Camilla Parker Bowles, nga e dashura e princit Charles të Anglisë, tek nëna mbretëreshë e ardhshme
Camilla Parker Bowles lindi në 17 korrik 1947. Kate dhe Meghan me bashkëshortët e tyre injoruan ditëlindjen e gruas së Karlos. Por Dukesha e Cornwall nuk shqetësohet për këtë. Në fund të fundit, ajo arriti atë që donte dhe Pallati me fisnikët e tij e kanë pranuar tashmë. Edhe pse spektri i Dianës do të jetë gjithnjë atyre anëve
Camilla Parker Bowles një ikonë bukurie?
Ne marrim guximin ta përkufizojmë kështu Dukeshën e Cornwall, edhe pse ka bërë të paktën dy burra që të kthejnë kokën pas saj: burri i parë dhe babai i fëmijëve të saj, Andrew Parker Bowles, dhe ai aktual, Princi Karli, i cili për hir të dashirisë së saj largoi të ëmblën Lady Diana. Sot më shumë se 70 vjeç, Camilla po përjeton një rini të re. Dhe shtypi britanik nuk mund të mos e vinte re se sa është përmirësuar në pamje. Nga ana tjetër, ajo më në fund e zbuloi sekretin e sekretit të formës së rinovuar fizike: çdo ditë praktikon disa yoga dhe pilates, të shkëlqyera për t’i mbajtur elastikë muskujt.
Camilla Parker Bowles për herë të parë ka folur për love story-n e saj me princin Karl të Anglisë
Në një intervistë të gjatë me të përjavshmen You del Mail on Sunday, ajo ka rrëfyer se kishte përjetuar një makth të vërtetë për shkak të dashurisë së saj për mbretin e ardhshëm të Anglisë. Camilla në fakt është konsideruar për një kohë të gjatë si “rottweiler” që prishi martesën e Karlit dhe Dianës, princeshës së njerëzve, e cila ndërroi jetë në mënyrë tragjike në 31 gusht 1997
Camilla tregon prapaskenat e dhimbshme të marrëdhënies së saj me Karlin:
“Nuk mund të dilja jashtë, isha i burgosur në shtëpinë time. Ka qenë me të vërtetë e tmerrshme. Nuk do t‘ja uroja një gjë të tillë as armikut tim më të keq.” Dukesha ka thënë se ajo e shfrytëzoi atë periudhë “burgu” për të lexuar dhe mësuar të pikturonte, dy pasione që i ndan me bashkëshortin e saj. Fatmirësisht krah saj kishte fëmijët Laura dhe Tom nga martesa e tij e mëparshme me Andrew Parker Bowles, nga i cili u divorcua në 1995.
Tani makthi ka kaluar. Karli dhe Kamila janë burrë e grua që nga 9 korriku 2005.
Por jeta e Dukeshës edhe tani nuk është e lehtë për shkak të angazhimeve të shumta në të cilat ajo duhet të marrë pjesë. Ajo thotë: “Jetoj me adrenalinë. Në mëngjes zgjohesh me mendimin se nuk mund t’ja dalësh dot, por më pas e bën, duhet ta bësh. Nëse je një person pozitiv është më e lehtë. Njerëzit janë gjithmonë si një gotë gjysmë e mbushur ose gjysmë e zbrazët. Unë mendoj pozitivisht”.
Kamila sot është pefrektshmërisht e integruar në në familjen mbretërore.
Madje edhe Elizabeth e ka pranuar tashmë. Dukesha, megjithatë, nuk dëshiron të flasë për rolin e saj të ardhshëm si mbretëreshë, ende në diskutim për shkak të divorcit. Por ka mundësi që rregullat e Oborrit të ndryshojnë.
Camilla dhe burri i saj i parë Andrew Parker Bowles në 1992.
Të dy u martuan në 4 korrik 1973. Në dasëm ishte i pranishëm edhe Princi Karl, një mik i çiftit dhe i dashuri i nuses tashmë. Marrëdhënia e tyre do të vazhdojë edhe gjatë martesave të tyre përkatëse. Karli është gjithashtu kumbari i Tom dhe Laura, fëmijëve që Camilla ka me burrin e saj të parë që nga i cili u nda në 1995
Kamila me Dianën në 1980
Princesha e njerëzve ka deklaruar se gjatë kohës së saj me Karlin, kanë qenë të martuar treshe: ajo, Karli dhe Kamila. Lady D. u divorcua nga Princi i Uellsit në 1996, megjithëse ata ishin të ndarë që nga viti 1992
Rivalja e re e Kamilës është Kate Middleton, gruaja e princit William.
Duket se nuk rrjedh gjak i mirë mes të dyjave, veçanërisht sepse Dukesha e Cornwall duket se është xheloze për Lady Middleton e cila mund t’i merrte fronin.
Camilla Parker Bowles lindi në 17 korrik 1947 në Londër.
Babai i tij Bruce Shand (1917–2006) ishte një oficer i ushtrisë britanike që u bë një tregtar vere si dhe rob lufte në Luftën e Dytë Botërore që mori Kryqin Ushtarak me Bar