Çorba e Lulit dhe qentë me lugën në brez

Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të asaj cope që ai e quan PD dhe e mban ende peng zyrtarisht me urdhëra apo mbështetjen e kryeministrit Rama brenda sistemit të drejtësisë.

Luli mblodhi një Këshill Kombëtar ku ka persona me precedentë penalë dhe njerëz të dënuar, por që fshihen pas Lulit për të tjera pazare.

Përtej Këshillit le të shohim propozimet spektakolare të Bashës sot, i cili ditët e fundit ka ndarë 6 apo 7 poste ministrore për të ardhmen siç mendon ai që dhe po nuk i fituan vetë zgjedhjet do të vijë në pushtet në koalicion me Edi Ramën.

Më tej Luli ka propozuar një sekretariat dhe emrat e sekretariatit janë 11. Nuk dihet se cili nga ata do të bëhet ministër apo jo, e sigurt është që ministër do të jetë Roland Bejko dhe Enkelejd Alibeaj kur të vijë Luli.

Pa post nuk do të mbetet dhe Edvin Kulluri, mbështetësi i madh i Bashës që u bë dhe Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun.

Po si ta lexojmë sekretariatin e Lulzim Bashës?

Sekretariati i Lulzim Bashës është një grup individësh që kur komunikon privatisht me ta të thonë që Luli është një mashtrues, është mashtrues kronik dhe asnjëri prej tyre nuk pranon të thotë që Luli nuk ka gënjyer kurrë.

Disa janë individë që kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të Lulit, të shpërblyer prej tij me poste, me karrige në vende ku kanë fituar miliona euro. Të tjerë presin të gënjehen sërish siç i ka gënjyer Luli, kjo është hera e fundit dhe disa të tjerë besojnë se do të bëhen ministra, se do të marrin poste dhe karrige.

Pra në vetvete sekretariati është një grup individësh ku shumë e quajnë Lulin mashtrues, të tjerë gënjehen me lugë bosh dhe të tjerë shpresojnë se do të bëhen deputetë dhe ministra.

Pa folur për ata që kanë shkuar tek Luli deri tek sharjet nga robtë e shtëpisë.

Ky është pak a shumë sekretariati i Lulzim Bashës, një çorbë e gatuar për interesa për pushtet, që e ndjekin nga pas dhe futin lugën, disa individë të paaftë, pa peshë politike, pa mbështetje publike që duke bërë gam gam në studio televizive mendojnë se kanë një të ardhme të madhe në politikë.

I gjithë sekretariati na tregon se janë një grup individësh me lugë në brez të futur në çorbën e Lulit, të cilën e shikojnë si shpresë për të nesërmen dhe për të ardhmen e tyre individuale politike.

Në fakt nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm një parti që ka më shumë sekretarë sesa anëtarë.

Një parti që ka një kryetar të korruptuar, një kryetar që ka shkatërruar opozitën, një njeri që nuk ngjall asnjë shpresë, një njeri që nuk mund të jetë askush dhe asgjë më shumë thjesht dhe vetëm gatuesi i një çorbe për tua servirur në gojë disa servilave të paaftë apo për të ushqyer qentë e vegjël, të cilët duan kocka pushteti dhe karrige./ CNA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.