Dardan MITROVICA – Përse po shkatërrohen statujat e Kolombit
Ditëve të fundit statujat e Kristofor Kolombit, eksploruesit gjenovez që më 1492 zbarkoi në atë që aktualisht është ishulli i San Salvadorit në arkipelagun e Bahamas, duke i hapur rrugë pushtimit evropian të Amerikës, janë shkatërruar në disa qytete të SHBA. Statujat e Kolombit janë rrëzuar në Richmond, Virginia dhe Minneapolis, Minesota, ndërsa të tjera në Boston dhe Miami u vandalizuan, së bashku me ato të skiavistëve të tjerë, gjeneralëve sudistë dhe politikanëve të lidhur pak a shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë me të kaluarën koloniale dhe raciste të vendeve perëndimore.
Këto incidente ishin pasoja të protestave të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera gjatë javëve të fundit kundër racizmit dhe dhunës policore, të organizuara pas vdekjes së George Floyd, një afro-amerikani të vrarë nga policia në Minneapolis gjatë një arrestimi të dhunshëm. Protestat, revoltat dhe debati që pasoi kishin të bënin më shumë me shprehjen racizmi në shoqëritë bashkëkohore, përfshirë marrëdhëniet me të kaluarën koloniale që është e përbashkët për shumicën e vendeve perëndimore.
Sipas demonstruesve, kjo e kaluar vazhdon të ketë pasoja të mëdha mbi të tashmen, që materializohen në margjinalizimin dhe vuajtjen e shumë njerëzve jo të bardhë. Megjithatë, argumentojnë shumë, kjo e kaluar është ende e nënvlerësuar dhe e shfarosur vetëm pjesërisht nga shoqëritë perëndimore, ku mbizotëron historiografia nga pikëpamja e fituesve, kolonizatorëve. Megjithëse krimet dhe gjenocidet e kolonializmit në pjesën më të madhe janë të pranuara, personazhet që ishin protagonistë akoma përkujtohen dhe romantizohen në raste të veçanta: siç dëshmojnë statujët, kush thonë ata që duan t’i shkatërrojnë.
Në anën tjetër të debatit ka nga ata që thonë se ato statuja duhet të lihen aty ku janë si vepra arti, apo qoftë edhe thjesht vetëm si monumente publike që nuk duhet të vandalizohen. Sipas atyre që rreshtohen kundër prishjes së statujave, këto monumente përfaqësojnë njerëz “bij të kohës së tyre”, sjelljet dhe besimet e të cilave duhet të kontekstualizohen dhe të mos gjykohen me standardet e shekullit XXI.
Shumë akuzojnë se ata që mbështesin shkatërrimin e statujave duan të bëjnë një operacion thjeshtist, i cili e ndan në mënyrë binare historinë midis të mirëve dhe të këqinjve, duke refuzuar studimet dhe pozicionet në përkundër saj do të donin t’i jepnin më shumë kompleksitet këtyre çështjeve.
Dhe theksojnë se anë shumë pak anë të njohura dhe të pakëndshme ka për pjesën më të madhe të personazheve historikë, madje edhe më të padyshueshmit: nga pozicionet raciste ndaj afrikanëve të Gandhi-s deri tek maskilizmi i Martin Luther King.
Ndër objektet kryesore të debatit është pikërisht Kristofor Kolombi, miti i të cilit në Shtetet e Bashkuara në të vërtetë është në qendër të diskutimeve dhe polemikave për më shumë se tridhjetë vjet.
Një histori e shkurtër e famës së Kolombit në Shtetet e Bashkuara
Në kundërshtim me sa mund të besohet, Kristofor Kolombi luajti për shekuj me rradhë një rol margjinal në ikonografinë amerikanoveriore. I vdekur në 1506, mbeti për një kohë të gjatë i panjohur dhe përkujtimet e para të mbërritjes së tij në Karaibe u zhvilluan në 300 vjetorin, në 1792. Sidoqoftë, ishte në Tetëqindën, që zbulimet e tij u bënë vërtetë të njohura, kryesisht falë një biografie të vitit 1828 shkruar nga historiani Uashington Irving, shumë e romancuar dhe që kontribuoi në përhapjen e miteve të rreme: për shembull, që ishte Kolombi ai që i bindi Evropianët se Toka ishte e rrumbullakët, dhe jo e sheshtë.
