GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Charlene e Monakos rrezatuese: kthimi në publik në krah të Albertit

Foto e re nga Charlene e Monakos: Princesha pozon me burrin e saj Albert, dhe kohërat kur nuk buzëqeshte duken të largëta

Laura DANI – Rikthehet dhe shkëlqen Charlene e bukur e Monakos: për Princeshën gjithmonë të trishtuar, duket se ka filluar një periudhë e re plot angazhime dhe dritë. Biondja sh-notare, që muajt e fundit u kishte dhuruar ndjekësve të saj disa foto sugjestionuese të fëmijëve të saj, është rikthyer të pozojë me burrin e saj, Albertin e Monakos.

Një foto që duket se konfirmon zërat se të dy janë më pranë se kurrë. Sipas kronikës rozë monegaske, periudha që Alberti i Monakos iu desh të kalonte larg Charlene dhe fëmijëve të tij, i mbyllur për një muaj në Roc Angel, ka shërbyer për ta t’i rizbuluar atij dashurinë e vjetër që i bashkonte.

Kjo dashuri e rizbuluar nënvizohet edhe nga fakti se sapo u shërua, Princi Albert vrapoi për në Roc Angel, për t’u bashkuar me familjen e tij. Që atëherë, sovrani është larguar prej Charlene vetëm në raste të domosdoshmërisë absolute madje ka rizbuluar edhe kënaqësinë e lojës me binjakët Jacques e Gabriella.

Alberto menaxhont krah për krah me të shoqen disa çështje të rëndësishme, përfshirë shpërndarjen e testeve në Monako për të parandaluar rikthimin e emergjencës shëndetësore. Dhe është duke mbështur edhe fondacionin bamirës të Charlene, i cili po punon për të prodhuar dhe shpërndarë maska për të gjithë monegaskët.

Dëshmi e këtij bashkëpunimi midis bashkëshortëve është edhe fotografia e publikuar nga Charlene: të dy shfaqen së bashku për lançimin e një fushate të re të Princess Charlene Foundation në Afrikën e Jugut. Kjo iniciativë ka lindur pikërisht nga një bashkim i ideve të Albertit dhe Charlene: të mobilizohemi për Afrikën e Jugut, vendin e origjinës së Charlene dhe t’i dhurohet një vend për në Grand Prix të Monaco 2021, një pasion i madh për Alberto.

Pavarësisht pranisë së maskave, Alberti dhe Charlene shfaqen të buzëqeshur dhe të qetë, përveçse më të afërt se kurrë. Pothuajse duket sikur shihet gjithë ajo ëmbëlsi që kishte munguar deri më tani dhe që kishin shkaktuar një trishtim të thellë tek Charlene. Madje edhe slogani i krijuar për fushatën duket romantik:

We are strong together!

Ne jemi më të fortë së bashku!, thotë Charlene. A mund të jetë një referencë edhe për marrëdhëniet e rigjetura me burrin e saj? Padyshim që fansat e saj mezi presin të shohin buzëqeshjen e saj të mrekullueshme, tani për tani të fshehur nën maskë.

You might also like