GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

CIA, një Russiagate të re kundër Trump

Rikthehet histeria e pashmangshme anti-ruse pak javë para zgjedhjeve presidenciale nw SHBA. Nuk mjaftoi hetimi mbi Russiagate, i cili përfundoi me asgjë: tani, sipas një dokumenti shumë sekret të CIA-s, botuar nga i zakonshmi Washington Post, do të ishte vetë presidenti rus Vladimir Putin dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë që “me siguri po drejtojnë” një operacion të jashtëm që synon të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve amerikane duke vepruar kundër kandidatit demokrat.

Për gazetën e madhe pranë demokratëve flasin të zakonshmet “burimet anonime”. Siç raporton Adnkronos, sipas burimeve anonime, më 31 gusht CIA ka qarkulluar një vlerësim në lidhje me përpjekjet që po bëhen nga Rusia për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit. Ky dokument ishte i përfshirë në një raport të brendshëm, i mbuluar nga konfidencialiteti maksimal, i quajtur CIA Worldwide Intelligence Review.

Vlerësimi është bë mbi input-in e National Security Agency dhe FBI-së dhe mbi bazën e dhjetëra e dhjetra informacioneve të marra nga burime të inteligjencës.

Ai përmban detaje të analizës së kryer mbi aktivitetet e parlamentarit ukrainas Andriy Derkach për të shpërndarë informacionit denigrues për Biden brenda Shteteve të Bashkuara përmes lobeve, Kongresit, mediave dhe njerëzve të afërt me presidentin.

“Ne besojmë se Presidenti Vladimir Putin dhe zyrtarët më të lartë rusë janë në dijeni dhe ka të ngjarë të drejtojnë operacionet ruse që synojnë denigrimin e ish zëvendëspresidentit dhe nxitjen e trazirave përpara zgjedhjeve të nëntorit”, thuhet në hyrje të dokumentit.

Vlerësimi nuk citon në emër Giulianin, i cili ka punuar me Derkach për muaj të tërë, ai limitohet duke iu referuar ndërveprimeve midis Derkach dhe një “figure kryesore” të lidhur me fushatën e Trump.

Ndërhyrja ruse? Një fake news

Së pari, është kurioz fakti që këto lajme vijnë gjithmonë nga “burime anonime” të cilat nuk mund të verifikohen.

Së dyti, është vërtetë pak e besueshme që presidenti rus Vladimir Putin të drejtojë personalisht një operacion të këtij lloji teksa ndërhyrjet e pretenduara të Kremlinit në zgjedhjet presidenciale 2016 nuk u demnstruan kurrë me prova të prekshme.

Një studim i publikuar dhjetorin e kaluar ridimensionin fuqimisht teorinë e ndërhyrjes ruse përmes rrjeteve sociale në zgjedhjet amerikane të 2016 dhe në politikën amerikane në përgjithësi, duke hedhur dritë mbi rolin dhe ndikimin real të Internet Research Agency.

Studimi, i shkruar nga studiues amerikanë dhe danezë, vëren se “nuk ka asnjë provë që ndërveprimi me llogaritë e Internet Research Agency të ketë ndikuar substancialisht në qëndrimet dhe sjelljet politike” në muajin e marrë në shqyrtim.

Hakerët rusë, në fakt, “mund të mos kenë qenë në gjendje të mbjellin përçarje” pasi “ata ndërvepronin kryesisht me ata që ishin tashmë shumë të polarizuar”.

Ndryshe nga rrëfimet mainstream mbi këtë temë, studiuesit Christopher A. BailacBrian Guaya, Emily Maloneya, b, 2, Aidan Combsa, Sunshine Hillygusa, Friedolin Merhouta, e, Deen Freelon dhe Alexander Volfovskya, nënvozojnë faktin se “publiku amerikan nuk është lehtësisht i manipulueshëm nga propaganda ”.

Në thelb, studiuesit nuk thonë që fushatat e dizinformimit nuk ekzistojnë: por, ndikimi i tyre i vërtetë mbi njerëzit është më i vogël nga sa besohet. Bazuar në studimin e tyre, studiuesit shpjegojnë se ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin nëse hakerët e IRA-s “ndikuan qëndrimet apo sjelljen e publikut gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016”, e cila “konsiderohet gjerësisht si një moment kritik për fushatat dezinformuese “.

Sidoqoftë, siç shpjegohet në studim, “mesazhet” e propagandës politike “kanë tendencë të kenë efekte minimale” sepse “individët që ka të ngjarë të ekspozohen më shumë ndaj mesazheve bindëse” nga kjo pikëpamje “janë po ata që janë më këmbëngulës në mendimet e tyre” (ndryshe thënë që e kanë ndarë mendjen me kohë).

Në thelb, hakerët e ashtuquajtur rusë nuk kanë asnjë mundësi të ndryshojnë pikëpamjet politike sepse kanë të bëjnë me njerëz tashmë shumë të “polarizuar”.

Rikujtojmë gjithashtu se Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka konfirmuar se hetimet e kryera nga prokurori special mbi Russiagate, Robert Mueller, nuk zbuluan ndonjë bashkëpunim midis Presidentit Donald Trump dhe Rusisë në zgjedhjet presidenciale 2016.

Raporti i Mueller

Por, siç thekson Aaron Maté në The Nation, në raportin e redaktuar nga ish-prokurori special Mueller, qeveria ruse pretendohet se kishte “ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale 2016 në mënyrë radikale dhe të vazhdueshme”.

Disa paragrafë më vonë, Mueller shpjegon se ndërhyrja ruse është verifikuar “kryesisht përmes dy operacioneve”. E para nga këto operacione konsistonte në “një fushatë në rrjetet sociale që favorizonte kandidatin presidencial Donald J. Trump dhe denigronte kandidaten për presidencën Hillary Clinton”, kryer nga një fabrikë trollësh rusë e njohur si Internet Research Agency (Ira).

Megjithatë, ekipi i Mueller u detyrua të pranojë në gjykatë se kjo ishte një insinuatë e rreme. Një gjykatës federal e qortoi ish-prokurorin dhe Departamentin e Drejtësisë për “sugjerimin e gabuar të një lidhjeje” midis IRA-s dhe Kremlit.

Gjykatësi distriktual amerikan Dabney Friedrich vërejti se akuza e Mueller në shkurt 2018 “nuk e lidh IRA-n me qeverinë ruse” dhe argumenton se ajo është një iniciativë private “e drejtuar nga privatë”.

Jo vetëm kaq, pra, nuk ka pasur asnjë “bashkëpunim” midis Donald Trump dhe Rusisë: por gjykatësi amerikan mohon edhe ekzistencën e lidhjes midis të shumëcituarës Research Agency (Ira) dhe qeverisë së Vladimir Putin.

A mos dokumenti “shumë sekret” i botuar nga Washington Post përpiqet të rivendosë, si në 2016, histerinë antiruse si një tentativë për të favorizojë demokratët? Me pak fjalë, dyshimi se gjithçka është paketuar me art, mbetet. Ashtu si Russiagate …

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More