Covid, Evropa do të vaksinohet me AstraZeneca

BE do të blejë paraprakisht 400 milionë doza të vaksinës së prodhuara nga AstraZeneca

Komisioni i BE-së ka blerë vaksinën anti-Covid të Oksfordit. Dhe e ka bërë në emër të vendeve anëtare (dhe Inclusive Vaccine Alliance).

Të gjitha detajet.

KONTRATA E PARË

Komisioni Evropian ka nënshkruar me kompaninë suedeze-britanike Astrazeneca kontratën e parë të blerjes paraprake të vaksinave anti-Covid në emër të vendeve anëtare të BE-së. Kjo nuk është një risi absolute: që nga 14 gushti, në fakt, të dy palët patën nënshkruar një protokoll të parë.

DERI NË 400 MILIONË DOZA

Marrëveshja e nënshkruar t e fundit konfirmon atë që ishte vendosur më parë midis palëve: Shtetet do të mund të blejnë 300 milionë doza të vaksinës së njohura si Oxford, për tu shpërndarë në proporcion me popullsinë. Parashikohet gjithashtu edhe një mundësi për të prenotuar 100 milionë doza të tjera.

INCLUSIVE VACCINE ALLIANCE

Ndër vendet anëtare të “Inclusive Vaccine Alliance” që do të ndajnë dozat janë Gjermania, Franca, Hollanda, Italia. Aleanca kishte i pati nisur negociatat me AstraZeneca në muajt e kaluar, përpara një ndërhyrjeje publike nga ana e Komisionit, por që më pas mori përsipër marrëveshjen.

ÇFARË NDODH NË RAST DËMËSH?

Vaksina, që është në fazën e tretë të testimit, do të duhet të dalë në treg muajt e ardhshëm, por përshpejtimi i kohës nuk mund të përjashtojë dëmet apo joefektivitetin pas marrjes. E nëse ndodh diçka e tullë, BE “nuk do të ndryshojë rregullat mbi përgjegjësinë” për sigurinë e ilaçeve, Shtetet Anëtare do të dëmshpërblehen nga prodhuesi për përgjegjësitë e marra, por, sipas indikacioneve të Brukselit, përgjegjësia për sigurinë e ilaçit është e kompanisë.

JO VETËM ASTRAZENECA. STRATEGJIA E BE-së

Ajo me AstraZenca duhet të jetë e pari e një serie kontratash. BE, në fakt, po lëviz në disa drejtime dhe ka zhvilluar tashmë bisedime me Sanofi-GSK (31 korrik), Johnson & Johnson (13 gusht), CureVac (18 gusht) dhe Moderna (24 gusht).

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.