Cila është macja ime? Hap derën dhe gjen dy mace njëlloj para derës

Të shohësh më dysh. Kjo ishte ndjenja që provoi dhe e ngatërroi Devi Larsenin, vajzën nga Edmonton, e Kanadasë. Ajo jeton me një mace gri të quajtur Loki, të cilës i pëlqen të ecë nëpër lagje. Zakonisht macja ka lejë për të dalë vetëm pak herë, në kopsht. Por, sa herë që merrte dritën e gjelbër, gjithçka shkonte më së miri: ia fillonte shëtitjeve të tij nëpër bar, shtrihej në diell, ndiqte ndonjë insekt dhe futej në shtëpi vetëm. Por, një pasdite ndodhi e papritura.
Teksa Devi ishte në telefon, papritmas dëgjoi zhurma të forta dhe mjaullima të çuditshme që vinin nga kopshti. Menjëherë i shkoi mendja për ndonjë sherr mes maceve apo kush e di se çfarë rreziku për të dashurin e saj Loki. Më pas hapi derën e përparme dhe nuk mund t’i besonte syve.
Në kopshtin e shtëpisë nuk kishte një Loki të vetëm, por ishin dy, identikë, të cilët ia ngulnin sytë njëri-tjetrit në sy në mënyrë vendosmërisht pak miqësore. Devi filloi të thërriste macen e saj, por asnjëra prej tyre nuk u kthye kah saj. Cili nga të dy ishte Loki? Dhe sozia e tij nga erdhi? I mjaftoi kohë vetëm për të bërë një foto për të dëshmuar për pamjen e pazakontë, kur të dyja macet ia rifilluan luftës së tyre për territor me tinguj gërvishtjesh, gërvishtjesh dhe kërcimesh.

“Ishte një kaos i vërtetë. Nuk e kisha idenë se kush ishte macja ime dhe nuk dija si të ndërhyja. Duke u menduar më pas, do të kishte mjaftuar t’u kisha hedhur pak ujë mbi to, por në atë moment instinkti më çoi të ndërhyja, në përpjekje për t’i ndarë dhe të mbroja Lokin tim, kushdo që të ishte ai”.
Vajza doli me goxha gërvishtje të këndshme nëpër krahë, duar dhe këmbë, por ajo arriti t’i ndajë ato dhe, vetëm në përpjekjen e dytë, mundi ta njohë macen e saj nga pika e bardhë në bark. Ndërsa dy macet, nuk patën asnjë pasojë: Loki u fut në shtëpi ndërsa tjetri u largua, duke e lënë kopshtin vetëm pasi ndaloi disa minuta për të shijuar “fitoren”, pas tërheqjes me forcë të kundërshtarit.