GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Black Panther, “superheroi” Chadwick Boseman, vdes në moshën 43 vjeçare

Interpretuesi i mbretit T’Challa po luftonte prej vitit 2016 me kancerin, por kishte vazhduar të punonte me filma të mëdhenj të Hollivudit

Chadwick Boseman – ylli i “Black Panther” një prej filmave me superheronj të targuar Marvel – ka vdekur në moshën 43 vjeç, prej kancerit. Aktori, i cili nuk kishte folur kurrë publikisht për sëmundjen e tij – i diagnostikuar për herë të parë në 2016 – kishte vazhduar të punonte në filmat kryesorë të Hollivudit. “Ishte nderi i karrierës së tij t’i jepte jetë mbretit T’Challa tek Black Panther”, thuhet në një deklaratë të postuar në llogaritë e mediave sociale të Boseman. “Ai vdiq në shtëpinë e tij, me gruan dhe të gjithë familjen e tij në krah”. Boseman mban edhe një rekord: ka luajtur superheroin e parë të zi Marvel me “Black Panther” në 2018.

Filmi, i vendosur në mbretërinë e trilluar afrikane të Wakanda, është vlerësua shumë nga kritikët dhe publiku, duke u bërë filmi i parë i lindur nga një seri me kartona që është nominuar për Filmin më të Mirë në Oskar e duke fituar mbi 1 miliard dollarë në të gjithë botën.

Në fillim të karrierës së tij, Boseman ka interpretuar ikonën “black” të bejsbollit Jackie Robinson në “42” dhe James Brown në “Get on Up”. Kohët e fundit u shfaq edhe në “From 5 Bloods” të Spike Lee dhe është protagonist në sequel të “Black Panther”, dalja e të cilit është parashikuar të ndodhë në 2022. “Një luftëtar i vërtetë, Chadwick ka qëndruar këmbëngulës në gjithçka”, lexohet në një deklaratë të familjes, duke mundur të marrë pjesë në projekte të mëdha kinematografike “mes operacionesh të panumërta dhe ciklesh të kimioterapisë”.

Lajmi për ikjen e tij të parakohshme u prit me dëshpërim nga kolegët aktorë dhe fansat: Aktorja Brie Larson, protagoniste tek “Captain Marvel” ka postuar një zemër të thyer në Twitter, duke shkruar “nuk do të harrohesh kurrë”. Ndërsa kolegu Dwayne Johnson: “Pushofsh në paqe, të faleminderit për dritën tënde dhe që e ndave talentin tënd me botën”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni