GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Dardan MITROVICA – Spektri i 2016-ës, mbarimi dhe fillimi i ri

Amerika vendos fatin e saj: Biden është përpara në sondazhet por diferenca është shumë e ngushtë dhe gara e hapur thuajse e shpartalluar. Trump ëndërron përmbysjen e madhe dhe një fitore si të katër viteve më parë

Një spektër endet rreth kështjellës së demokratëve, për të qenë më të saktë dy: një i 2016-ës dhe një tjetër i 2000. Revanshi i madh i Trump dhe biz-i i The Donald; gara e shfrenuar e dy kandidatëve, rezultati i kontestuar dhe vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, që tani me emërimin e Amy Coney Barrett është pothuajse tërësisht trampian. Zot, çfarë makthi.

Jemi midis lajmit dhe historisë, ditarit dhe bllokut të shënimeve, librit dhe gazetës. Është rakapujës së fonatos së Manhattanit, ajo që nuk priset, kundër kandidates për fitore, Hillary Clinton; është ndryshimi i madh i votës, së pari blu e më pas e kuqe, Al Gore nuk hyn, Bush shkon në Shtëpinë e Bardhë si i ati. “I kam avokatët gati”, fjalia e djeshme, firmsour nga Donald Trump.

Fantazma, shpirtra, dimri që përparon, i ftohti që ngrin Liqenet e Mëdha dhe shtetet e Rust Belt, ku fillon dhe mbaron gjithçka, klima e ngrohtë e Sun Belt, Florida që është gjithmonë një vend në diell, por vetëm për një njeri në Shtëpinë e Bardhë. Jemi midis një romani të jugut të madh të John Steinbeck dhe një klasiku të frikës, me fantazmat e Çarls Dikensit që trokasin në derën që kërcet të Krishtlindjeve. Ok, pranohet edhe një Vincent Price që ngërdheshet në një hit të mbretit të popit, Michael Jackson, sepse këtu jemi në Amerikë dhe gjithçka në fund është Hollywood dhe fundi është gjithmonë një “Thriller”.

Në sondazhet Biden është përpara me 6.5 pikë, por gara duket krejtësisht e hapur

2016, siç thamë më lart, surpriza, shooku, mungesa e Hillary në Javits Center të New Yorkut, ishte gati të thyente tavanin kristaltë, ajo që kishte shkruar vetëm një fjalim, atë të fitores. Dhe u mund. Dhe ra heshtja. Katër vjet më vonë, ata përpiqen përsëri, sfiduesi quhet Joe Biden në një epokë që duket e kaluar dhe e ardhmja, një botë distopike alla “Mad Max” plot drakstera që rrëshqasin në rërë. Joe fiton? Sondazhet thonë kështu, kështu gjëmon populli i Twitter, kështu shpresojnë demokratët. Mesatarja kombëtare e Real Clear Politics e sheh atë në avantazh me vetëm 6.5 pikë në prag të votës, jemi plotësisht jashtë comfort zonës, pa divane, garohet ende.

Çfarë ndodh në Shtetet kryesore?

Gjëja e parë për të parë nesër është nëse Biden do të mundë të fitojë në Florida, Georgia apo në Nord Caroline. Secili prej këtyre shteteve mund t’i japë atij presidencën. Nëse fiton të paktën një nga tre, atëherë (mbase) i merr të gjitha. Gongu bie për Bajdenin dhe edhe për Trampin sepse në gati një shekull asnjë republikan nuk e ka kapur kurrë presidencën pa përlarë fillimisht Floridën. Nëse Bajden i humbet të tre shtetet e lartpërmendura, atëherë do të jetë një javë e gjatë e larjes së llogarive dhe rinumërimit të votave. Alternativat? Në atë pikë Bajden do të duhet të shikojë në verdiktin e kombinuar midis Arizonës dhe Pensilvanisë. Nëse Tramp thyen “murin blu” të Rust Belt, siç bëri katër vjet më parë, atëherë sudoku i tij elektoral do të bëhet real.

