Dardan MITROVICA – Hanter Bajden, gjuetar dhe pre (nga Trump)
Goditi djalin për të mundur babanë? Djaloshi është në telashe me drejtësinë dhe gjëja ka filluar të ketë një peshë të konsiderueshme në këtë tranzicion ende për t’u treguar
Hunter në anglisht do të thotë gjuetar. Kundër Hanter Bajden, djalit të Presidentit të zgjedhur Xho Bajden, ka filluar gjuetia. Gjuetari është bërë pre. Godit djalin për të mundur babanë? Hanter Bajden konfirmon se është po hetohet nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Delaware për çështjen e taksave: “E marr këtë çështje shumë seriozisht, por jam i bindur për faktin se një rishikim profesional dhe objektiv i kësaj çështje do të vërtetojë se si unë i kam trajtuar punët e mia ligjërisht, në mënyrë profesionale”.
Hetimi filloi më 2018, një vit para se Biden të niste garën për në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Nbc, ka të bëjë me taksa të papaguara, sipas Fox News “transaksione të huaja të dyshimta”. Prokurori i Përgjithshëm i Delaware është David Weiss, republikan, i emëruar nga Donald Trump më 2018. Kundërshtarët politikë të ish-numrit dy të Barack Obamës, të kryesuar nga Donald Trump, nuk humbin rastin për ta akuzuar Hunterin se kishte përfituar nga pozita e prindit të tij kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë për interesa biznesi, nga Kina në Ukrainë.
Hetuesit kanë pritur deri të martën përpara se të shpërndanin një numër fletëthirrjesh (një edhe për Hanter Bajden), zyrtarisht sepse policy e DoJ (shkurtesa për Departamentin e Drejtësisë) nuk lejojnë zbulimin e hetimeve që mund të ndikojnë në votim.
Rasti i parë për Ruajtësin e ri të vulave
Njoftimi se Hunterit po hetohet vjen në prag të emërimit të ri të Biden të Ruajtësit të ri vulave që do të thirret për të mbikëqyrur hetimin. Nuk njihet ende emri i tij dhe ka që tani është ngritur çështja e konfliktit të interesit, duke kërkuar abstenimin e tij. “Do të ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme nëse prokurori i përgjithshëm i të atit të përfshihej në këtë çështje”, ka shkruar kongresmeni republikan Ken Buck, duke i kërkuar sekretarit të Drejtësisë në largim William Barr të caktojë një prokuror special për të hetuar djalin e presidentit të zgjedhur.
Abstenimi i ish Keeper Jeff Sessions çoi në emërimin e Robert Mueller për të hetuar mbi Russiagate. Presidenti i zgjedhur “është thellësisht krenar për djalin e tij i cili ka luftuar fort për të kapërcyer sfida të vështira, përfshirë sulmet e ashpra të muajve të fundit. Do të dalë i forcuar”, sigurojnë nga team i tranzicionit.
Trampi, që nuk e njeh fitoren e Bajdenit, është ringjallur, por jo rastësisht. Ai priti disa orë përpara se të komentonte lajmet. “Nëse po kërkoni manovra elektorale, nuk duhet të shihni më tutje. Kjo është ajo që është. Kanë fshehur informacionin nga publiku për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. E korruptuan. Nëse do të dihej për Hunter Biden, 10% do të kishin ndryshuar votën e tyre. Por, sidoqoftë, unë fitova” twitton komandanti i përgjithshëm, duke harruar me sa duket shtytjen elektorale që ai mori nga ish shefi i FBI (krahu investigativ i DoJ), James Comey, më 2016, kur komunikoi – dy javë para Election Day – hapjen e një dosjeje për sfidanten e atëhershme demokratike Hillary Clinton mbi Emailgate.
Hetimi përfundoi me një asgjë, Comey u shkarkua nga Trampi dhe duke pësuar një humbje të bujshme.
Kush është në të vërtetë Hanter Bajden?
Kush është Hanter Bajden? New Yorker pikturon një portret të tij duke përshkruar interesat e tij në Kinë dhe duke risjellë në kujtesë se si ai e shoqëroi të atin më 2013 në Pekin kur u takua me një partner të tij. Hunter e ka pranuar se kishte marrë një diamant nga një manjat i energjisë së Dragoit aziatik i përfshirë në një projekt të GNL (Gazit Natyror të Lëngshëm) por mohoi që dhurata shërbente për të bërë presion ndaj të atit.
“Për çfarë duhet të më korruptonin? Babai im nuk ishte në detyrë”, është mbrojtur Hunteri, protagonist i polemikave kontroverse. Teksa babai i tij ishte zëvendëspresident, rezultoi pozitiv ndaj kokainës dhe u përjashtua nga marina si rezervist. Më 2014 u bashkua me bordin e Burisma, një kompani energjitike në Ukrainë. Dhe nëse nga një hetim i Senatit (i udhëhequr nga GOP) nuk doli asnjë masë politike që mund të ndikohej nga puna e Hunter, tetorin e kaluar, në prag të votimeve, New York Post, nxorri historinë e një kompjuteri të vjetër që djali i ish-zëvendëspresidentit dyshohet se e harroi në një qendër shërbimesh në Delaware, në prill 2019.
Si në një histori detektivësh të Ken Follett, pronari, John Paul Isaac, pati bërë fillimisht një kopje të hard diskut dhe më pas ia dorëzoi kompjuterin FBI-së, duke ia kaluar informacionin edhe avokatit të Trampit, Rudy Giuliani, që prej kohësh gërmon në punët ukrainase të Hanter. Isaac, i cili është i verbër, pretendon se nuk e njohu menjëherë Hanterin dhe vendosi të dorëzonte laptopin në FBI vetëm pasi e zbuloi atë, sepse pati frikë për sigurinë e tij.
Ndërsa Xhulianit, ia kaloi të dhënat sepse ishte i indinjuar nga fakti që gjatë procesit të impeachment të Trampit, kompjuteri i Hunterit nuk u përmend kurrë. Disku i ngurtë përmbante email, foto dhe video kompromentuese të Bajdenit të ri, imazhe të ngarkuara edhe në një faqe kineze të themeluar nga ish-strategu i Trump Steve Bannon dhe miliarderi kinez Guo Wengui.
Sipas NYP, pikërisht njëri prej emaileve është prova e “korrupsionit” të familjes Bajden: një këshilltar i Burisma, Vadym Pozharsky, falënderon Hunterin që i ka dhënë mundësinë për të takuar zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2016, zbulimi i emaileve të Hillary Clinton në kompjuterin e ish-kongresistit Anthony Weiner, burrit të këshilltares së saj Huma Abedin, i cili më vonë u dënua për vepra seksuale, disa ditë para zgjedhjeve, ndihmoi në ngjitjen e “The Donald” në Shtëpinë e Bardhë.
Trump nuk e njeh fitoren e Xho
“E gjithë historia nuk është veçse një përsëritje, një fushatë plagjiatron tjetrën”, për të thënë duke perifrazuar Viktor Hygoin. Tramp nuk e pranon humbjen dhe vazhdon të paraqesë ankesa, veçanërisht kundër votimit me postë. Deri më tani ka rreshtuar vetëm disfata ligjore por nuk heqë dorë, edhe nëse vetëm për të delegjitimuar fitoren e rivalit të tij dhe ndoshta do të provojë garën përsëri më 2024. Tani është bashkuar me çështjen e udhëhequr nga Teksasi dhe shpreson të arrijë në Gjykatën e Lartë për të prishur vendimin e turmës. Russiagate e ka ndjekur për pjesën më të madhe të mandatit të tij.
U vu nën impeachment nga Dhoma e Përfaqësuesve për presion ndaj Ukrainës për të hetuar çështjet e Bajdenit. Tani familja Bajden është në shënjestrën e drejtësisë. “Në jetë gjithçka përsëritet: përjetësisht e re është vetëm fantazia”, ka thënë Friedrich Schiller dhe kush e di nëse republikanët në Kongres nuk po fantazojnë për një impeachment të Bajden.