GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Dasëm përrallore, në kishën me formën e këpucës së Hirushes

Kush do ta mendonte se për të kurorëzuar një ëndërr dashurie të denjë për përrallat më të bukura popullore që keni lexuar nga Perrault apo nga vëllezërit Grimm, ju duhet të fluturoni deri në Tajvan!

Daton në Vitin i Ri Kinez të 2016, përurimi i një prej kishave më të çuditshme të ndërtuara ndonjëherë: në kontenë Chiayi në bregun lindor të Tajvanit, më saktësisht në lungomaren e qytetit Budai, që atëherë spikat një ndërtesë fetare në formën e këpucës së Hirushes, e lartë 16 metra dhe e gjerë 10 metra, e përbërë nga 322 panele prej xhami blu të shndritshëm.

Orenditë e brendshme me qasje “alla femërore”, me një dorë të qartë romanticizmi, janë të dukshme e transparente edhe nga jashtë dhe qëllimi i qeverisë Tajvaneze, përveç rritjes së turizmit tashmë që lulëzon në zonën bregdetare, është të ofrojë një përvojë ëndërrash për çifte të të dashuruarish, duke marrë frymëzim nga historia e vërtetë e një vajze fatkeqe, e cila nuk mund të shkonte kurrë në altar për shkak të sëmundjes së rrallë që e kishte goditur.

Vashës Wang Young-it iu prenë të dyja këmbët në moshën 24 vjeç, për shkak të së ashtuquajturës Blackfoot Disease, “sëmundja e këmbës së zezë”, që shkaktohet nga ekspozimi i tejzgjatur ndaj arsenikut: faktikisht, banorët e Tajvanin jugperëndimor, banonin për më shumë 50 vjet qark një pus artezian të kontaminuar me metal të rëndë para se të rregullohej situata, me pasoja të tmerrshme.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, vajza mbeti e pamartuar dhe e jetoi të gjithë pjesën tjetër të ditëve të saj e mbyllur në një kishë: në një tempull në formën e një këpuce prej kristali me një takë si ajo e Hirushes, pra, ka qëllimin poetik për të nderuar kujtimin e saj.

Çiftet e fejuar që duan të celebrojnë martesën e tyre në këtë vend të veçantë fetar duhet të shmangin fiksimin e datës afër Vitit të Ri Kinez, kur të gjitha objektet strehuese në ishull normalisht janë të gjitha sold aut, dhe midis muajve maj-tetor, periudhë kur Tajvani përfshihet vazhdimisht nga tajfunët e dhunshëm dhe përmbyten me shi të pandërprerë.

Përgjithësisht, koha më e mirë për një udhëtim në këtë zonë gjeografike është fundi i vjeshtës, midis nëntorit dhe dhjetorit.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More