Victory road e Trampit më 2016 mbetet e hapur edhe në 2020, kjo është e dhëna 24 orë para nga Electron Day, risjell në kujtesë  Nate Silver, guruja i sondazheve: “Nëse Bajden nuk fiton në Pensilvani, do të jetë humbës”. Në mesataren e Real Clear Politics në Battleground States, situata është komplekse, përparësia e Bajden është vetëm 2.9 pikë.

Enigma e votimit të parakohshëm

Është e vërtetë që Trump në mesataret e sondazheve konsiderohet fitues vetëm në North Carolina, por populli nuk jeton në mesatare, ata janë mbi ose poshtë, ndaj gjithçka është në lojë sepse jemi përballë një precedenti të tensionit të lartë (saktësisht 2016) dhe në një skenar elektoral takikardik, është votimi i parakohshëm, rekordi i pjesëmarrjes, mbi 90 milion vota të regjistruara deri më tani (krahasuar me 58 milion 4 vjet më parë) dhe askush nuk mund të thotë me siguri se këto dy të tretat e votave të vitit 2016 janë në favor të demokratëve. Nuk ka ndonjë provë empirike, vetëm zakoni, i cili sidoqoftë zbatohet në kohë normale por këto janë kohë të jashtëzakonshme. Duhet të presim numërimin e fletëve të votimit. Vendvotimet e para që do mbyllen do të jenë në Indiana dhe Kentucky më 18:00 me kohën Uashingtonit, pjesa më e madhe e lojës është në 20 shtete dhe përfundon më 20:00. Do të ketë një kohë pezull, natën e gjatë me tre zona kohore dhe hapje e mbyllje të vendvotimeve në një çrregullim rigoroz të shpërndarë, mbase një javë të gjatë votash dhe ëndrrash që do të zhvishen dhe kush e di, madje edhe duke pritur dhuratën e Santa Claus.

Edhe moti luan rolin e tij

Siç e kemi treguar që nga dita e parë e Amerika 2020, ndodhemi në përplasjen e dy botëve: dem kanë shtyrë për votimin e parakohshëm, republikanët për votimin në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve. Vala blu dhe cunami i kuq, ky është një nga skenarët. E më pas kujdes ndaj një faktori që këtu përkthehet në vota: parashikimi i motit. Në këto orë, TV dhe kanalet online siç është Weather Channel shihen si sfera e kristaltë nga strategët elektoralë. Çfarë ka në hartën barometrike, do të jetë si hapja e jashtëzakonshme e The Man Without Qualities  (Njeriut pa Cilësi) të Robert Musil? E pse jo, sepse me sa duket, në fund të fundit, mund ta luajmë “me një frazë që, edhe pse paksa e modës së vjetër, i përmbledh shumë mirë faktet: do të jetë një ditë e bukur nëntori e vitit 2020”. Dhe me një mot të mirë, edhe qëndrimi në radhë përpara qendrave të votimit do të jetë më pak i vështirë, duke lënë shtëpinë për të votuar do të jetë si një udhëtimi lezetshëm. Republikanët shpresojnë për një pjesëmarrje rekord të kombit të kuq, sonte Tramp do të jetë sonte në Grand Rapids, Michigan për një tubim “Back to the Future”, jemi në makinën e kohës trampiane, kështu që në orën 22:00 në ekranin e madh të politikës projektohet “Make America Great Again Victory Rally”. “Again again” thotë Trump – sërisht shfaqet Annus Horribilis për dem, ai i 2016ës.

Ritet dhe liturgjitë e Amerikës që voton

Vazhdojnë të gjithë të përsërisin ritet e tyre, një liturgji konstatnte që nuk i dorëzohet rrjedhës së rërës në orën me kleksidër, vijojmë me skenarin e “the show must go on”. Me koston e kthimit në skenën e krimit, të rikrijimit të atmosferës së rënies së engjëjve, ja dhe dem, sërish në Pensilvani, të gjithë së bashku si në 2016, me yjet, Lady Gaga, John Legend, muzikë, Broadway dhe Hollywood, historia është gjithnjë e njejtë, rrokaqielli kundër fermës dhe xhunglës së asfaltit, kali i egër dhe limuzina. Nga ana tjetër, refreni i Biden që insiston se “luftojmë për shpirtin e kombit”. Atëherë, “soul” qoftë. Nga ana tjetër, është ajo që mbetet nga American Dream, e ribërë, e gjitha ultravjollcë dhe botox, diçka që nuk është ajo e viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, që nuk është Kameloti kenedian dhe nuk mund të jetë ëndërra ‘California’ e Ronald Reganit. Është reality i Trampit. Sipari, dritat, “You are fired!”,, është gjithmonë Nxënësi dhe Tjetri që do të dalin nga skena, mund të jetë edhe Anthony Fauci, Virologu i Madh. Republikanët presin, kanë gati hotelin e madh për një festë që askush nuk mund ta deklarojë, por të gjithë shpresojnë ta celebrojnë. Tramp ka dy komplete në dispozicion, atë të Shtëpisë së Bardhë dhe atë të Trump International Hotel të Uashingtonit, një ballroom e përkryer për një Gin Martini letrar me Truman Capote. Shtëpia e Bardhë është e barrikaduar, ashtu si e gjithë qendra e kryeqytetit, por hoteli është plot me mysafirë, Washington DC për trampistët është gjithmonë i hapur. Klik. Flash. Maga. Ëndrra e përsëritjes së 2016ës është si një magnet, kush gjendet pranë hyrjes së Hotelit bën foto me kapelën e kuqe në kokë.

Nuk do të jetë vetëm koronavirusi që do të vendosë rezultatin e votimit

Por a jemi vërtetë më 2016ën? Ky 2020, viti i koronavirusit, në Amerikë një kataklizëm ka ndodhur, nuk mund të jetë e njëjta kohë dhe hapësirë. Megjithatë, ekziston një dru i shtrembër edhe në historinë ku gjithçka shënohet nga vala e infeksionit, e nëse gjithçka është pandemi dhe zgjedhje, ashtu qoftë. Sepse nëse realiteti është ai që shihet dhe dëgjohet, nëse realiteti janë fjalët që mbeten në blloqet e gazetarëve, atëherë koronavirusi nuk e shteron tërë historinë, nuk e përkul dot atë e mbi të gjitha nuk mund ta shpjegojë atë. Në bllok ka edhe më shumë: ekonomia para së gjithash, Kina dhe zhvendosja, Made in America për t’u mbrojtur, shëndetësia dhe Obamacare, Green New Deal dhe marrëdhënia e tij me një vend që i duhet të prodhojë shumë energji për familjet dhe bizneset e tij, shpimet, nafta, fracking, gazi dhe politika e re në Lindjen e Mesme, Loja e Madhe, dhe pastaj vjen “lockdowni vdekjeprurës”, “Shtetet burg” dhe ” nuk do të bëjmë kurrë si Evropa” , të cilat nuk janë parulla, por një ndjesi epidermale e përhapur tek votuesit amerikanë, republikanë dhe demokratë. Shëndeti, sigurisht, por mos e mbyllni bizneset sepse mund të vdisësh edhe nga uria. Dhe më pas është një fil rouge që vjen direkt nga 2016a, më pak e dukshme në titujt e gazetave dhe televizioneve, por në Maga Rally të Trump ka qenë një temë e përhershme, imigracioni.

2016, muri në kufi me Meksikën, problemi i kufirit dhe imigracioni mbrëmë morën formën e… një gjarpri. Një kujtesë për demokratët, një poezi për mijëra fansat që dëgjonin Trampin në tubimin e Hickory, në Carolina North. Për një moment presidenti nxori nga xhepi i xhaketës një fletë dhe filloi të recitonte rreshtat e “The Snake”, “Gjarpri”, një këngë e Al Wilson që në 1968 ishte në majat e klaifikimeve të Billboard. Kënga tregon historinë e një gruaje që shpëton një gjarpër nga i ftohti dhe ngrirja, e merr atë në shtëpi, e ngroh, e ushqen dhe pastaj kafshohet dhe vritet nga zvarraniku.

