Coronavirus: Texas, ndër shtetet e para amerikane që lehtëson kufizimet
Texas Texas është ndër shtetet e para që lehtëson kufizimet e emergjencës së koronavirusit pas planit tre-fazësh të Donald Trump.
Guvernatori Greg Abbott ka njoftuar urdhra ekzekutive që do të zvogëlojnë disa prej kufizimeve më të ashpra, megjithëse të gjitha shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të vitit akademik.
Të gjitha dyqanet do të mund të rihapen nga e premtja e javës që vjen, por fillimisht pronarët do të duhet t’i dërgojnë porositë nëpër automeje apo në shtëpitë e klientëve, të cilët ende nuk do të mund të hyjnë nëpër dyqane. Nga e hëna tjetër, do të rihapen gjithashtu edhe parqet, por vizitorët do të jenë të detyruar të përdorin një maskë ose të mbulojnë fytyrat si dhe të mbajnë distancën sociale nga të tjerët që nuk i përkasin të njëjtës familje dhe të mos formojnë grupe prej më shumë se pesë. Nga e mërkura e ardhshme do të ketë gjithashtu një lehtësim të ndalesave të operacioneve jo thelbësore, në mënyrë që mjekët të mund të diagnostikojnë dhe trajtojnë disa sëmundje serioze, siç është kanceri.