Bota (bërthamore) që ndan Putin dhe Biden

U fol shumë për hakerat, për shkëmbimet e spiunëve, ndërhyrjet, miqësitë dhe armiqësitë, por Joe dhe Vladimir janë dy dhelpra të vjetra të marrëdhënieve ndërkombëtare, e njohin njëri-tjetrin, e peshojnë me sy njëri-tjetrin, kanë frikë nga njëri-tjetri dhe, në fund të fundit, edhe pse ndodhen në brigjet e kundërta (demokracia dhe autokracia, Atlantiku dhe Euroazia) në fund të fundit e respektojnë njëri-tjetrin

Midis Joe Biden dhe Vladimir Putin është në mes bota. Në skenën e Gjenevës është një glob i madh i artë që ndan liderat e dy fuqive bërthamore. Formati i raundeve është vendosur, së pari në një rreth të kufizuar vetëm me ministrat e jashtëm (dhe përkthyesit), pastaj i zgjeruar, në Villa La Grange, ku u nënshkrua edhe konventa e parë e Gjenevës më 1864 dhe nga ku Papa Pali VI bëri u bëri apel fuqitë bërthamore të shndërrohen në “arkitektë bujarë të paqes”. Edhe sot, ajo që ka rëndësi është radioaktive, sepse në tryezë, ose më saktë një tryezë e vogël, me lule të bardha në qendër, e cila i ndan dy liderët, ka mbushje bërthamore dhe raketa.

U fol shumë për hakerat, për shkëmbimet e spiunëve, për ndërhyrjet, për miqësitë dhe armiqësitë, por Joe dhe Vladimir janë dy dhelpra të vjetra të marrëdhënieve ndërkombëtare, e njohin njëri-tjetrin, e peshojnë me sy njëri-tjetrin, kanë frikë nga njëri-tjetri dhe, edhe pse ndodhen në brigjet e kundërta (demokracia dhe autokracia, Atlantiku dhe Euroazia) në fund të fundit e respektojnë njëri-tjetrin

Sepse samiti lind nga një gjendje domosdoshmërie (“marrëdhëniet janë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave”, nënvizon Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në samitin e Brukselit) por është vetë Biden që i bën homazh Putinit: “Është një kundërshtar i denjë”. Në Shtëpinë e Bardhë e dinë mirë se pa Rusinë nuk mund të ketë një rend të ri botëror post-pandemik dhe Kremlini e di po aq mirë se Amerika nuk mund të injorohet.

Ndokush do të thoshte se është e njëjta histori e vjetër e konfrontimit midis pishtarit të lirisë dhe ariut rus, por në një botë që po del nga emergjenca e koronavirusit, skenari duhet të azhurnohet. Pika e parë janë mbushjet bërthamore, traktatet e mospërhapjes që kanë skaduar apo janë për t’u rinovuar. Sipas të dhënave më të fundit të azhurnuara 48 orë më parë nga Sipri (Stockholm International Peace Research Institute – Instituti Ndërkombëtar i Studimit të Paqes në Stokholm), Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë 90% të forcave bërthamore globale.

Sipas SIPRI, “të dy i kushtojnë rëndësi në rritje energjisë bërthamore në strategjinë e tyre të sigurisë kombëtare”. Më 2021, Shtetet e Bashkuara krenohen me 5,550 mbushje bërthamore, krahasuar me 6,255 ruse. Nga këto, Amerika ka 1,800 të vendosur (tashmë të bashkangjitura me raketa apo të vendosura në baza ushtarake me forca operacionale), ndërsa Rusia ka 1,625.

Mbushje të tjera bërthamore përdoren si rezervë strategjike, ose janë tërhequr në pritje të çaktivizimit. Ky është korniza mbi të cilën përballen të dyja fuqitë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që Biden dhe Putin të arrijnë në një marrëveshje. Të dy nuk do të heqin dorë nga arsenalet e tyre, por një kufizimi dhe një program kufizimi është i nevojshëm për të shmangur një rrugëtim jashtë kontrollit.

Në këtë kontekst në Gjenevë, të dy presidentët mund të gjenin gjuhën e përbashkët mbi dosjen iraniane: Biden synon të eleminojë sezonin e kontrollit të ashpër të hapur nga Donald Trump (duke dalë nga Jcpoa), Putin është një nga krerët e shtetit i aftë për t’i dhënë kartat me regjimin e ajatollahëve të Teheranit. Përveç kësaj, klubi bërthamor është një klub në të cilin bëjnë pjesë të tjera vende.

Para së gjithash, Kina, e cila ka në zhvillim një program modernizimi dhe zgjerimi të armëve bërthamore (Pekini ka 350 mbushje bërthamore) dhe Xi Jinping në një mjedis tensioni të lartë (shih Tajvanin dhe Detin e Kinës) me siguri do ta përdorë Bombën si armë të presionit diplomatik.

Në nënkontinentin Indian nuk duhet harruar tensioni i vazhdueshëm midis Indisë dhe Pakistanit, dy fuqive të tjera bërthamore që sipas numrave të SIPRI kanë përkatësisht 156 dhe 165 mbushje bërthamore në dispozicion. Në Lindjen e Mesme në skakierë nuk mund të harrohen 90 mbushje bërthamore të Izraelit që, edhe me qeverinë e re dhe me fundin e mbretërimit të Bibi Netanyahu-t, ka ripërsëritën armiqësinë ndaj një marrëveshje bërthamore iraniane dhe afirmojnë autonominë e tyre të ndërhyrjes kundër Teheranit në rast përshkallëzi të procesit të pasurimit të uraniumit për qëllime ushtarake. Dhe në fund, dilema e madhe: arsenali i Kim Jong-un, bomba atomike e Koresë së Veriut, askush nuk i di me siguri numrat, por SIPRI vlerëson të jetë e mundur që kokat bërthamore në atë vend të shkojnë midis 40 dhe 50.

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë përballë këtij kuadri. Numri i përgjithshëm i mbushjeve bërthamore operacionale është rritur këtë vit në 3,825 kundrejt 3,720 vitin e kaluar. Ato janë rritur, pavarësisht traktateve dhe deklaratat e liderëve parashikojnë zvogëlimin e tyre. Shumica e këtyre mbushjeve bërthamore, rreth dy mijë, janë në një gjendje ‘alert-i’ operative dhe janë nën komandën e gjeneralëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në Gjenevë Biden buzëqesh dhe i ka këmbët e kryqëzuara, Putin është i relaksuar, me duart në gjunjë, por mbi supet e tyre është ai glob që i ndan, janë fatet e botës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.