste të tjera, siç është ajo gjermane, hap një lojë komplekse që do të ketë pasoja të rëndësishme si në frontin e zhvillimit teknologjik ashtu edhe në atë të aleancave strategjike dhe industriale. Do të ketë aktorë të detyruar të ridizajnojnë zinxhirët e tyre të vlerave, prodhues evropianë të gatshëm të rrëmbejnë topin në fushë dhe konvergjenca të reja midis grupeve nga vende të ndryshme. Për shembull, British Telecom do të duhet të marrë parasysh rritjen e kostove dhe ngadalësimet për të kapërcyer fazën aktuale që karakterizohet nga marrëdhëniet me Huawei.

Sipas asaj që theksohet në StartMag, “Nokia dhe Ericsson duhet të jenë kompanitë që do të përfitojnë më shumë nga lamtumira e kinezëve, si prodhues të të njëjtave teknologji për 5G. Sidoqoftë, të dy, prodhojnë një pjesë të përbërësve të tyre për 5G në Kinë, dhe Panda Electronics, kompani e kontrolluar nga Ericsson, administron me Huawei një impiant të prodhimit të materialeve 5G në Nanjing”. Kompania finlandeze dhe homologu suedez janë sot për sot kompanitë më strategjike që kultivojnë mundësinë e një autonomie strategjike evropiane për 5G. E nëse nga njëra anë një hapësirë e tepërt e dhënë Huawei për sa i përket depërtimit në tregun dixhital komunitar mund të krijojë tensione në frontin e marrëdhënieve transatlantike, nga ana tjetër edhe duke u mbështetur lehtësisht tek operatorët amerikanë si Verizon dhe Cisco nuk do të përfaqësonte një opsion të vlefshme në kushtet e bashkëjetesës ekonomike, garancishë prodhuese dhe perspektivash për sovranitetin teknologjik.

Raste si ai i paditur nga Edward Snowden tregojnë se Evropa është gjithashtu një objektiv i mundshëm për inteligjencën dhe operacionet e spiunazhit nga përtej Atlantikut; rrjeti 5G gjithashtu do të revolucionarizojë komunikimet dhe flukset e të dhënave në shumë këndvështrime, duke u imponuar atyre një përshpejtim të gjerë dhe nevojën për të qeverisur në nivel sistematik proceset për ruajtjen dhe shfrytëzimin e tyre. Si rezultat, do të krijohet një treg i madh i induksionuar dhe shumë filtra prodhues që do të garantojnë punësim dhe vlerë të shtuar për ekonomitë kombëtare në të gjithë Evropën, të cilat do të ftohen për të qenë pjesë e zinxhirit të vlerës në një mënyrë strategjike. Kompani si Ericsonn dhe Nokia mund të jenë polet tërheqëse kryesore, duke pasur parasysh aleancat e tyre të strukturuara (Nokia bashkëpunon me Deutsche Telekom dhe ka një shumicë të aksioneve në frëncezen Alcatel Lucent, Ericson furnizon me pjesë gjigandët amerikanë me të cilët punon në pozita të barabartë), por mundësitë mund të zgjerohen në nivel kontinental.

Në Itali, Telekom ka aftësitë dhe kompetencat e nevojshme, falë një historie që daton që nga epoka e artë e Stet, ndërtuese infrastrukturore kabllore rrjetesh dhe kabllosh në shkallë globale, për një kulturë menaxheriale të revolucionit dixhital shprehëse e së cilës është departamenti i avancuar i kërkimeve mbi inteligjencën artificiale të drejtuar nga Marina Geymonat dhe planifikimi afatgjatë, e garantuar nga aleanca e fundit me Vodafone për ndërtimin e kullave 5G. Evropa është në mes të një loje epokale dhe Vendet e saj mund ta luajnë atë me forcën dhe njohuritë e disponueshme, pa ndonjë nënshtrim politik apo material. Ridimensionimi i peshës së Huawei pra shfaq si rreziqet (rritje të kostove, çekuilibër të tepruar të qendrës gravitacionale atlantikase, humbje të kontratave në favor të kompanive amerikane) ashtu dhe mundësitë (perspektiva industriale, zhvillimi i zinxhirëve furnizues evropianë, pavarësia strategjike në fushën teknologjike). Vendet kanë për detyrë të menaxhojnë në mënyrën më të mirë, duke shmangur tundimin për të hequr dorë sërish nga lojërat e rëndësishme mbi ekuilibrin global. / Materiali u përgatit nga gazetatjeter.com


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More