Çfarë ka realisht pas galaktikës Black Lives Matter UK
Protestat e egra në Shtetet e Bashkuara nga lëvizja Black Lives Matter në emër të antiracizmit dhe padrejtësisë sociale pas vdekjes së George Floyd kanë arritur përtej Atlantikut, edhe pse për momentin me dimensione shumë më të vogla dhe kanë përfshirë disa qytete të Madh Brittany mes të cilave Londrën, Leeds, Coventry, Newcastle, Manchester, Oxford dhe Glasgow.
Qershorin e kaluar në Bristol statuja e Edward Colston (një tregtar që jetoi në shekullin XVII dhe i përfshirë në tregtinë e skllevërve) u rrëzua nga demonstruesit, u hodh në ujë dhe u zëvendësua me atë të Jen Reed, një figurë e shquar e lëvizjen BLM përtej Detit, për t’u hequr disa orë më pas nga autoritetet.
Pati gjithashtu një seri manifestimesh dhe tubimesh veçanërisht të dhunshme në këndvështrimin verbal dhe simbolik në Oxford dhe Brixton, rrethinë në jug të Londrës të e banuar kryesisht nga emigrantë afrikanë dhe qytetarë britanikë me origjinë karaibike dhe afrikane.
Në disa raste, manifestimet kanë degjeneruar në përplasje me forcat e rendit dhe grupet e djathta, siç është raportuar nga BBC qershorin që shkoi.
Është e qartë se kontekstet amerikane dhe britanike janë shumë të ndryshme si për nga madhësia, nga intensiteti dhe nga dhuna e protestave.
Aktualisht në Britaninë e Madhe as nuk është përafruar niveli i gravitetit të arritur në SHBA dhe me një situatë që rrezikon të ndizet më tej në prag të zgjedhjeve presidenciale në nëntor.
Sidoqoftë, situata britanike nuk duhet nënvlerësuar pasi janë të gjitha kushtet për një rritje të nivelit të dhunës që, nëse për momentin është e kufizuar, kryesisht verbale dhe figurative, siç është përshëmbull parada e stilit paraushtarak, në stilin “Black Panthers” amerikan, e mbajtur në Brixton para pak më shumë se një muaji, mund të rritet lehtësisht në një përpjekje për të imituar situatat përtej-Oqeanit.
Galaksia kaotike Black Lives Matter UK
Një nga problemet kryesore përsa i përket Black Lives Matter UK është i lidhur me faktin se nuk bëhet fjalë për një lëvizje pak a shumë të konturuar dhe me një strukturë të qartë, por më tepër duket si një galaksi kaotike e grupeve dhe pranive të web-it, shpesh të shoqëruara nga anëtarë të cilët edhe pse ekspozohen në publik, nuk figurojnë si liderë. Grupe të ndryshme pretendojnë të veprojnë në mënyrë autonome dhe të mos jenë të lidhur me njëri-tjetrin.
Një shembull i mjaft i dukshëm është dallimi midis Black Lives Matter Movement UK dhe Black Lives Matter UK: dy site dhe dy grupe mjaft të dallueshëm, megjithëse shumë të ngjashme për sa i përket URL-së së sitit, objektivave, sloganeve dhe ngjyrave, deri në atë pikë sa gjenerojnë lehtësisht konfuzioni nëse nuk analizohen dy realitetet virtuale me kujdesin e duhur.
Në rastin e sitit të dytë web, është interesante se si BLM UK e bën të qartë në faqen kryesore të saj se në asnjë mënyrë nuk është e lidhur me Black Lives Matter USA dhe as me Black Lives Matter Coalition UK.
Gjithnjë në faqen kryesore tregohet gjithashtu se UK BLM Coalition nuk ka një faqe zyrtare në internet për të drejtuar publikun dhe se për informacion mbi protestat e organizuara nga BLM është e nevojshme të kontaktohen grupe të tjera, të pavarura nëpër zona të ndryshme.
Midis grupeve të ndryshme BLM në zonë, janë identifikuar ata të Leeds dhe Oxford, të dy aktivë me iniciativa të ngjashme dhe me të njëjtin simbol, atë të grushtit të majtë të ngritur.
Është pastaj faqja web që kontribuon për financimin e lëvizjes, e treguar në llogarinë Twitter BlackLivesMatterUK e lidhur me UK BLM Coalition, siç tregohet në faqen kryesore të Black Lives Matter UK: “WE ARE NOT AFFILIATED TO THE BLM COALITION GROUP USING: Twitter:@ukblm or Instagram:blmuk *We DO NOT have gofundme page. They do”.
Domethënë, një koalicion pa asnjë faqe web zyrtare dhe asnjë “charity” të regjistruar. Në këtë pikë, kontribuesit me të drejtë mund të pyesin se në cilat xhepa përfundojnë donacionet (mbi 1,204,000 £ në datë 6 shtatori 2020).
Një grup tjetër aktiv në protestat e BLM është “Tribe Named Athari”, aktiv në Twitter dhe Facebook, por pa një faqe interneti (ashtu si dhe dy grupet BLM të Leeds dhe Oxford), i vetëquajtur në Facebook si “lëvizja rinore për çlirimin e zezakëve dhe për drejtësi racore të arritur përmes shërimit, aksionit të drejtpërdrejtë dhe edukimit radikal”.
3 korrikun e kaluar, web siti i Black Lives Matter Movement UK e prezantonte grupin “Athari” nëpërmjet një postimi në faqen e tyre të internetit, duke e treguar atë si ish-LDNBLM, asgjë përveçse London Black Lives Matter.
