Charlène e Monakos, një princeshë kundër gjahtarët pa leje
Princesha fluturoi në Afrikën e Jugut, vendin e saj të origjinës, për të mbrojtur rinocerontët që rrezikojnë të zhduken për shkak të gjuetisë pa leje. Një udhëtim i dokumentuar në profilin e saj në Instagram
Ku ishte Charlène e Monakos teksa Princi Albert dhe binjakët Jacques dhe Gabriella bënin tifozllëk në ePrix të Formula E që u zhvillua të dielën, më 9 maj në rrugët e Montekarlos? Patën pyetur veten të gjithë, dhe tani princesha, përmes profilit të saj në Instagram, na e ka dhënë përgjigjen: ishte në Afrikën e Jugut për të shpëtuar rinocerontë nga gjahtarët pa leje.
Ish notarja është kthyer në vendin e saj të origjinës për të ndjekur më nga afër aktivitetet e Born Free Foundation, fondacionit të saj për mbrojtjen e kafshëve. Dhe duke qenë se gjuetia pa leje është ende shumë e zakonshme në Afrikën e Jugut ka zgjedhur t’i përkushtohet çështjes duke postuar në Instagram imazhe të ndryshme të këtyre kafshëve që rrezikojnë zhdukjen. Një kilogram nga brirët e tyre – që në Afrikë dhe vende të tjera në botë janë simbol i pasurisë dhe fuqisë – shitet nga 60,000 deri në 80,000 dollarë.
Charlène është fotografuar e gjitha në të gjelbër ushtarake, nga Christian Sperka, një fotograf profesionist që punon për Wildlife. Në një nga imazhet, ndoshta më e forta e shërbimit, shihet princesha duke përqafuar një rinoceront të plagosur. E shoqëruar me një mesazh: “Faleminderit që nuk na harroni”.