Në fund të Tetëqindës, miti i Kolombit u bë veçanërisht i njohur midis emigrantëve italianë dhe irlandezë, në atë kohë shumë të diskriminuar në Shtetet e Bashkuara, të cilët filluan ta pikturonin atë si babanë themelues të vendit. Në 1892, me rastin e 400 vjetorit, Presidenti Benjamin Harrison sugjeroi idenë e një feste për të përkujtuar ardhjen e Kolumbit në Amerikë, festë që më pas u institucionalizua më vonë nga Franklin D. Roosevelt në 1934. Për një kohë të gjatë Columbus Day, 12 tetori ishte një lloj feste për italianët dhe irlandezët në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në vitet ’30 u shndërrua gjithashtu edhe në një rast për të festuar regjimin fashist të Benito Mussolinit për simpatizantët e tij italo-amerikanë.
Në dekadat në vijim, Columbus Day u konsolidua si një nga festat kryesore amerikane, e kontestuar herë pas here nga supremacistët e bardhë që pretendojnë se nuk ishte Kolombi, por vikingët ata që zbuluan Amerikën para shumë shekujve. Të dy palët kishin gabim: Vikingët, dhe veçanërisht eksploratori Islandez Leif Erikson, në të vërtetë kanë qenë efektivisht evropianët e parë që zbritën në Amerikën e Veriut, por mijëra vjet pas amerikanëve vendës, të ardhur me shumë mundësi nga Azia përmes ngushticës së Beringut.
Krimet e Kolombit
Por protestat kundër Colombus Day dhe statujave të Kolombit nuk kanë të bëjnë edhe aq me primatin e tij eventual, por me atë që bëri eksploruesi pasi mbërriti në Karaibe, dhe pasojat që veprimet e tij patën në dekadat në vijim mbi miliona njerëz që jetuan atë kohë në Amerikën e Veriut. Duke filluar nga vitet Nëntëdhjetë, një lëvizje gjithnjë e më e madhe filloi të përqendrojë vëmendjen në një version tjetër të historisë, atë të indios-ëve dhe amerikanëve vendas, deri atë kohë e lënë pas dore, e që pati një përhapje të gjerë me daljen e Historisë së Popullit Amerikan nga 1492 e deri më sot, një studim i rëndësishëm i vitit 1980 nga Howard Zinn i cili studion historinë e Amerikës së Veriut nga këndvështrimi i popullsive të shtypura.
Që atëherë, shumë studime kanë thelluar dhe rizbuluar anët më pak të njohura të historisë së Kolombit dhe ekspeditave të tij, duke nxjerrë në pah krime dhe aspektet më dramatike, dhe dëmin e madh ndaj popujve indigjenë. Një nga më të cituarit, edhe në debatin e këtyre ditëve, është Kolombi – Katër udhëtimet, i botuar në vitin 2011 nga Laurence Bergreen.
Të gjithë ose pothuajse të gjithë e dinë që Kolombi lundroi nga Spanja me tre anije për të zbuluar një rrugë të re për në Lindje, duke u gjendur pas më shumë se dy muaj lundrimi në një tokë të panjohur për të dhe që për një kohë të gjatë mendohej se ishte një degëzim i rrugëve të Azisë. Popullsia e parë që ai takoi ishin Lucayans, shumë paqësorë dhe që i pritën njerëzit e tij duke ofruar ushqim dhe ujë, duke i pyetur nëse vinin nga parajsa, shkruante Kolombi në gazetën e tij. Me 50 burra ata mund të nënshtroheshin dhe mund të qeverisen sipas dëshirës, shtonte ai. Rrëmbeu disa dhe u drejtua për në ishuj të tjerë, duke arritur në Kubë dhe më pas në Hispaniola, ishulli ku sot ndodhen Haiti dhe Republika Dominikane.
Atje u takua me Taìno, popullsia që pati pasojat më dramatike të ekspeditave kolombiane. Kolombi i përshkronte ata si një popullsi çuditërisht paqësore dhe bujare: la në ishull rreth dyzet burra, burgosi disa vendas për t’i marrë më pas me vete dhe vazhduan me shpejtësi ekspeditën e tij, përpara se të kthehej në Spanjë për të dhënë llogari për zbulimet e bëra.
Kolombi mbivlerësoi sasinë e arit që kishte në ato ishuj, i premtoi pasuri të pamata monarkisë spanjolle dhe u rikthye në Karaibe në fund të 1493 me 1.200 burra dhe 17 anije. Pasi eksploroi shumë ishuj ai u kthye në Hispaniola, ku zbuloi se burrat që ai kishte lënë ishin vrarë nga Taìno, pasi ata kishin filluar të bastisnin ishullin në kërkim të arit, skllevërve dhe grave për të përdhunuar. Kolombi bëri rreth 500 të burgosur indigjenë, nga të cilët rreth 200 vdiqën gjatë rrugës së kthimit.