Një tjetër grup veçanërisht aktiv në Twitter rezulton të jetë All Black Lives UK – ABLUK, i cili u mblodh të dielën e 6 shtatorit në College Green, Bristol dhe i treguar nga shtypi lokal si i pranishëm gjatë rrëzimit të statujës së Edward Colston.
Një konfuzion i madh, pra, ndoshta jo i rastësishëm, i gjeneruar nga krijimi i grupeve të ndryshme, shumë të ngjashëm mes tyre, në më të shumtën e herëve më aktiv me faqet sociale sesa me web sitet, pa ndonjë seli referimi apo lider të njohur, por me karakteristika mëse të largëta për t’i përcaktuar si “grupe spontane”.
Një strategji e mundshme e kaosit organizativ synon ta bëjë më komplekse kornizimin e lëvizjes.
Ideologjia marksiste dhe maoiste pas BML UK
Lëvizja Black Lives Matter lindi në Shtetet e Bashkuara me synimin për të promovuar drejtësinë racore por, duke i shkuar pak më thellë, nuk është e vështirë të identifikosh një seri idesh qartësisht marksiste, maoiste dhe antikapitaliste që në disa raste rrëshkasin në anarkizëm të plotë, një aspekt i ekspozuar tashmë shkurtimisht në kontekstin amerikan dhe gjerësisht i pranishëm edhe në kontekstin britanik.
Nuk është e nevojshme të përmendim slloganet e ndryshme të lëshuara gjatë manifestimeve, por mjafton të shkosh në faqen web të lartpërmendur të mbledhjes së fondeve ku Black Lives Matter UK deklarohet qartë se dëshiron të “çmontojë kapitalizmin” dhe edhe “strukturat e shtetit që dëmtojnë zezakët”.
Idetë të shpërndara edhe nëpërmjet postimeve në Twitter ku BLM UK kërkon mbylljen e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit për emigrantët e paligjshëm (struktura të përkufizuara si raciste), zvogëlimin e fondeve për policinë dhe heqjen e kufijve.
BLM pastaj lëshohet kundër masës “stop and search”, persekutimeve të kryera nga policia me synimin për të zvogëluar agresionet nga arma e bardhë, gjithnjë e më të shpeshta në Britaninë e Madhe.
Pastaj është citati All Black Lives UK i cili shkon përtej shfuqizimit të “stop and search”, dhe shkon aq larg sa të bëjë thirrje për t’i dhënë fund “luftës ndaj bandave” nga policia duke qenë “raciste” dhe abrogimin e “Metropolitan Police gang violence matrix”, një mjet themelor për luftën kundër bandave që për vite me rradhë gjakosin rrugët britanike.
Nuk mund të mungojë “dekolonizimi i planprogrameve shkollore” me përfshirjen në të të teksteve “të zeza” dhe me “një shpjegim të duhur të kolonializmit” (E përshtatshme sipas kujt? Kush e vendos këtë?)
Ndër të tjera, është kurioze se si BLM dhe BLM UK lëshohen kundër kapitalizmit kur ata vetë janë të parët që shesin produkte online si bluza dhe filxhanë kafeje, si në rastin e grupit Leeds.
Figura e Sasha Johnson
Pavarësisht vështirësisë për të identifikuar figurat e vërteta që spikasin pas BLM UK, janë disa personazhe kontrovers që sidoqoftë kanë tërhequr vëmendjen e mediave, si për shembull Sasha Johnson, e shfaq në disa raste me mikrofon në dorë dhe me veshje paramilitare të zeza, duke bërë thirrje për luftë kundër kapitalizmit, krijimin e milicive të zeza (“we need a black militia”) dhe krahasimin e policisë me KKK; jo vetëm kaq, sepse në një moment të caktuar Johnson kërkon edhe një “Palestinë të Lirë” dhe thotë “mos lejoni që anjë hebre t’ju mbyllë gojën”, e gjitha e filmuar video.
Në një rast tjetër, gjatë një interviste, Johnson arriti deri në fyerjen e bashkëbiseduesit të saj (me ngjyrë) i cili kishte guxuar ta kundërshtonte, duke e kërcënuar se do ja tregonte qejfin jashtë ndërtesës.
Fillimisht informacionei për Sasha Johnson ishte shumë i kufizuar dhe dukej pothuajse e zhdukur në askund, por duke shkuar më thellë doli se ajo kishte një rol kryesor brenda BLM-Oxford si dhe në frekuentimin e qarqeve marksiste pranë universitetit të mirënjohur të qytetit.
BLM-Oxford ndër të tjera kishte përfunduar edhe herq të tjera në qendër të polemikave për një pikturë murale antisemite, e denoncuar më pas nga Jewish Chronicle si edhe nga këshilltari liberal-demokrat i South Oxfordshire, Alexandrine Kantor.
Sasha Johnson rezulton të jetë pronar e një biznesi të vogël me restorant në 148 Cowley Road, “Oxford Kitchen”, në periferinë jug-lindore; jo rastësish faqja në Facebook e lokalit shfaq një fletushkë për të mbështetur të ashtuquajturin “black business” të firmosur nga BLM Oxford.
Fletushka gjendet edhe në llogarinë Twitter të të njëjtit grup. Me pak fjalë, sipërmarrësja e vogël Johnson do të përmbysë kapitalizmin, por në të njëjtën kohë promovon “biznesin me ngjyrë”.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA