BQE ngre normën e interesit në nivelin më të lartë që prej vitit 2001

Eurotower ka çuar në uljen e kostos së parave me 4% dhe e beson “shumë të mundshme” një rritje të re në korrik. Është rritja e tetë në një vit: “Inflacion shumë i lartë dhe perspektivat e rritjes të pasigurta”
BQE rrit sërish normat e interesit me 0.25% dhe e konsideron “shumë të mundshme” një rritje të re në korrik. Inflacioni do të mbetet “shumë i lartë” për një periudhë “të zgjatur” kohore dhe perspektivat për rritje janë “të pasigurta”, me rreziqe të forta që rrjedhin nga lufta në Ukrainë dhe tensionet gjeopolitike.
Këshilli Drejtues i BQE-së, thuhet në shënim, ka vendosur të rrisë me 25 pikë bazë tre normat e interesit të referencës së BQE-së. Ndërkaq, normat mbi operacionet e rifinancimit kryesor, mbi operacionet e rifinancimit marxhinal dhe mbi depozitat në bankën qendrore do të rriten përkatësisht në 4.00%, 4.25% dhe 3.50%, me efekt nga 21 qershor 2023.
Tetë herë rritje në më pak se një vit
BQE nuk ndalet, ndryshe nga Fed, dhe zgjedh kështu të rrisë sërish normat e interesit me 25 pikë bazë, duke i sjellë në nivelin më të lartë që nga viti 2001.
Bëhet fjalë për rritja e tetë rresht që nga korriku i vitit 2022, ndryshe thënë pak muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Fed ka bërë dhjetë rritje përpara se të bënte një pauzë, ndërsa BQE mund të shkojë edhe më tej në mbledhjet e ardhshme të bordit mbi politikën monetare duke pasur parasysh normën ende të lartë të inflacionit.
Parashikimet mbi inflacionin
Ekspertët e Eurosistemit presin që inflacioni total të jetë mesatarisht 5.4% më 2023, 3.0% në 2024 dhe 2.2% në 2025″. Ata gjithashtu i kanë riparë në rritje projeksionet për inflacionin në neto të komponentëve ushqimorë, veçanërisht për këtë vit dhe vitin tjetër, për shkak të rritjeve të papritura të së kaluarës dhe implikimet e fuqisë së tregut të punës për ritmin e dezinflacionit.
Më 2023 do të qëndronte pra në 5.1%, përpara se të tkurret në 3.0% më 2024 dhe në 2.3% më 2025. Rishikohen me tendence drejt uljes edhe projeksionet për rritjen ekonomike për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke indikuar tani një normë rritjeje prej 0.9% më 2023 ( nga +1.0% në mars), 1.5% më 2024 dhe 1.6% në 2025.
Lagarde: “Rritje e dobët në afat të shkurtër”
“Ka të ngjarë që rritja ekonomike të mbetet e dobët në afat të shkurtër, por që do të forcohet gjatë vitit falë rënies së inflacionit,” tha presidentja e BQE, Christine Lagarde, në konferencën e zakonshme për shtyp në Frankfurt. “Megjithatë, perspektivat për rritjen ekonomike – ka shtuar – mbeten shumë të paqarta. Rreziqet përfshijnë luftën e pajustifikueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe një rritje të tensioneve më të gjera gjeopolitike që mund të copëzojnë tregtinë globale”.
Eurotower, pra, është e vendosur të vazhdojë me rritjen e normës, nuk do të ndalojë dhe nuk do të sillet si Fed: “Ka ende punë për të bërë”. “Nëse nuk ka ndryshime substanciale në linjën tonë bazën, ka shumë të ngjarë që të vazhdojmë t’i rrisim normat në korrik, gjë që ndoshta nuk është një surprizë,” shpjegoi Lagarde. “A kemi mbaruar? A e kemi mbaruar udhëtimin? Jo – ka këmbëngulur – kemi ende rrugë për të bërë? Po”.
Vazhdohet me blerjet e aksioneve
Lagarde ka dashur të nënvizojë gjithashtu edhe se “kishte një konsensus shumë të gjerë” në vendimin për rritjen e normave të interesit në një diskutim “harmonik dhe shumë të thellë”. Është konfirmuar edhe përfundimi i riinvestimeve në kuadër të Programit të Blerjes së Aseteve duke filluar nga korriku 2023: ky i fundit, ka shtoi, “duhet të absorbohet mirë nga tregjet”.
Vendimet e BQE-së diktohen nga inflacioni ende agresiv: çmimet e konsumit “nuk po bien sa duhet – tha Lagarde – dhe do të jemi kufizues për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të siguruar që t’ia arrijmë qëllimin. Sipas parametrave aktualë, 2.2% në 2025 nuk është e kënaqshme dhe as në kohën e duhur. Kjo është arsyeja pse po marrim vendimet që sot”.
Megjithatë, theksoi ajo, BQE “do të vazhdojë të ndjekë një qasje të drejtuar nga të dhënat për të përcaktuar një nivel dhe kohëzgjatje të përshtatshme të kufizimit”. Në veçanti, vendimet për normat e interesit “do të vazhdojnë të bazohen në vlerësimin e tij për perspektivën e inflacionit, duke konsideruar të dhënat më të fundit ekonomike dhe financiare, dinamikën bazë të inflacionit dhe intensitetin e transmetimit të politikës monetare”.
Së fundi, vëmendje e madhe për tregun e punës. “Ajo që ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe të zbërthejmë më së miri – përfundoi Lagarde – është e gjithë enigma e tregut të punës që, siç thashë, po luan një rol kritik pasi shumë shërbime – të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë tonë – janë në intensitet të pune dhe pagat, nga ky këndvështrim, luajnë një rol themelor”.