Dialogu final i “The Snake”, zbulimi i iluzionit, i mashtrimit, i rrjedhës së paepur të natyrës, është në këtë varg: “Të shpëtova”, thirri ajo grua / “Madje edhe më kafshove, pse? ” / “Dhe ti e di që kafshimi yt është helmues dhe tani unë do të vdes”. / “Oh hesht, grua pa mend”, tha zvarraniku me një buzëqeshje / “Ti e dije dreqin që isha gjarpër para se të më merrje brenda”. E recitonte Tramp më 2016ën. Ai kandidat rastësisht tek i cili askuh atëherë nuk vinte bast asnjë dollar. Një clown, në rastin më të mirë. Dhe tani ja, rikthehet përsëri thjeshtësia e vargjeve të “The Snake”, ai Tramp që pas katër vitesh nuk ka ndryshuar dhe për dem është vetëm përkeqësuar. Ato strofa jehojnë përsëri në një tubim të Trampit, pas therjeve në Francë dhe armëve në Vjenë.

Vargjet e “The Snalë”, në të vërtetë, nuk janë të Al Wilson, por janë shkruar në 1963 nga Oscar Brown Jr., afro-amerikan, aktivist, poet, muzikant, kompozitor, anëtar i Partisë Komuniste (më vonë u largua), i cili vdiq në 2005 në Çikago në moshën 78 vjeç. Një gjeni muzike, një ikonë e lëvizjes për të drejtat civile të viteve ’60. Tramp që përdor ato fjalë të shkruara nga një i zi, për progresistët është një turp, është një sakrilegj. Politike. Përsa i përket komunikimit, nga rrezet që shpërthejnë nga fushata, vargjet e “Gjarprit” janë një tjetër konfirmim i rikthimit të tij të vazhdueshëm në gjurmët e “victory tour”, të parë, e kaluara nuk ka kaluar kurrë. “Nuk e kam lexuar për një kohë të gjatë, por ma kërkuan”, tha Tramp mbrëmë. Në mediat sociale shpërtheu stuhia, ajo e adhuruesve dhe e kundërshtarëve, e haters-ave(“Tramp është gjarpri”) dhe i atyre që denoncojnë se si përdorimi i këtyre vargjeve është një metaforë e papranueshme e përdorur kundër imigracionit, i huaji, materializimi i një racizmi trampian fishkëllyes. Një gjarpër me zile nën një gur në shkretëtirë.

Përplasja midis dy Amerikave

Jemi edhe një herë në përplasjen e dy Amerikave. Dhe ne jemi në tokën e panjohur, plot me të panjohura, të Election Day. Jemi në prag të fundit që e dimë se nuk do të jetë fundi, sepse më 4 nëntor fillon një tjetër histori, do të shfletojmë faqet e një fillimi të ri.

E dimë që, sido që ta marrësh, ajo për të cilën po flasim është gara e fundit e Trampit e po ashtu edhe zelli i fundit i Bajdenit. Dimë edhe që një fitore e Joe do të hapte dyert për një kandidaturë të Kamala Harris në 2024 dhe ndoshta një presidence më të hershme, gruaja e parë në Shtëpinë e Bardhë, e zezë dhe liberale, metamorfoza përfundimtare e Partisë Demokratike, jo më centriste, por e projektuar në botën e Harris dhe Ocasio Cortez, jo më të Bajdenit, Klintonëve dhe të vetë Obamave, sepse në këtë fushatë Barack bëri kosh, por tre pikët janë të tijat dhe mund të mos jenë kurrë të Bajdenit, edhe nëse fiton, vazhdimi është i shkruar tashmë.

Fiton Trampi? Janë “four more years”, natyrisht, do të ishin edhe ëndrra e shuar e demokratëve, por ne tashmë e kemi parë në skenën e Maga rally pas The Donald, sido që të shkojë: figura e Ivankës, rradhët nëpër eventet e saj në Florida dhe në shtete të tjera dhe 35 milionë dollarë të mbledhur për fushatën e babait. Pas asaj buzëqeshjeje të ndritshme dhe atyre flokëve plot shkëlqim, qëndron ambicia bjonde e klanit. Partia Republikane e nostalgjikëve nuk është më dhe (mbase) nuk do të kthehet më kurrë sepse politika është mish i gjallë dhe ndjenja, ajo ndryshon, evoluon, shkon para dhe prapa, në lot, kështu që me Kamalën mund të jetë edhe Ivanka, dy gra, dy të kundërta, dy botë, dy Amerika.

You might also like