Ekzistojnë vlerësime të ndryshme për numrin e Taìno që banonin në Hispaniola para ardhjes së Kolombi: Bartolomé de las Casas, peshkopi që tregon për dekadat e para të kolonizimit evropian në Amerikë, pretendon se ishin tre milionë, por historianët sot mendojnë se mund të kenë qenë disa qindra mijë. Esigurt është se kur las Casas mbërriti në ishull në 1508, shkruante se indigjenët ishin 60 mijë. 25 vjet më vonë, patën mbetyr vetëm disa qindra. Shpesh gjenocidi mbi Taìno i është atribuar sëmundjeve të sjella nga evropianët, si lia, malarja dhe gripi, por historiografia më e fundit ka riafirmuar rolin kryesor të luajtur nga masakrat e kryera nga evropianët.
Gjenocidi mbi Taìno filloi me Kolombin dhe vazhdoi edhe pas vdekjes së tij, por bazën e tij e pati në trajtimin e rezervuar për vendasit nga eksploruesi gjenovez në ekspeditat e tij. Përveç skllevizimit të qindra vendasve, ai urdhëroi të gjithë mbi 14 vjeçarët të kërkonin flori për spanjollët. Për të shtypur rebelimet e Taìno, ai urdhëroi një represion brutal, i cila përfshinte tortura dhe shfaqjen publike të pjesëve të kufomave për të frikësuar popullsinë. Në një letër, ai tregon efikasitetin dhe komoditetin dhe leverdinë ekonomike të shitjes së vajzave 9 dhe 10 vjeçare si skllave seksi. Disa historianë besojnë se shumë Taìno kryen vetëvrasje masive për t’i shpëtuar kontrollit spanjoll dhe kërkesave të papërballueshme për flori, pambuk dhe burime të tjera.
Kolombi, që ishte emëruar guvernator i kolonive të reja nga monarkia spanjolle, humbi qartësi dhe prezencë fizike eksploruese pas ekspeditës, dhe në udhëtimin e tij të tretë duhej të përballonte edhe rebelimin e kolonëve spanjollë, të zemëruar nga paaftësia e tij në qeverisje dhe premtimet e pambajtura mbi pasurinë e ishujve karaibike. Arriti të bëjë një marrëveshje paqeje, duke iu nënshtruar kushteve poshtëruese, dhe në vitin 1500 Mbretëresha Isabella dhe Mbreti Ferdinand e larguan nga posti i guvernatorit. Që në atë kohë, në dokumentet që motivonin vendimin, dolën dëshmi të tmerrshme mbi torturat e urdhëruara nga Kolombi për kolonët dhe vendasit, që i ndëshkonte për arsye nga më të ndryshmet.
Trashëgimia
Protestat që prej dekadash paraprijnë Colombus Day dhe që gjatë këtyre ditëve po shoqërojnë aktualisht vandalizimin e statujave të Kolombit kërkojnë që të përfshihet sjellja e tij tiranike dhe e dhunshme, si dhe gjenocidi ndaj popullsisë Taìno në ‘biografinë’ historike të eksploruesit. Prej vitesh, shumë kanë kërkuar që Colombus Day të zëvendësohet me një festë për amerikanët vendas, një kërkesë e pranuar në disa shtete dhe qarqe në SHBA.
Për të mbrojtur Kolombi, në debatin që vazhdon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara, ka historianë, sipas të cilëve përgjegjësitë e tij të vërteta në mizoritë dhe në dhunën e ushtruar nga spanjollët ishin margjinale, duke qenë kryesisht për shkak të vullnetit dhe urdhrave të monarkisë. Përkujtimet ndaj tij mbrohen kryesisht për arsye që lidhen me rëndësinë e tij në identitetin italo-amerikan dhe katolik. Tregohen shumë episode anekdotike që kanë të bëjnë me besimin e tij fetar dhe në shfaqjet e dhembshurisë ndaj vendasve, në mbrojtjen e tij. Ata thonë se ai ka qenë më madhështor se bashkëkohësit e tij, pavarësisht gjithçkaje që flitet.
Por statujat e Kolombit, si dhe ato të skllavistëve dhe gjeneralëve të konfederatës që mbronin skllavërinë në Luftën Civile, interpretohen gjithnjë e më shumë nga njerëzit si dëshmi të një të kaluare, efektet e së cilës janë ende edhe sot të dukshme në shoqërinë amerikane, ku racizmi jo rastësisht nuk është përkufizuar “sistemik”, domethënë i shkruar në ligje dhe organike për administrimin e drejtësisë. Zbulimet më moderne historike thonë se ushtrimi i pushtetit të Kolombit në Karaibe ishte një pararendës i metodave të përdorura më pas nga kolonialistët evropianë ndaj vendasve në Veri dhe në Jug të Amerikës, të shfarosur dhe nënshtruar për shekuj, e mbi të gjitha i tregtisë së skllevërve midis shekujt 16 dhe 19, dy nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit në historinë moderne.